Nga Agim Rama, fotoreporter
Si sot 20 vite më parë, pra më 26 maj 1996 ndodhi e para masakër elektorale në Shqipërinë postkomuniste, e cila do të shoqërohej edhe me një dhunë të pashembullt në mes të Tiranës nga një pushtet dukshëm antidemokratik. Atë ditë si kurrë më parë u deformua vota e shqiptarëve. Është një ditë që meriton të kujtohet për historinë e saj të zezë dhe që të mos përsëritet në të ardhmen.
Partia Demokratike dhe lideri i saj Sali Berisha, në atë kohë president i vendit, kishin leshuar mjaft mesazhe ne drejtim të votuesve të këtij vendi. Pas humbjes katastrofike që pësoi në referedumin e 6 nëntorit të vitit 1994 , ai e kuptoi se pushteti po i ikte nga duart, ndaj dhe për zgjedhjet e 26 majit 1996 planifikoi vjedhjen e votës së qytetarëve.
Më 26 maj u mbushën kutitë me fletë votimi sa u desh qejfi forcave të errëta të Gazidedes dhe policisë së shtetit. Mbajtja me force e pushtetit, larg votës së lirë qytetare, do të sillte 28 Majin e 96-s, kur përveç votës së vjedhur dy ditë më parë, do ushtrohej edhe dhuna fizike ndaj kundërshtarit politik . Ajo ditë kur u rrah barbarisht edhe lideri opozitar Servet Pëllumbi dhe të tjerë, nuk do të harrohet kurrë.
Ne që i kemi fotografuar e jetuar skenat e dhunës nuk mund ta harrojmë kurrë atë ditë. Kujtojmë se dhuna ishte përhapur nga veriu në jug të vendit. Opozita nuk u lejua të zhvillonte mitingje në vendet e kërkuara.
Në 28 maj Sheshi “Skënderbej”, u bë skena më e turpshme e kësaj dhune nga shikasit e Gazidedes. Ne 28 maj, përveç prof Servet Pëllumbi, u rrah barbarisht Blendi Gonxhe, që mbante dekoratën e Berishës si pishtar i demokracisë. Po atë ditë u dhunuan fizikisht Namik Dokle, Arta Dade, Ndre Legisi, Ermelinda Meksi, Skender Gjinushi, Gaqo Apostoli, etj. Por dhuna u ushtrua pa mëshirë edhe ndaj gazetarëve dhe fotoreporterëve vendas dhe të huaj.
Nuk më hiqet nga mendja dhunimi që iu bë gazetarit Bardhok Lala, mikut të Preç Zogajt. Më dërgoi prof. Serveti: “Shko me Preçin”,- me tha. Ika me Preçin dhe dy të tjerë që nuk më kujtohen diku larg. U futëm brenda në pallat dhe trokitëm në një shtepi ku ndodhej viktima. Shkrepa aparatin fotografik pa e ditur se kush ishte.
Për hir të së vërtetës nuk e njoha Bardhok Lalën dhe pse e kisha shok dhe pak orë më parë kisha qenë me të. (Tashmë ai nuk jeton), dhe me këtë rast i shpreh ngushëllime familjes dhe i kërkoj ndjesë për rrëfimin. Sa here i thoja se mustaqet do të marrin në qafë. Nuk dija se do t’i ndodhte kjo gjëmë, por që mustaqet ishin shenjë dalluese për gazetarin e kronikës së zezë. Preçi,mezi mbushej me frymë sepse dhe ai qe dhunuar në miting me Perekli Tetën, që, më vonë, me ardhjen në pushtet të socialistëve, do bëhej ministër i Brendshëm. Si je Bardhok? – e pyeti Preçi.
Por Bardhoku që mbahej me qeska akulli në kokë e trup, nuk kishte fuqi të fliste sepse i gjithë trupi i qe nxirë nga dhuna barbare, pasi qe rrahur, dhe hedhur në një pusetë diku nga Liqeni si i vdekur. Gjetja e tij dhe mos dërgimi në spital por në shtëpinë e një të afërmi të tij ,ishte bërë për faktin e frikës se mos e helmonin në spital forcat e SHIK-ut.
Ndenjëm gati një orë në atë dhomë të vogël, ku qe strehuar i ndjeri Bardhok Lala. Gjatë kësaj kohe erdhën mjekë te njohur të Preçit. Pas vizitës, mjekëve u thuhej që të mos rrëfenin vendin e strehimit të Bardhokut. Bardhoku qëndroi aty derisa i ra fryrja e madhe e fytyrës. I stampova fotografitë dhe ia dhashë Preçit duke ju lutur që të mos zbulohesha dhe unë, pasi nuk doja emrin tim askundi ne faqet e gazetave të asaj dite e në vazhdim.
Po kështu është vazhduar gjatë me disa fotografi të mijat që janë botuar qindra herë gjatë këtyre viteve.
Shihni se çfare kellire duket Tirana si ishte katandisur ne vitet qe qeveriste Viçidoli.
Ka ca komentues hale qe thone I kan bo me boje te kuqe…
Yyyyyyyyy funderrina Saliste, keni marre ne qafe nje vend te tere per 25 vjet.
Ju jeni te lezetshem ne injorancen tuaj mor koqe ……………. vete shkruani e vete pergjigjeni!!!
Hale ka qene….. Berisha me maloket e vet, dhe nevojtore ju “Rilindasit” me maloket e katunaret tuj!!
Perpara shoke, nga fitorja ne fitorje ……. o burra se po vijne zgjedhjet, tmorim noj thes miell, noj 50mij leksh …….. ose noj iphone e ipad nga LSI!
‘This is a miracle of freedom’ – thote me ngazellim SRB ne keto raste makaber!
Po cpret nga veglat serbe si berisha me sllobodanken, apo nga zen kinezi dhe babuina argita, bashk me gazideden klyshin monkeydonas.
Te lumte Dalipi shume mire e the se pastaje bejne si gjynahqare shesin voten per hic gje. Dhe e vuajne te tjeret.
E ku jemi, ne vend numero, pavaresisht se kane kalu 20 e ca vjet, po njesoj jemi, bilbilgjyzari po ashtu mbetet, ben ligjin dhe e vervit kete popull si tja doja kokra e qefit, dhe na dalin neper podiume dhe thone per bemat e tij, jemi ngop sa na vjen per te vjelle, mafia e tij triumfoi dhe do te triumfoje sa te jete gjalle, dhe kjo merite u takon juve qe beni shirxhine dhe bla ba blate. Mjaft me, dijeni se nuk u shohim dot, ne fillim besuam, por gjate kalimit te viteve u bindem qe ky popull do te vuaje akoma me shume. Kur ne mezi kalojme muajin, kur shkojme ne sipital qe ai zotria e ktheu si ne honolulu qe po nuk pagove merr fund e shume e shume te tjera, ju more zotninj te nderuar nuk u dihen vilat llukoze ne gjir te lalsit ku vini dhe pushoni, me cfare lekesh, me djersen dhe gjakun tone, haram e paci.
Po ku jane sot keto falangat?qe i botoni dhe i freskoni memorjen trushplareve ,beni mire,keta qe u dhunuan na i jepni me emra ndersa dhunusit ,a i njihni dhe ku jane,apo jane ne kryesin e PS apo te PD,apo jane ngritur ne detyr………
keshtu ndodhi edhe pas 90tes ku te gjithe persekutoret u shperndane neper parti dhe te persekutuarit perqafoheshin me ta dhe u kerkonin tu jepnin demsherblimin dhe te drejtat e tyre.
komunisti me fanatik dhe me kriminel salehu u be mbrojtesi i te gjithe krimineleve 50 vjecar….
E po kjo pune eshte per te dhie… mu ne te ,qe ne1943 na kane terequr per hunde SERBET,kasapet e BALLKANIT.Ose me mire na ka ngrene qeni jone i ndersyer nga sllavet.
Harruat ARBEN IMAMIN me nofulla te thyera,qe sot eshte ne krah te Berishes.
Berisha eshte njeshi???
Une mbaj mend qe ate dite ne asnje dyqan ushqimore ne Tirane nuk gjendej salce domate. Kur i pyesje shitesit te thoshin qe e kishin blere te gjithe salcen antaret e PS se ju duhej per makarona.
Si ka mundesi qe nje njeri te beje gjema te tilla jo vetem ky rast po me qindra te tjera,e hodhi ate vend ne gremine dhe vazhdon akoma te jete deputet e sillet si kaposh,c’fare mut populli jemi ne…vritemi per nje gardh…nje fjale goje…nje shikim pa te keq…etj E meritojme,ai e di shume mire kete gje…
More, po ky fotore[porteri me duket se nuk ka informacion te sakte!
Gazetari Lala jeton e eshte i lumtur me familjen e tij.
Eshte edhe i derguari i Beqes per check up-in
… NE mbasditen e dt. 27 ndodhesha me 2 shok tek klubi ne godinen e PS. Dolen , tha dikush. Ishin KPD..istat . Dolem te degjonim cfar ish vendos. DIKUSH po u thosh shokve se cfa u vendos’;
… ”’PROFESORI [Seveti] NA THA; NDERKOMBTARET THONE NUK PO SHIKOJM KUNDER REAGIM , SKEMI SI TI KONTESTOJM ZGJEDHJET . PRANDAJ NESER TE GJITHE TE SHESHI .. NDO NJE NGA NE EDHE DO TE GJAKOSET……….”
…..KESHTU, .Si gjithnje, me gjithe se reagimet e kunder reagimet ishin te para ;pergagtitura, prap pati rraste qe dolen jasht kontolli,,…. Megjith ate ” stervitja dy aneshe” ja arriti ” qellimit.”