Nga Ahmet Zani
Një Skënderbe, por i varfër ndodhet në fshatin Zhejë të Kurbinit!
Djaloshi 15 vjeçar është pagëzuar me këtë emër nga babaj i tij Sinan Paja, 66 vjeçar, i cili është krenar për heroin kombëtar.
Sinan Paja jeton në mjerim me fëmijët nga lidhja martesore shumë e vonë, por është i lumtur që Zoti i ka falur tre fëmijë.
Ndonëse në kushte të rënduara, krenaria e kryefamiljarit Sinan lidhet tek emrat që u ka dhënë pasardhësve, por veçanërisht djalit të dëshiruar, Skënderbeut.
Sinani ka histori të veçantë që në kohën e sistemit njëpartiak. Me veshje të modës, flokë të gjatë deri në supe.
Ky person ishte shumë i njohur nga organet e punëve të brendshme ndërsa disa herë shoqërohej në polici, por nuk do t’ja dinte.
Fshati ku banonte e respektonin këtë si njeriun e rrallë të dashur, ndonëse paraqitja tregonte një person të egërsuar, ndërsa punonte në ish-kooperativë.
Nga martesa do i lindin dhe tre fëmijët, vajza më e madhja do të quhej Lulëkuqja, fëmija i dytë ishte djalë, ndërsa e kishte menduar t’ia vendoste emrin e heroit kombëtar Skënderbe, vajza tjetër Mbretëresha.
Por 66 vjeçari nuk është i ngopur me tre fëmijët.
Ai ëndërron për një tjetër pasardhës, sepse në kokë i qëndrojnë emra si Herkul a Hitler.
Skëderbeu, djali i vetëm e sheh gjithkund krah babës, po ashtu dhe vajza më e vogël Mbretëresha me veshje karakteristike.
Asnjëherë nuk do t’i shohësh këta njerëz të udhëtojnë me mjete nga fshati Zhejë rreth dhjetë kilometër nga Laçi, por vetëm në këmbë.
Një vit më parë digjet nga një shkëndijë elektrike banesa e tij dhe për disa ditë pesë anëtarët e kësaj familje kalonin netët jashtë, madje në kushte atmosferike të rënduara nga rreshjet e shiut.
Rezervat ushqimore ishin mbaruar dhe konsumonin gjethe të hithrave dhe për mbulesë pak plastmas nën hijen e një peme.
Teksa kemi trokitur pranë banesës së tij në fshatin Zhejë Sinani dhe i biri rendin të na presin te porta, ashtu siç shihet dhe nga fotot. Ndërsa kërkonim të vizitonim banesën ai ka drojë. Skënderbeu dhe familja e tij ndodhen në kushte të vështira, asnjeri nuk ka mundësi të punësohet, por dhe ndihma e institucioneve ka munguar.
Fshati ku banojnë familja e Skënderbe Pajës në Zhejë është e njohur dhe nga beteja e Albulenës./ 27.al
po shume mirte ka bere qe u ka vene emra shqiptar,jo si keta debilat inferiore qe u vene femijeve emra macesh e qensh.
Hahahaha Skenderbe emer shqiptar???????!!!!!!!!! Dhe te mendosh qe ka ne mendje (ne qoftese ka se nje koker gruri eshte e shkreta) emra Herkul e Hitler!!!!
turkoshaku ka vene pikerisht emer turku,madje edhe skufon qe mban ne koke ka me simbolin turk [foto]……….
Sa shpirtra te lire qe duken! Qe sot do ta kisha nderruar jeten time me te tyren nese vertete jane kaq te lumtur sa cduken ne foto!!!
Free and Careless – Life!
haa!!!
baba I skenderbeut paska brek me lule.
a mos I ka me vrim si shukria? nga mbrapa…
po grun a e ka serbe?
Ky Sinani vete qenka Mbret…! Zot shtojua te mirat…!
Ai enderron per tjeter nje pasardhes sepse ne koke ka emra si Herkul apo Hitler…
Rrethe viteve 80-te e kame njohur kete njeri.
Nuk eshte aspak e vertete qe organet e puneve te brendeshme e kane thirrur ndonjehere.Asnje shqetesim per te.
Dua te shtoj se ai ka edhe nje shpirt Poetik.
Gezohem qe paska edhe familjen e vete !
Plaku im me tregon per kte ….ka qene me te vertet rock n roll ….floke te gjata te vajosme ……
si flokt e Sinanit thoshin dikur hahahahahahahahahaha
edhe grun e ka pas vesh si artiste …me trendafila te kuq ne koke si aktore filmi
hahahahahahhaha Sinan djali , je i madh!
Bravo per emerin skenderbe
Tani dihet historia e shqiperise nje vend me fe te ndryshme por mbi te gjitha gjithmone ne paqe dhe respekt per njera tjetren dhe duhet te jemi krenar per kete duke pare se cfare ndodh ne bote. Ketije shqipetari jete te gjate dhe femijeve ti veje emrin qe ai deshiron.