Kreu i republikanëve në Vlorë në kërkim për tokën 100 milionë euro në Karaburun

1 Qershor 2016, 11:01Kronika TEMA

Biznesmeni vlonjat  Pëllumb Petriti i cili mban dhe postin e kryetarit të PR-së në Vlorë është shpallur në kërkim për dosjen e 220 ha tokë në Gadishullin e Karaburunit me vlerë 100 milionë euro që janë sekuestruar nga Prokuroria e Vlorës.

Policia e Vlorës bëri të ditur shpalljen në kërkim të biznesmenit duke dhënë inicialet P.P  si dhe arrestimin e një avokati dhe një notereje për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”.

Të arrestuarit janë Enkes Hysendhima, 35 vjeç, banues në Orikum, me profesion “Avokat” dhe Belona Seraj, 29 vjeç, banuese në Vlorë, me profesion “Notere”.

“Në bazë të këtij hetimi të përbashkët, duke filluar me sekuestrimin të kësaj sipërfaqe të gjërë toke, janë ushtruar kontrolle nëpër banesat dhe zyrat e këtyre shtetasve dhe janë gjetur gjurmë dhe prova të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash” informon prokuroria.

Procedimi penal mban  nr. 266/2016, dhe hetimet kanë vijuar prej 3 muajsh  nga Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

4 komente në “Kreu i republikanëve në Vlorë në kërkim për tokën 100 milionë euro në Karaburun”

  1. Atdhetari says:

    Pellumb Petriti figure e njohur per te gjithe vlonjatet ,protagonist ne ngjarjet e 1997 , sekser i Ardian Kollozit qe eshte marre gjithe kohes me falsifikime te tilla , me akses te plote ZVRPP Vlore a thua se ishte pikerisht ai qe e menaxhonte kete zyre sipas interesave mafioze te llojit te tij .Sa per Kryetar te Republikaneve ne Vlore kjo eshte shprehja me e bukur e lajtmotivit te kesaj partie “prona te i zoti”.

  2. Ardi says:

    Pas Pellumb Petritit fshihet Argita e Sales ,, kete e di e gjith Vlora,.. Ketu ka vetem lufte interesash,, kush te vjedh me shume ,, si te majte dhe te djathte,, klase politike kurve dhe popull dele,, nje burre ka pas Shqiperia. Doni apo sdoni.. U vjen mire apo keq Ai quhet Enver Hoxha,,

  3. Samiu says:

    Ketyre u them krime une dhe kriminele… jo Elvis Roshit qe si nje 16 vjecar eshte perfshire ne nje sherr… adoleshentesh …..

  4. 007 says:

    Te njejten gje eshte duke bere edhe Vili Minarolli,me te aferm te tije, po nderton pallate ne toka te grabitura me dokumente te fallsifikuar ne Vlore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje