Fadromat e INUK thyejnë rezistencën e 6 familjeve që preken nga HEC-i Banjës

28 Maj 2016, 16:27Sociale TEMA

Pas rrafshimit të shtëpive, banorët që refuzuan kompensimin “qesharak” të qeverisë kanë marrë premtime se do t’u ndërtohen shtëpi të reja, por ata janë dyshues dhe kërkojnë një vendim të shkruar.

 

Nga Bardha Nergjoni

 

Rezistenca e gjashtë familjeve në fshatin Drizë të Gramshit, të cilat kërkonin një kompensim të denjë për pronat që do t’u përmbyten nga liqeni i Banjës u ndërpre nga fadromat e INUK, të cilat rrafshuan gjashtë shtëpitë e tyre të premten. Aksioni i prishjes së shtëpive u zhvillua në kohën që banorët prisnin një rezulat nga bisedimet me përfaqësues të pushtetit vendor dhe kompaninë Statkraft-aksionere e hidrocentralit të Banjës.

Të rrethuar nga punonjësit e Inspektoriatit të pajisur me automjete të rënda, banorët kanë kundërshtuar fillimisht vendimin për prishjen e shtëpive të tyre. Megjithatë, ata nuk patën fuqinë të ndalnin fadromat, teksa po shembnin një e nga një shtëpitë.

Vesel Çarçiu, familja e të cilit jeton prej 72 vitesh në Drizë i tha BIRN-it se kishte vendosur të rezistonte, derisa shteti t’u ofronte një zgjidhje më të mirë. Por tani ka mbetur rrugëve, pa shtëpi, tokë dhe të ardhme.

“Shteti tek ne nuk të pyet. Nuk ta përmirëson jetën, por ta vështirëson atë,” tha Çarçiu për BIRN.

Projekti i HEC Banjës u rivitalizua në vitin 2009 përmes një koncesioni që qeveria shqiptare i dha kompanisë norvegjeze Statkraft, e cila në Shqipëri regjistroi kompaninë Devolli Hydropoëer sh.a.

Mbi 150 familje në fshatrat rreth hidrocentralit, të prekura nga ndërtimi i tij u përfshinë në projektin e kompensimit të qeverisë dhe kompanisë Statkraft. Gjashtë familjet që refuzuan, duke i cilësuar kompensimet si “qesharake” po përballen tanimë me vështirësi të shumta dhe pasigurinë për të ardhmen.

Në takimet e fundit me përfaqësues të pushtetit vendor, banorët janë këshilluar të gjejnë shtëpi me qira për një sistemim të përkohshëm. Atyre u është premtuar se Ministria e Energjetikës, në bashkëpunim me kompaninë do t’u ndërtojë shtëpi të reja. Megjithatë, gjashtë kryefamiljarët janë dyshues.

Mahmude Çarçiu, shtëpia e së cilës u shemb të premten thotë se asgjë nuk është e sigurtë. Ajo i lutet ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri, i cili është edhe deputet i zonës të kthejë sytë nga ata.

“Si ta besoj unë këtë (premtim) kur nuk kam asnjë letër në dorë. Shteti vepron me letra, jo me fjalë. Kemi dy vjet me fjalë. Si do të jetojë familja ime në të ardhmen,” pyet e irrituar ajo.

Kryetarja e Bashkisë së Gramshit, Luljeta Dollani e cilëson shqetësimin e këtyre familjeve “një çështje të zgjidhur”. Sipas saj, ministria dhe kompania Statkraft do të ndërtojnë gjashtë shtëpi për ta; dy në fshatin Drizë dhe 4 në qytetin e Gramshit.

“Familjet, të cilave iu prishën shtëpisë nga INUK, do të jetojnë në shtëpi me qera të paguar nga ministria e Energjitikës deri në ndërtimin e shtëpive. Ato do të ndërtohen brenda një kohe të shkurtër,” tha ajo.

Faik dhe Lulzim Çarçiu, të fundit që u larguan nga shtëpitë nën kërrcënimin e fadromës së INUK për shembje i thanë BIRN se kërkojnë siguri nga shteti dhe jo fjalë.

“Kërkojmë një zgjidhje të shpejtë për një jetë normale, pasi humbëm gjithçka që kishim,” përfunduan ata.

6 komente në “Fadromat e INUK thyejnë rezistencën e 6 familjeve që preken nga HEC-i Banjës”

  1. Bujar says:

    Ketyre nuk u erdhi nje fatkeqesi per shkaqe natyrore qe shteti thote “do tua ndertojme”… Pse nuk ua ndertoi shteti shtepite gjate kesaj kohe, kur dihej qe ata do te permbyteshin?

  2. ODISEJA says:

    barbare dhe vetem barbare para popullit te vet ! U SHOFSHIN TE GJITHE TRADHETARET E SHQIPERISE QE KENE VENE FIRMEN E SHITJES SE SAJ TEK TE HUAJT ! PACI FAQEN E ZEZE DHE ZOTI JU NDESHKOFTE QE MERRNI POZICIONIN E JAMARBERIT ME POPULLIN E KESAJ TOKE !

  3. ODISEJA says:

    barbare dhe vetem barbare para popullit te vet ! U SHOFSHIN TE GJITHE TRADHETARET E SHQIPERISE QE KENE VENE FIRMEN E SHITJES SE SAJ TEK TE HUAJT ! PACI FAQEN E ZEZE DHE ZOTI JU NDESHKOFTE QE MERRNI POZICIONIN E JAMARBERIT TE SALIH QELBESIRES ME POPULLIN E KESAJ TOKE !

  4. Pelasgian says:

    Zinxhir te ishit lidh tek muret e shtepise .

    Bastarde te poshter ….hotelet e shpiat e atij katunarit zejmenas nuk i prek kjo qeveri bothqimash!

  5. Zigur Qarri says:

    Dyshoni qe eshte kompesim “qesharak”?
    Edhe komunistet te siguronin shtepi para se ta prishnin te vjetren.
    Fshatareve, dhe sidomos atyre ne zonat e thella,u ka shkuar thika ne kocke,prishjani edhe shtepine,qe tja merrni shpirtin fare.
    Tua prishesh shtepite para se tu sigurosh nje streh te re,natyrisht qe le shkas te dyshosh.

  6. funerali says:

    144 familje jane pajtuar me menyren dhe vleren e kompesimit, po per 6 te fundit perse eshte qesharak kompesimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje