INVESTIGIMI/ Përgjimet në kohën e Berishës, gjithçka u fshi pasi u zbulua skandali

1 Qershor 2016, 18:18Politika TEMA

Zbulohen të tjera detaje në lidhje me përgjimet në shkele të ligjit, të kryera nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë gjatë qeverisjes së shkuar. Ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Arben Imami dhe, në mënyrë të posaçme Shërbimi Informativ i Ushtrisë, i drejtuar nga Ylli Zyla, nuk kanë vepruar kurrë si institucion.

“Skandal.al” ka publikuar disa dokumente që vërtetojnë pikërisht këtë aktivitet në shkelje të ligjit. Përgjimet shtrihen në harkun kohor nga muaji mars i vitit 2011 dhe deri në muajin qershor të vitit 2012. Kjo periudhë përkon me ngjarjet që pasuan protestën e 21 janarit 2011, situatën tejet të tensionuar politike mes qeverisë së Berishës dhe opozitës, hetimet në zhvillim e sipër për vrasjen e katër protestuesve, zgjedhjet lokale që pasuan dhe në fund, diku rreth nëntor-dhjetorit 2011 dhe gjashtë muajve të parë të vitit 2012, denoncimet e ashpra të opozitës për aferat korruptive në Ministrinë e Mbrojtjes – posaçërisht me armatimet dhe përgjimin e opozitës, gazetarëve dhe trupit diplomatik.

Gjithçka ka nisur me blerjen e dy pajisjeve përgjuese pasive dhe aktive, “për nevoja të forcave tona në misione jashtë vendit”. Këto pajisje nuk u deklaruan në doganë, por u zhdoganuan duke i emërtuar “amplifikator për pajisjet elektronike”. Ato nuk u regjistruan në Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës, por u vendosën në zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes (pajisja pasive) dhe, në një makinë të posaçme për përgjime terreni.

Fuqia e këtyre pajisjeve në një rreze prej 100 metrash mundëson përgjimin total të gjithçkaje. Ata  përgjuan, u zbuluan dhe në panik, prej shkurtit të vitit 2012 nisën operacionin e zhdukjes së çdo gjurme të përgjimeve të tyre, kërkuan me ngulm informacion të kualifikuar për të zhdukur gjithçka, e morën të asistuar deri në fund nga kompania prodhuese e pajisjeve “Verint”, vendosën të zhdukin gjithçka dhe realizuan heqjen dhe zëvendësimin e hard disqeve në të dy pajisjet, Pi2-pasive dhe Gi2-aktive, riinstaluan sistemin e operimit Software dhe i bënë sërish pajisjet funksionale dhe “të pastra”.

Operacioni “pastrimi”

Në një komunikim të gjatë me e-mail, nga shkurti i vitit 2012 deri në korrik të po këtij viti, mes operativit të Shërbimit Informativ të Ushtrisë Ma.Ao. dhe një prej ekspertëve përfaqësues të kompanisë prodhuese të pajisjeve përgjuese “Verint”.

Operativi Ma.Ao. ishte ndër funksionarët e SHIU-t që u trajnua në prill të vitit 2011 e pas këtij aftësimi, me urdhër të drejtorit të SHIU-t, Ylli Zyla, nr.6/ 29.06.2011, mori në dorëzim dhe ruajtje pajisjen përgjuese aktive Gi2.

Në e-mail-in e parë, operativi Ma.Ao. i kërkon kompanisë “Verint” suport teknik.

Operativi interesohet të dijë nëse duhet rikonfiguruar sistemi i pajisjeve përpara dërgimit në Afganistan, por njëherësh insiston të fshijë më parë të gjitha të dhënat e regjistruara në pajisjen pasive Pi2, pajisje e cila, me urdhër të drejtorit Ylli Zyla nuk ishte në administrimin e tij.

Email-i i këtij operativi, provon qartë se pajisja pasive Pi2 e instaluar në katin e tretë të Ministrisë së Mbrojtjes, ka qenë e ndezur, funksionale dhe, ka regjistruar gjithçka në një rreze prej 100 metrash. Kjo është arsyeja që operativi Ma.Ao. kërkon fshirjen e të gjitha të dhënave të regjistruara.

Komunikimi ka qenë intensiv mes operativit dhe ekspertit të “Verint”.

Operativi Ma.Ao. i kërkon me ngulm kompanisë “Verint” që të garantojë se të dhënat e regjistruara dhe të fshira nga hard disk-u, të bëhen të palexueshme, pasi ai t’i ruajë ato në një hard-disk të jashtëm.

Nga data 16 deri 29 shkurt 2012, në një seri e-mailesh të këmbyer, eksperti i “Verint” i sqaron operativit të SHIU-t se, të dhënat e regjistruara mund të rikuperohen me teknika të njohura lehtësisht, ndaj, për t’u siguruar që ato të jenë të palexueshme, duhet të zëvendësohet hard disku dhe më pas, të riinstalohet sistemi i operimit ‘Software’.

Operativi bindet dhe i kërkon kompanisë “Verint” të dërgojë ekspertë të saj për të ndërruar hard disk-un e pajisjes pasive Pi2.

Në një email-përgjigje, kompania “Verint” thotë se merr përsipër të realizojë ndërrimin e hard disk-ut në pajisjen pasive të përgjimit Pi2 dhe, përgatit e i dërgon SHIU-t propozimin ne vlerë për këtë shërbim, çmimet e pajisjeve-hard disk, instalimin e sistemit të operimit dhe, shpenzimet e udhëtimit apo “hakun e punës”.

Zbulimi  kësaj afere në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, denoncimi i saj nga opozita e kohës, ndryshojnë gjithçka duke vënë në alarm gjithë strukturën e SHIU-t.

Email-et intensifikohen dhe, tani, operativi Ma.Ao i kërkon kompanisë “Verint” që operacioni i pastrimit të të dhënave të regjistruara, duke ndërruar hard disqet, të përfshijë dhe pajisjen aktive Gi2-nën administrimin e tij.

Pajisja aktive ishte instaluar në makinën e SHIU-t me targa TR 2446 M dhe, për një kohë të gjatë është përdorur prej aty, duke mbuluar territorin në zemër të Tiranës, rrugët kryesore të saj, kryesisht ato ku ishin vendosur institucione publike vendase dhe të huaja.

Në 3 korrik 2012, operativi i SHIU-t Ma.Ao. i komunikon kompanisë “Verint” se, pagesa për zëvendësimin e hard diskut në pajisjen pasive të përgjimit Pi2, nuk do të bëhet nga llogaritë e SHIU-t, por nga llogaritë e një kompanie.

Në email-in e kësaj date, operativi Ma.Ao mundohet të bindë kompaninë “Verint” duke saktësuar se arsyeja ka të bëjë me faktin që drejtori i SHIU-t, Ylli Zyla, “është sulmuar politikisht”.

Pesë ditë më pas, në një tjetër e-mail, operativi i SHIU-t, Ma.Ao., insiston në ndërrimin edhe të hard diskut në pajisjen aktive të përgjimit Gi2.

“Verint” përgjigjet më 10 korrik me propozimin e detajuar dhe çmimin për këtë shërbim të ri, pra ndërrimin e hard disqeve në të dy pajisjet e përgjimit, aktive dhe pasive, instalimin e sistemit të operimit po aty; vlera totale e shërbimit 18. 578 dollarë.

Në një tjetër e-mail, operativi i SHIU-t, njofton kompaninë “Verint” se pagesa do te kryhet në dy pjesë dhe, pagesa e parë do kryhet më 11 korrik prej shtetasit Stefan Todhe në shumën 9300 dollarë.

Pagesa është kryer vërtet në degën e Tirana Bank në “Tirana e Re”, në shumën 9300 dollarë dhe nga ky shtetas.

Pagesa është refuzuar dhe nuk është pranuar nga kompania “Verint”, tamam për këtë parregullsi, ndërkohë që kompania po shiste tjetër mall të ri dhe që emërtohej qartë në dokumentet e saj të origjinës si hard disk.

Në e-mailin vijues, operativi i SHIU-t Ma.Ao. i kërkon kompanisë “Verint” që, eksperti i saj të mos zbarkojë në Aeroportin e Rinasit. Kompanisë i propozohet që eksperti i saj të zbresë në Podgorice ose Shkup, me qëllim “shmangien e kontrolleve të mundshme”. Kështu u bë në fakt, “Verint” e pranoi edhe këtë “sugjerim”.

Më 17 korrik, eksperti i “Verint” njofton se në Tiranë ka marrë hard disqe të njëjtë, pra vetëm për pajisjen përgjuese Pi2. Ai instalon në Pi2 Hard Diskun e duhur dhe sugjeron që një punonjës i SHIU-t të shkojë në Izrael për të ndërruar hard diskun tjetër.

SHIU i kërkon “Verint” të stimulojë një ftesë trajnimi për një punonjësin e saj që do duhej në të vërtetë të bënte tjetër gjë, ndërrimin dhe transportin e hard diskut për pajisjen aktive të përgjimit Gi2.

Operativi i SHIU-t Ma.Ao. njofton se nga SHIU do të udhëtojë për në Izrael punonjësi Oe.Mt. Ftesa përfshin si data udhëtimi 22-24 korrik.

Për habi, operativi Ma.Ao njofton “Verint” se punonjësi që po dërgohet në Izrael “nuk është në dijeni të operacionit që po zhvillohet për ndërrimin e hard disqeve” dhe i kërkon “Verint” që ai “të mos jetë në dijeni” edhe pas mbërritjes atje.

Punonjësi Oe.Mt udhëton më 22 dhe kthehet me hard diskun e duhur në datën 24 korrik. Instalimi i tij u krye nga operativi i trajnuar Ma.Ao në Tiranë.

“Skandal.al” disponon një kopje të faturës së “Verint” për Ministrinë e Mbrojtjes më datën 6 shtator 2012 për shërbimin e kryer, por ka të dhëna te besueshme se pagesa nuk është kryer nga kjo ministri, por nga një kompani tjetër, private, kompani e ekspozuar në publik nga opozita e kohës për përfshirjen në trafikun e armëve dhe municioneve e ku drejtori i SHIU-t,Ylli Zyla, kishte hisen e tij.

Në serinë e gjatë të emaileve, i fundit për këtë episod është i operativit Ma.Ao, i cili, njofton kompaninë “Verint” se hard disku u zëvendësua dhe se sistemi është funksional.

Kështu u zhduk çdo e dhënë që të dy pajisjet e përgjimit kishin regjistruar deri në korrik 2012.

Operacioni është i gjithi kriminal, ashtu siç edhe vetë përgjimi.

Ligji është shume i qartë, çdo pajisje përgjimi – edhe pjesë të tyre, e cila hyn në territorin e Shqipërisë duhet të regjistrohet në Prokurorinë e Republikës, e cila, me ligj, është autoriteti që jep leje e kontrollon përgjimet në territorin e Shqipërisë.

10 komente në “INVESTIGIMI/ Përgjimet në kohën e Berishës, gjithçka u fshi pasi u zbulua skandali”

  1. Kujtim says:

    Cfar te shkruash per keta bandit nuk kane lene gje pa ber Derra

    1. Lloji says:

      Athere i bie qe 80% e te burgosurve te jene me pak ose hič fajtore duke i krahasuar me krimet e ktyre!!! Tani po tallin carin apo si.

    2. Cimi, shoku i Melamin Beratit.....;-) says:

      RROFTE “QYTETARI DIGITAL” I DOKTORIT!!!!!!!!!!

  2. Qerimi says:

    PD theret gjithe kohen NATO . Por me kembe ka shkelur gjitheshka. Skandali eshte shume i madh. Ushtria ka pergjuar opoziten?! Ka dalur nga misjoni kushtetues. Jo vetem kaq por e ka futur vendin ne konflikt me NATON me parimet me te cilat ajo eshte ndertuar

  3. ALBAN DEGA says:

    Opinione

    CFARE I DINI SHQIPTARET O JU KRYE-KRIMINELET E SHQIPERISE !?

    – Gomare Hasi si Flamur Noka, lope Hollande si Lulezim Bashiqi, apo Feld- Mareshalle te UDB-es SE Beogradit si Sali Berisha… !

    – Partia shtet, Njeriu shtet apo Sovraniteti
    I Sovranit…. “Ne populli, Me popullin , Per
    Popullin” ?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Jeni te kapur ne flagrance nga kamerat dhe syte, nga mendja dhe shpirti i sakatuar nje populli te tere
    1-duke vjedhur 500 e ca milione te Autostrades se Kombit…
    A e dine Shqiptaret se kane paguar nga gati 100 milione dollare ne vit vetem per interesin stratosferik 12 per qind te kredise tregtare pasi FMN dhe Banka Boterore nuk pranuan te jepnin kredi me interes te ulet nen 4 per qind!?Sipas eksperteve te tyre, kostoja e saj ishte teper e larte dhe e fryre per shkak te kusarise dhe korrupsionit Berisha- Basha e co? Vetem interes! Kusari e trefishte!!!
    2 – duke hedhur ne ere e masakruar 26, duke plagosur qindra gerdecare te pafajshem perfshi edhe foshnja ne bark te nenes e pleq ne buze te varrit !?
    A e dini se ky ” aksident teknologjik” i Gjin Gjoneve e Saliqeve shqiptare klasifikohet si Krim Kunder Njerezimit ?!
    3- duke ekzekutuar pa vendim gjyqi kater, duke plagosur dhjetra e duke torturuar qindra protestues te pafajshem shqiptare me 21 janar 2011, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit” ku nuk kishte ekzekutuar as nazifashizmi e as komunizmi Shqiptar?!
    Krime kunder njerezimit dhe Konventes Nderkombetare te Gjeneves kunder Tortures te kapura me ze e figure nga deshmitaret me te padiskutueshem, nga kamerat e medias se lire e te pavarur shqiptare e nderkombetare!!
    4- duke fshire rregjistrimet e kamerave dhe serverin e brendshem te Kryeministrise qe u zbuluan nga maja e hetimit boteror syshqiponjat e FBI- se amerikane!
    5- duke kryer grusht shteti te mirefillte institucional me fyerje prej rrugaci Vicidoli Presidentin Bamir Topi dhe Kryeprokuroren e Republikes se Shqiperise Ina Rama per te penguar hetimet dhe per te fshehe krimin makaber ne flagrance atehere!
    6- duke perseritur grusht shtetin institucional safi vetem nje jave me pare kur me urdher te Mareshalit te UDB-se serbe dhe RIA-s – Agjencise Ruse te Informacionit,pjelle e kucedres sovjetike KGB te Putinit, Presidenti i PDSH-se Nishani, kreu i SHISH-it Ajazi dhe Kryeprokurori Llalla komplotuan kunder Kryeministrit, Kuvendit dhe Qeverise se nje milione votave!?
    7- duke mbrojtur nje Agjent te Milloshevicit dhe UDB- se serbe te kapur ne flagrance me dokumente me pohimin e nenshkrimin e vet si ish- ministri I Brendshem e deputeti i sotem i Sali Berishes, si korrieri i tij me ” Stanishicin, dajen e Damir Fazlicit, dhe vete Sllobodan Milloshevicit, qe e katapultuan ate ne krye te Shqiperise edhe me ndihmen e makartistit William Rajerson”, sipas fjaleve te ish- Presidentit te ndjere Ramiz Alia gjate visites se tij te fundit ketu ne SHBA.
    Flamur Noka eshte korrieri i Sali Berishes me UDB-en Serbe, por edhe me Podesten qe krahas PD-se lobon edhe per Beogradin!
    Jo pse Sales i ha Palla per nje hajvan si Muli por sepse ky di me shume se sa duhet per Berishen!
    Si eshte e mundur qe krye-kriminelet e Shqiperise Sali Berisha, Lulezim Basha, Flamur Noka na bejne jo vetem krye- telallin por edhe krye-prokurorin, like rye- gjykatesin … e dekriminalizimit ne Shqiperi?
    Cka e dini shqiptaret more krye- kriminela te Shqiperise!?
    Gomare si Flamur Noka, lope hollandeze si Lulezim Basha apo Feld- Mareshalle te UDB- Serbe e Beogradit si Sali Berisha!?
    Dorezojuni vullnetarisht Drejtesise para Reformes sepse perfitoni uljen me nje te treten e denimit!
    Keta socialistet e Rames dhe Metes kushedi se c’kane “kurdisur” me Obamen, Bidenin, me e Drejtesine dhe FBI-ne amerikane me Ambassadorin Lu …. qe dine me shume per ju se ju per vete!
    Mos harroni se Zoti Lu vetem kulturen dhe durimin qe ia keni sosur e ka kinez!
    Por shpirtin,betimin dhe misionin e ka 24 karat amerikan… Edhe kur jane mbrapsht si ne Irak apo Libi, ata e cojne misionin deri ne fund!
    E Reforma ne Drejtesi qe ata kane nise eshte po aq e bekuar sa edhe nderhyrja per Lirine e Pavaresine e Kosoves.
    Ajo do ti sjelle jo vetem shtetin, por edhe sovranitetin shtetit Shqiptar. Nuk mund te kemi asnjerin as tjetrin sa te kemi ligj mbi ligjin impunitetin dhe Saliqin!
    Si Obama edhe Biden, edhe Kongresi edhe ambasadori Lu Jane betuar me dore tek Zoti e Kushtetuta amerikane!
    Ne kapakun e saj shkruhet ” Ne populli, me popullin, per popullin…!
    De jure pak a shume thote ashtu edhe ajo e Shqiperise!
    De facto ajo eshte kthyer ne ” Ne Saliu, me Saliun, per Saliun…l”
    Nga Kushtetuta e Partise- Shtet per 45 vjet eshte kthyer ne Kushtetuten e Njeriut- Shtet, Sali Berisha tash e me shume se 25 vjet!
    Populli eshte sovrani, me sovranin e per sovranin” Jo me kusarin e per tiranin!
    A mund te kete sovranitet pa rrenjet e shpirtin e tij sovranin?
    Mos harroni as Zonjen e nderuar Vllahutin! Ajo nuk eshte Dora Bakojanis e Athines!
    Eshte “Dora Hekuri” e BE-se!
    Ua kemi pru ne maje te hundes me keta krye- kriminele makaber qe i kane korruptuar edhe vete fjalet korrupsion e Impunitet me korrupsionin e impunitetin e tyre te tejskajshem!

    Sent from my iPhone!

  4. evlloqija says:

    na gamuto tumana stu munia more saliqis.

  5. BUJARI JU DEGJON says:

    Te arrestohet sa me shpejt Prokurori i Pergjithshem,i cili me qellim nuk ben detyren,sepse eshte vete nje KRIMINEL!!!
    Parlamenti te mos fleje gjume,por te marre masat dhe vendimet e duhura!!!

  6. Albania says:

    Po mnaxhoranca cfare do te beje para ketyre fakteve: “Do te fryje syte! Nuk i le Sali UDBisti te marrin fryme, u le kopilin tek dera dhe keta nuk dine c’te bejne me tej, Saliu po u merr kohen, dhe buken nga dora! Turp per kete maxhorance qe ka Shqiperia!

  7. Xyz says:

    Po cfare po behet ne gjithe keto informacione qe zoteroke ti Mero dhe te tjeret pas teje? Nuk eshte per te ardhur keq qe pdeistet e shpellarit jane gjithmon ne sulm, ne maxhorance apo opozit qofshin!? Keta te tredhurit nga korrupsioni te ps natyrisht nuk kane ndonje arsye te jene aktiv. Po e shijojne plotesisht pasivitetin mendor dhe fizik te tyre. Dhe ne shpresojme…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje