Disa nga njerëzit e drejtësisë rezultojnë me dy ose më shumë emra.
Përpos politikanëve dhe krerëve të institucioneve kushtetuese, edhe gjyqtarët kanë ndryshuar gjeneralitetet, në kohë të ndryshme, kryesisht për arsye estetike, por edhe për të fshehur të kaluarën e tyre.
Referuar formularëve të vetëdeklarimit, Ken Dhima, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin.
Ken Dhima deklaron se emri i tij i parë ka qenë Krenar Gjoka. Dhima është akuzuar nga ILDKP për fshehje të pasurisë, ndërsa është proceduar nga Prokuroria.
Megjithatë, ai i shpëtoi shkarkimit.
Ndërkaq, Zeta Terpollari, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje, thotë se emri i saj i parë ka qenë Zenepe, raporton shqiptarja.com.
Po ashtu, gjyqtari në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, Zihni Spahiu, deklaron se emri i tij i parë ishte Zeni Spahiu.
Gjyqtari në Gjykatën Apelit Vlorë, Petrit Aliaj, ka ndryshuar gjithashtu gjeneralitetet, ku emri i tij i parë rezulton të jetë, Petrit Vejzadi.
Lista:
Ken Dhima, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin. Ai deklaron se emri i tij i parë ka qenë Krenar Gjoka. Dhima është akuzuar nga ILDKP për fshehje të pasurisë, ndërsa është proceduar nga Prokuroria, raporton Shqiptarja.com, që sqaron se a ii shpëtoi shkarkimit.
Zeta Terpollari, gjyqtare në Gjykatën e e Lushnjës emrin e parë e ka patur Zenepe.
Zihni Spahiu, gjyqtar në Elbasan, deklaron se emri i tij i parë ka qenë Zeni Spahiu.
Petrit Aliaj, gjyqtar në Gjykatën Apelit Vlorë ka ndryshuar mbiemrin. Më parë ai quhej Petrit Vejzadi. Aliaj është kallëzuar penalisht nga ILDKP për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.
Rexhina Merlika, gjqtare në Tiranë, më parë quhej Gjelina.
Skënder Haluci, gjyqtar në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, thotë se mbiemri i tij i parë ishte Buçpapaj.
Ilir Çeliku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, deklaron më parë quhej Elfterios Çelikas.
Durim Hasa, gjyqtar në Berat, deklaron se emri i tij i parë ishte Duçe Hasa.
Asnjë nga gjyqtarët nuk figuron i dënuar më parë. Vetëm Rasim Doda, gjyqtar në Sarandë, shënon se është ndaluar me urdhër të prokurorisë për korrupsion më 5 qershor 2015.
Disa prej gjyqtarëve deklarojnë se kanë qenë emigrantë në Greqi dhe Itali.
Tritan Hamitaj, anëtar i KLD, ka qenë tre herë emigrant në Paleta në Greqi, në vitet’91, ’92 dhe ’96. Gjyqtari Sulejman Kurti, deklaron se ka qenë emigrant ilegal në Greqi në vitin 1995.
Sokol Bunaj ka emigruar për punë në periudhën 1992-2001, në Romë, Itali.
Gjin Gjoni, anëtar i KLD, deklaron se ka qëndruar katër herë jashtë vendit, për arsye studimore, nga viti 2000-2002.
Gjyqtarët që ulën moshën për të mos dalë në pension
Tre gjyqtarë kanë ndryshuar datën e lindjes, me sa duket për të shtyrë afatin e daljes në pension dhe zgjatur qëndrimin në detyrë.
Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Dedë Deda, rezulton se ka lindur në datën 10 Tetor të vitit 1949.
Por, gjyqtari deklaron se e ka ulur moshën me vendim gjykate. Në formularin e vetëdeklarimit, gjyqtari Dedë Deda thotë se ka lindur në datën 01.05.1951, duke e ulur moshën me dy vjet. Po ashtu, Flora Hajredinaj, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka ulur moshën me tre vjet.
Në formularin e vetëdeklarimit, zonja në fjalë thotë se ka lindur në datën 01.11.1969, por sipas saj kjo datëlindje është një gabim i zyrës së gjendjes civile. Zonja thotë se ka lindur në datën 01.11.1972, pra tre vjet më vonë.
Shefkie Mataj, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, e njohur edhe si Shefkie Demiraj dhe Shefkie Hajdarmataj, ka ulur moshën me tre vjet.
do tu vdesin neper zyra, e kane kaluar moshen te gjithe dhe vazhdojne te punojne si gjyqtare.
O ZOT CFARE ME LEXOJNE SYTE, NUK E DI SI VEPRON LLOGJIKA E KETYRE NJEREZVE DHE ME CFARE PATURPESIE THOJNE E KAM NDRYSHUAR DITELINDJEN ME VENDIM GJYKATE. O ZOT I MADH.
Kur do vije ajo dite qe keta njerez te pergjigjen perpara drejtesise per gjithcka kane bere dhe po bejne.
hahahaha………..DUCE HASA!!!
Ahahaha liri demokraci liri demokraci vdekje fashizmit liri gjyqtareve fukarenjeve qe po sakrifikojne jeten e tyre per ti sherbyer popullit hahahaa liri demokraci.
Elfterios Çelikas … hahaha … ?
Kriminele Gjygjtare dhe Prokurore!Te jeni te sigurte dhe patjeter qe jeni se nuk ju gjen asgje as nuk ju fut kush ne burg as ju merr kush pasurine.Kurre me i kriminalizuar nuk ka qene ky vend se sot!
Nga Zenepe ne Zeta, nga Durim ne Duçe, nga Ilir Celiku ne Elevtherios Celikas, hahahahahahahahahahaha, ça jane keta morra pa shtylle kurrizore, hahaha, gallate shqyposh… ?
Ky duçja jam i sigurt që ska pasur biografi të mirë. Por partia demokrate ja fshiu njollën dhe e bëri dhe gjyqtar hahaha