Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për të përcaktuar notën 6 si mesatare për t’u pranuar në Institucionet e Arsimit të Lartë për vitin akademik 2016-2017.
“Për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar nivelin e arsimit të mesëm të lartë, nota mesatare për pranim në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016-2017, të jetë 6 ”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.
Llogaritja e mesatares
Nota mesatare për pranim në institucionet e arsimit të lartë, përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e treguesve të mëposhtëm:
a) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë;
b) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të maturës/Maturës Shtetërore.
Kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dy vjeçare me karakter profesional nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikuar në këtë vendim.
– Se pari vendosja e notes 6 e siper si kriter eshte I gabuar. Duhet te ishte te pakten 7. Imagjinoni nje person qe hyn ne nje shkolle mjekesie , dhe lende te tilla si Biologji dhe Kimi mund ti kete 5, por mund te kete lendet e tjera me note me te larte dhe I del mesatarja 6. Pas 6 vitesh ne do shkojme te ky doktor per tu vizituar ????!!!!!
—
-Se dyti edhe ata qe kane note mesatare nen 6 , te mos merziten. Ka shkolla te larta private sa te duash. Aty hyn edhe me note mesatare 5 , paguan shkollen , provimet I merr rehat e pa stres , dhe nuk torturohesh si ne shkollat publike.
Skandal.Budallenjte po ecin perpara.Nuk e kuptoj kete nivel mendor te ketyre qe nxjerrin kete rregull.
Pse nuk e late 5 se ishte me mire, nga 42000-43000 maturante, me mesatare 6 mund te ngelen pa universitet rrerth 200-300 maturante. Mos i merrni ne qafe dhe keta te shkrete, se ne universitetin e Kuksit, Peshkopise e Sarandes do te ngelen disa vende bosh.
Turp qe shani monizmin, qe me mesatare nen 8, TETE, nuk shkonte njeri ne universitet.
Prandaj dhe akademine e shkencave e kemi plot me shkencetare, doktore e profesore, qe ne monizem keta numuroheshin me gishtat e dores, sot nuk dalin faqet e gazetave per t’i renditur.
O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush te ka qit med kryet n’hi?