Falsifikimi i dokumentave të plazhit me vlerë 100 mln euro në Karaburun, arrestohen noterja dhe avokati

1 Qershor 2016, 07:51Kronika TEMA

Në vijim të hetimit të Prokurorisë së Vlorës, ku u sekuestrua 220 ha truall në plazhin e Shën Vasilit në Karaburun, mbrëmjen e së martës janë arrestuar edhe një notere dhe një avokat, të dyshuar për “fallsifikimin e dokumentave” dhe “shpërdorimin e detyrës”.

Prokuroria e Vlorës urdhëroi kontrollin e zyrës noteriale dhe avokatore, proces i cili u krye në bashkëpunim me policinë.

Në vijim të kontrollit, në zyrën e noteres Belona Seraj dhe avokatit Enkes Hysendhima, u gjetën një numër i lartë dokumentesh të fallsifikuara.

Në bazë të këtyre rezultateve, është ndërhyrë me arrestimin në flagrancë të këtyre personave nga ana e Policisë.

Prokuroria e Vlorës po vijon hetimin për rastin, ku dyshohet se janë përfshirë edhe persona të tjerë.

3 komente në “Falsifikimi i dokumentave të plazhit me vlerë 100 mln euro në Karaburun, arrestohen noterja dhe avokati”

  1. avokati says:

    100milion Euro !!!!! Eurot nuk jane kastraveca o Tema! 100milion Euro per nje plazh ne Karaburun qe ske si te shkosh?! Po plazhi i Kakomese sa euro ben me kete llogjike 1 miliard ?!!

    1. Realtor says:

      “Avokat” trapi…. Nga menyra se si reagon duket qe ke mbaruar me korespondence ose ” Universitetin 5 mujor te Plepave”. Llogaraia eshte fare e thjeshte:
      220 Ha x 10.000 m2 = 2.200.000 m2 x 45 euro m2 = 100 milione

  2. GJUHA JONE SA E MIRE says:

    AHAHAHAH KU I GJENI KTO SHIFRA MER TE SHKRETE..
    MEGJITHATE NE BURG TE GJITHE DUHET TE SHKOJN……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje