Të gjitha rastet dhe golat me video.
Kapiteni Sergio Ramos ngre në qiell trofeun e “Uefa Champions League” i 11-ti në historinë e klubit madrilen
Shënon Kristiano Ronaldo duke shpallur Realin kampion të Uefa Champiosn league
Perfekt Sergio Ramos, Huanfran humbet penalltin godet shtyllën
Godet saktë Bale, shënon dhe Saul për Atletikon
Realizon Marselo, kundërpërgjigjet Gabi mposht Navasin
Nis gjuajtja e penalltive, Shënon për Realin Vaske, shënon dhe Greizman
Kanë përfunduar koha shtesë me rezultatin 1-1. Gjithcka do të vendoset nga ana e 11-metarshve
Ka përfunduar në barazim 15-minutat e shtesës së parë ku rastet për shënim ishin të pakta
Mbyllen 90-minutat e ndeshjes me rezultatin 1-1. Tashmë ndeshja do të shkojë në shtesë ku do të luhen dhe 30-minuta të tjera
GOL! Barazohet gjithcka në “San Siro”, shënon Atletiko me Carascco që dërgon topin në fund të rrjetës pas një aksioni fantastik të “Los Cholchoneros”
Minuta 78′, Sërish Reali pranë golit me Bale që shmang portierin godet por ndalet nga mbrojtësit e Atletikos
Minuta 70′, Benzema pranë golit të dytë i cili i vetëm përballë portierit Oblak nuk arrin të dërgojë topin në rrjetë
Minuta 58′, Atletiko është hedhur e gjitha në sulm për të gjetur golin e avatazhit duke u shfaqur rrezikshëm në portën e Realit
Atletiko humb mundësinë e artë për të barazuar rezultatin me Greziman që gabon nga pika e bardhë duke goditur tranversën
Nis pjesa e dytë mes Reali dhe Atletikos të dy trajnerët i besojnë të njëjtëve lojtarë që luajtën në pjesën e parë
Mbyllet pjesa e parë e finales në “San Siro” me rezultatin 1-0 për Realin me autor të golit Sergio Ramos
Minuta 35′, Rrezikon Atletiko e Madridit me anë të një kundërsulmi mjaft të mirë me Koken që jep një asisit për Greizman që vë në vështirësi Navas por ndodhej në pozicion jashtë loje
Minuta 15′, GOL! Shënon Reali i Madridit me anë të Sergio Ramos që fiton duelin në zonë me mbrojtësit e Atletikos duke mposhtur Oblak. Në festë tifozat e Realit, në lot ata të Atletikos
Minuta 5′, Reali shumë pranë golit të avantazhit me Gareth Bale që ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi, por ndalet nga Oblak që bën mrekullinë me pritjen e tij
Ekzekutohet himni i “Uefa Champions Legaue” nga Italiani Andrea Boceli. Nis finalja e madhe me topin e nisur nga qëndra nga ana e Atletiko Madridit.
Spektakolare ceromonia e organizimit përpara nisjes së finales se Championsit. Alicia Keys është këngëtarja që përformoi live përpara tifozave në “San Siro”