Ana Hofman, një specialiste në muzikën e ish-Jugosllavisë, thotë se këngët partizane të kohës së luftës mund të shihet si subversive në kontekstin e sotëm të një krize globale kapitaliste.
Në të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, që nga rënia e Murit të Berlinit dhe e komunizmit në vitin 1989 dhe fillimi i luftës së përgjakshme në Jugosllavi, kujtimet e ish-shtetit socialist janë shtypur, njësoj si edhe trashëgimia e luftëtarëve komunist të Luftës së Dytë Botërore, të njohur si partizanët.
Ideologjia e vjetër e majtë është përcjellë në margjinat sociale ndërsa shtetet pasardhëse të Jugosllavisë marshojnë së bashku drejt një të ardhmeje gjithëpërfshirëse e bazuar tek ekonomia neo-liberale kapitaliste.
Sloganer anti-komuniste janë bërë një strategji dominuese për legjitimimin e elitave të reja politike në të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, të cilat pak a shumë haptazi mbrojnë shtete me enti të pastër dhe ndjekin një axhendë nacionaliste.
Kjo ka krijuar një narrativë në të cilën nuk ka asgjë pozitive për të thënë për 45 vitet e Jugosllavisë komuniste apo lëvizjen partizane, që shumë historianë e quajnë lëvizja më e madh e rezistencës në Europën e pushtuar nga nazistët.
Një libër i ri me titull “Jeta e re e këngëve partizane” nga Ana Hofman, drejtoreshë e Qendrës për Hulumtime për Muzikën e Ballkanit me bazë në Beograd dhe lektore në fakultetin në Nova Gorica, Slloveni, trajton trashëgiminë e këngëve partizane dhe potencialin e tyre subversiv në kontekstin e shoqërive post-socialiste jugosllave dhe krizës globale të neo-liberalizmit.
Libri fokusohet në në fenomenin e “ri-aktualizimit” të këngëve partizane në një epokë të re dhe në mënyra të reja të të kuptuarit të tyre në kontekstin e shoqërive post-jugosllave.
“Që nga shpërbërja e Jugosllavisë dhe lindja e nacionalizmit militant, dhe futja e mëvonshme e politikave radikale neo-liberale, Lufta Nacional Çlirimtare është “etiketuar ” si një e kaluar problematike socialiste dhe është shndërruar në objekt mohimi dhe revizionizmi,” thotë Hofman.
Njësoj si lëvizjet komuniste në të gjithë Europën gjatë Luftës së Dytë Botërore përdornin tashmë këngë legjendare, si kënga italiane “Ciao Bella”, për të motivuar luftëtarët, partizanët në Jugosllavi kishin këngët e tyre motivuese në betejë.
Këngët më të njohura ishin “Oj Kozaro”, e cila përshkruan një nga betejat më të famshme në malin Kozara në Bosnjë dhe “Padaj, silo i nepravdo” që do të thotë “rënie, dhunë dhe padrejtësi”, nga një tjetër betejë e rëndësishme e kohës së luftës në Nereveta.
Shumë kohë pas përfundimit të luftës, këto këngë mbetën popullore në festat apo ngjarjet e punëtorëve. Ata u lanë mënjanë vetëm në vitin 1990, pasi vendi u shpërbë dhe nacionalizmi u ringjall.
“Këngët partizane u mënjanuan nga margjinat e hapësirës publike, të konsideruara si një zhanër muzikor i kontaminuar ideologjikisht – një konstrukt i regjimit komunist, pa rëndësi “reale” dhe pa potencial për shoqërinë”, thotë Hofman.
“Performimi dhe dëgjimi i këtyre këngëve u shty në sferën private si të diskutueshme, në mos si aktivitetet i ndaluar,” shton Hofman.
Hofman e sheh librin e saj të ri si një lloj përgjigjeje ndaj mohimit të kësaj trashëgimie dhe si një reagim ndaj tranzicionin të papërfunduar të vendeve ish-Jugosllave ndaj kapitalizmit.
Këngët partizane si një “tingull i të ardhmes”
Nga revolucioni kundër aparteidit në Afrikën e Jugut i frymëzuar prej muzikës, te femrat repere në Iran, te muzika e Njësisë Kurde të Gardës Kombëtare, ose pushtimit aktual të institucioneve shtetërore nga muzika dhe shkollat në Brazil – tingulli vazhdon të luajë një rol thelbësor, ndonëse shpesh pa u vënë re, në mobilizimin e individëve dhe ndërlidhjen e organeve për të luftuar shtypjen.
Hofman thotë se këngët revolucionare partizane jo vetëm kujtojnë rëndësinë historike të Luftës Nacional Çlirimtare në Luftën e Dytë Botërore, por janë të rëndësishme për betejat politike aktuale, dhe mund të jetë një faktor i rëndësishëm në krijimin e “politikave të reja për të ardhmen”.
“Në një kuptim më të gjerë, libri merret me potencialin e mobilizimit politik dhe pjesëmarrjen përmes muzikës dhe tingullit, dhe me pyetjen nëse dhe si reflektimet kritike në muzikën e së kaluarës, mund të jetë një burim i emancipimit”, thotë Hofman.
Ajo thekson rolin aktual të koreve të Ballkanit si Le Zbor dhe Zbor Praksa në Kroaci, Raspeani Skopjani në Maqedoni, Kombina dhe Z’borke në Slloveni, Prroba, UHO, Horkestar, Svetonazori në Serbi dhe Hor Nëntor 29 nga Vjena – si një mjet i fuqishëm i kritikës sociale dhe si thirrje për solidaritet në hapësirën post-jugosllave.
Të gjitha këto këngë kanë gjurmë apo motive të nxjerra nga këngët e vjetra partizane, vë ajo në dukje.
“Në ringjalljen e këngëve partizane, ata konfirmojnë se të kënduarit në kor nuk është një formë konservatore dhe e vjetëruar muzikore, por një formë e rëndësishme e përvojës estetike për mobilizimin kolektive në luftën politike”, thotë Hofman.
Edhe pse e vetëdijshme për aspektin nostalgjik të ringjalljes së këngëve partizane, ajo nuk pajtohet se është thjesht diçka sentimentale dhe nënkupton pasivitetin.
“Synoj për një pikëpamje të ndryshme të politikës së sentimentalizmit, sidomos kur është fjala për muzikë dhe tingull”, thotë ajo.
“Përvoja kolektive e luajtjes dhe dëgjimit të muzikës, na lejon krijimin e një subjektiviteti të ri politik,” shton ajo.
“Po flas për potencialin politik të këngëve revolucionare sot, sidomos në kontekstin e krijimit të një formacion të ri social, formave të reja të lidhjeve sociale… si rezistencë ndaj formave pasive, konsumeriste dhe formave të profesionalizuara të aktiviteteve kulturore”, ajo përfundon.
Me vjene per te vjelle kur i ndegjoj keto kenge!
Kur ke ngrene corben hitleriane, normale eshte qe do vjelles gjithe jeten! Lahu te pakten se kundermon era kerme!
Hahahahaha, shoh qe te kruhet boetha e zeze greqo-particone, por kot e ke, s’ke chance, tash ik shko atje ne “Germania” e pastroi qenefet e gjermanve, ok Klimaqko?
Jo vetem kenget partizanepor dhe ato para kesaj lufte
kane qen kenge qe shume shpejt do kendohen me
ze te larte ne sheshet kryesore te qyteteve shqiptare.
Ja disa vargje# se mjaft ne roberi e mjera Shqiperi
o djem rrembeni pushken ja vdekje ja liri…..
ose keto vargjet\\\eja mblidhuni ketu ketu eja
mblidhuni ketu \\\\\\\
por shume te bukura jane dhe vargjet\\\\\
ne mos keni arme gjeni
ja rrembeni ketij qeni\\\\\
Ti ka mesuar Saliqeni!!! Futi ue by… Shqiperia do behet vetem me DREJTESI…si gjithe EUROPA
Bravo zonje e nderuar Hofman!
Ju jenu perfaqesuese e nje njeriu pa komplekse te se shkuares dhe se ardhmes!
Ju nuk e shikoni boten vetem BARDH E ZI,por ashtu sic eshte:PLOT NGJYRA!
Urrejtja,LUFTA E KLASAVE,mohimi i sakrificave njerezore te PARTIZANEVE KUDO NE BOTE PER CLIRIMIN NGA BISHA NAZI-FASHISTE eshte nderi dhe lavdia e nje kombi!
Kenget PARTIZANE jane nxitese per ata qe bene kete lufte,ndersa kundershtiohet nga ata qe u rreshtuan ne krah te pushtuesve!
NDER E LAVDI PARTIZANAVE HEROIKE!
RESPEKT DHE KUJTIM I PA HARRUAR KENGEVE PARTIZANE!
Kenget partizane!?!?! Traplleqe komuniste te shkrua e kenduar nga qenia me antihumane qe ka njohur njerezimi ,komunisti.Bashke me fasho- nazizmin ,jane perfaqesuesit me horror te anes se keqe te njeriut.Nga hapesira e ish- Jugosllavise mbaj mend grupet e rrokut si psh Bijelo Dugme ,Riblja Corba Bajaga ,Divlje Jagode ,Smak ,Leb i Sol ,Galija ,Kerber ,Parni Valjak, EKV e plot te tjere.Nje pjese e ketyre me shperberjen e Jugosllavise u bene nacionalista si psh Bora Xhorxhevic i Riblja Corba ,nje rroker i madh por nje nacionalist idiot .Sa per kenget partizane mbaj mend vetem ate budallallekun e Zdravko Colic kur vdiq Tito….druzhe Tito miti segunemo ,po ta them mire.Kenge partizane…..na i kurseni ju lutem.Rrok dhe vetem rrok.Tani Kosova ka nje grup rroku te madh ,absolutisht me i madhi i shqiptarise….TROJA.Zoti i bekofte ata djem.Nuk jane partizane.
@Ylli, kush muti ishin “Bijelo Dugme” ne krahasim me Eric Clapton ketu ma poshte:
https://www.youtube.com/watch?v=pX6J5-13c-0
Z. Ana Hofman ,
ka ndoshta shume te drejte ne ate kendveshtrim filozofik te zgjimit te shpirtit revolucionar ,
eshte nji gjetje mjaft origjinale ky udhetim ne nostalgji , pooor Ana …pran cdo rrespekti ,
te lutem jo ktu ne shqiperi ?
studimin tend me shume vlera ,per situaten qe sot klaon kjo bote e cmendur ,
veshtir se ta kupton njeri . Shume suxsese ne vazhdim…
O Ballist o djale .Nuk krahasohet legjenda Clapton me Bijelo Dugme.Por mut ama Dugmet nuk jane.Nga ana instrumentale jane ne nivelin e rrokut britanik.Tjeter inati kunder gjuhes dhe tjeter vleresimi.Radio Prishtina ka qene ne rinine time shkolla ku mesova rock.Qe 13 vjec e deri tash degjoj vete rock.Ka qene koha kur degjoja gjithe emocion nga Dugme kengen Kosovarja.Me ngushellon fakti qe Bijelo Dugme jane nga Sarajeva.Per moskeqkuptim ….Kosova eshte zemra ime .Se kam degjuar rock nga ish- Jugosllavia ,nuk besoj se mendon qe jam antikosovar.Mos o Zot .per mua nuk ka ofendim me te madh.Gjithesesi te uroj gjithe te mirat.
@ylli, edhe ty gjithe te mirat.
PS: I vlene te degjosh edhe mbretin e muzikes “Blues”- B.B.King, i cili vdiq para pak muajsh, e ke lehte t’a gjejshe ne you tube kengen e bukur: “The thrill is gone”
Kjo cifutja ka te drejte