Tahiri reagon ndaj Blushit: As t’i s’je socialist. Kush po i mbron kriminelët?

2 Qershor 2016, 13:09Politika TEMA

Ben Blushi akuzoi socialistët se po mbrojnë kriminelët dhe po u japin atyre poste të rëndësishme. Ndaj tij ka reaguar i pari ministri Tahiri që tha se u ndje i fyer nga ato që tha kolegu i tij Blushi. Tahiri tha se nuk priste të dëgjonte këto akuza nga Blushi.

“Nuk u preka pak nga ajo që dëgjova. Për sa kohë kjo foltore është kthyer në atë të akuzës dhe gjykimit ndaj kujtdo pa asnjë kufi moral e respekt ndaj atyre që në këtë sallë as kanë pasur, kanë e do kenë ndoshta mundësinë e as është e drejtë ti quash si pjesë e PS të lidhur me krimin, bandave e me radhë. Unë hyj te ata që jam akuzuar nga opozita e Berisha pafundësisht, kam dëgjuar që edhe bombat në shtëpinë time i kam vënë vetë, që jam i lidhur me drogën e jam mafioz, që drejtoj trafikun e drogës, kultivimin, e atje lart janë ca të rinj, e jashtë sallës të tjerë, që s’na kanë kusur të dëgjojnë akuza, e as për parti të mbrojnë banditët. I fundit që do doja të dëgjoja të tilla gjëra je ti Blush, se është një gjë ta dëgjosh nga Saliu e opozita se kjo është pjesa e të bërit politikë, por jo nga ty e të thuash që s’je socialist se socialistët mbrojnë kriminelët nuk e pranoj, jam i fyer. Kush i mbron bandidët këtu, unë, Dashi, Pandi, Gramozi, Erjoni e me radhë?”­ tha Tahiri.

Më tej Tahiri i tha Blushit se “as ti nuk je socialist.

 “Dëgjova që ti the se s’je socialist se socialistët mbrojnë bandat, kjo është cështja jote, edhe sipas meje nuk je më në fakt, por kjo ka të bëjë me atë sa të drejtë duhet të jemi me njëri­tjetrin dhe me qytetarët. Ne ndahemi me të kaluarën, shumë, këtu në këtë Kuvend e kam pyetur Berishën pse e mban Sefgjinin në detyrë edhe kur ishte në arrest shtëpie, ne ndahemi edhe kur një kryetar bashkie i PS, po, i mbështetur nga PS deri në momentin kur me fakte të pakundërshtueshme doli që ka probleme që nuk e zgjidh me PS­në, por duhet ta zgjidhë me drejtësinë. Ky është qëndrimi im, duhet të mbrojmë këdo, i cili anëtar apo anëtar I PS, i emëruar apo zgjedhur, është vënë në bankën e të akuzuarve nga Berisha kot me kot, pa akuzë dhe ndahemi kur faktet na vënë përballë realitetit që ne nuk e pranojmë. Askush nga ne s’mbron kërkënd që ka problem me drejtësinë, por askush nuk vihet në bankën e të akuzuarve të opozitës që e ka kthyer modë akuzën ndaj kundërshtarit”, tha ministri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje