Ambasadori amerikan Donald Lu, ka kërkuar sërish miratimin e reformës në drejtësi.
Duke folur në prezantimin e një sondazhi për korrupsionin në drejtësi, Lu tha se ka ardhur koha që politikanët të dëgjojnë zërin e popullit dhe të shohin se sa shqetësues mbetet niveli i korrupsionit në rradhët e politikës, gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Problemi më i madh i korrupsionit mbetet tek udhëheqësit e partive politike, prokurorët, gjykatësit dhe doganierët.
Nuk habitem aspak nga ky përfundim, ai tregon se populli shqiptar e kupton me vërtet se cfarë po ndodh me korrupsionin në vendin e tij.
Ka ardhur koha që politikanët ta dëgjojnë”, tha Lu në takimin ku u prezantuan rezultatet e sondazhit për korrupsionin.
Ai ka treguar edhe historinë tronditëse të një gruaje, si shembull i korrupsionit në drejtësi.
“Korrupsioni po mbush paratë e gjyqtarëve me para të pista.
“Korrupsioni po shkatërron jetët e qytetarëve shqiptarë.
Të fortët dhe të pasurit e blejnë drejtësinë, të varfërit janë viktima.
Një grua shkoi në sistemin gjyqësor, por vuajtjet e saj u shtuan më shumë.
Kam mbetur i prekur nga historia e saj.
Gruaja e dhunuar gjeti më shumë vuajtje nga drejtësia.
Gjykata i dha burrit të saj kriminel pasurinë, por edhe fëmijët.
Fëmijët përfunduan në duart e abuzuesit.
Arsyeja e këtij vendimi ishte thjesht korrupsioni”, tha ambasadori amerikan.
Fjalimi i plotë i ambasadorit:
Një nga arsyet pse më intereson kaq shumë korrupsioni dhe reforma në drejtësi është historia që kam dëgjuar për një grua shqiptare dhe se si një gjyqtar i korruptuar e privoi nga fëmijët e saj. Ajo ishte martuar me një burrë që e kishte rrahur për shumë vite dhe kishte qenë dënuar më parë për krime seksuale. Pas vitesh plot vuajtje, ajo gjeti më në fund guximin ta linte bashkëshortin për hir të sigurisë së fëmijëve. Kur shkoi në sistemin gjyqësor shqiptar për të kërkuar drejtësi, gjeti vetëm më shumë vuajtje. Gjyqtari i dha bashkëshortit të saj, një krimineli të dhunshëm dënuar për krime seksuale në të shkuarën, të gjithë pasurinë dhe kujdestarinë për dy nga tre fëmijët e saj. Kjo gjë i theu zemrën. E pse do vendoste një gjyqtar në favor të një personi të tillë? Një arsye e thjeshtë — korrupsioni.
Korrupsioni në drejtësi jo vetëm që i lejon gjyqtarët dhe politikanët të mbushin xhepat me para të pista; ai po shkatërron jetët e njerëzve të zakonshëm e të ndershëm. Të pasurit dhe të fortët e blejnë drejtësinë, ndërsa gratë, të varfërit dhe ata pa pushtet politik janë viktimat.
Sa nga ne kemi dëgjuar histori të tilla?
Këtë javë pata një diskutim me një politikan që pretendonte se populli shqiptar nuk e kupton dot vërtet debatin për reformën në drejtësi. Sinqerisht, kjo është tipike për arrogancën e politikanëve dhe të elitës shqiptare që besojnë se vetëm ata janë boll të zgjuar sa të kuptojnë çfarë ndodh në shoqërinë shqiptare.
Dhe nga e di unë se shqiptarët i kuptojnë reformat dhe problemin e korrupsionit? Për shkak të studimeve serioze të shoqërisë civile.
Për shumë vite, qeveria e Sh.B.A.-së, përmes USAID-it dhe tani përmes Programit të Komisionit për Demokraci, ka mbështetur këtë indeks për perceptimin e korrupsionit. Është kryer në mënyrë profesionale dhe me një numër të madh shqiptarësh nga mbarë vendi.
Raporti tregon pak përparim gjatë 12 muajve të fundit me një rënie prej 13 për qind të njerëzve që thonë se kanë pasur një përvojë vetjake dhe të drejtëpërdrejtë me korrupsionin.
Studimi vazhdon të tregojë se problemet më të mëdha të korrupsionit mbeten tek udhëheqësit e partive politike, prokurorët, gjykatësit dhe doganierët. Nuk habitem aspak nga ky përfundim që tregon se populli shqiptar e kupton vërtet se çfarë ndodh me korrupsionin në vendin e tij. Ka ardhur koha që politikanët të fillojnë ta dëgjojnë.
Së fundi, dëshiroj të falenderoj Drejtorin e IDRA-s, Auron Pasha, dhe të gjithë personelin e tij që ka punuar për këtë sondazh të gjithanshëm. Një nga arsyet pse besoj që statistikat e korrupsionit po përmirësohen është aktivizmi i grupeve të shoqërisë civile si IDRA.
Po, Lulu, kjo eshte drejtesia e Saliut tend dhe e Dhalles se Saliut tend, qe ju amerikanet i konsoliduat ne pushtet. Sa te kete Amerike do te kete drejtesi “salinjane” ne Shqiperi, per fat te keq !
Bravo Lu. .. bjeru kokes politikaneve o kriminelave se kriminela jane. Mua per shembull ma kan marr token pasi pala qe e mori ishte politikan e hajdut i PD… edhe me vendim prokurorie qe letrat i ka fallso. Pse e mori. ? Politikanet bejne cfare tu doje trapi. .. e ku do ankohesh. …. I mbron presidenti kapterri i PD gjygjtaret e PD. Ja prandaj nuk duan ta votojne reformen politikanet albanes…mjere ai qe perfundon neper gjykata.
te zgjuar tek ne more zLU,JANE BERISHA,BASHA,NOKA,FUFI,RISTANI , NISHANI etj PA U LARGUAR KETA NUK LUFTOHET KORRUPSIONI zLU.
Zoti Lu ! Boll me konstatime ! Luli Jari Edi Liri Sala jane te ghithe zagar qe zhinxhirat ja keni ju. E thjeshte! Terhiqjujani dhe si zagaret do rine urte dhe te bejne ate qe u keekohet. Shqipeeia te hy ne sistem
Keshtu e doni boten ju amerkanet, te nenshtruar, de dobet, te mbytur nga krimi, korrupsioni, dhe gjithmone me dore te zgjatur nga Amerika: “Please help us”. Ju dhe veglat tuaja te peshtira ne cdo vend te botes kane sjelle korrupsion, mjerim dhe lufte! Ndiheni te gjithpushtetshem ne planetin Toke. Por mos harro se ka nje Zot! Te gjitha perandorite kane nje fillim edhe nje fund!
ZOTI AMBASADOR ,
PO TE DHIMSET SINQERISHT POPULLI SHQIPTAR NDIHMOJE ATË,
DUKE…HEDHUR NJË BOMBË ATOMIKE.
VETËM KËSHTU MERR FUND AGONIA E NJË POPULLI NË HEKJE TË PA VARROSUR.
VDEKJA (BOMBA)KAPAK FLORIRI.
NYJA GORDIANE ZGJITHET VETËM DUKE PRERË DHE ZHDUKUR GJITHË NYJEN.
TO THE HAPPY FEW.
Investigoni mjeket kirurge te materniteteve dhe do cuditeni me vjedhjen galopante qe u bejne qytetareve. Nje nderhyrje per lindje me operacion i kalon 400.000 mije leket pa llogaritur qe pagesa fillon qe tek rregjistrimi e me radhe. Ju garantohe se nuk kan ndroje fare per ti marre paratesepse ata ,mjeket e !onsiderojne detyrim. Korrupsion,korrupsion dhe qej,qejf ,vyajtje,vuajtje.
Nje si ky duhej prokuror….po pse se japim gjithe drejtsine me koncesion..
a kta imperjalistet amerikan qe der dje benin bllokad kunder shqiperis ,lules se ballkanit,tash po vazhdojn me propogand armiqsore antishqiptare,kunder kombit shqiptar,kur dihet qe kombi shqiptar esht me I lashti,me I bukri,me I nershmi,me I gjati,me bjondi,me I zgjuti,me trimi,me luftaraku,me paqsori,me puntori,ne univers.
kombi shqiptar barazohet vec me alienet,per nga zhvillimi,se me kombet e tjer nuk krahasohet fare,i ka len mbrapa qysh n koh t pordhes.
kta imperjalistet amerikan qe der dje dergonin edhe diversanta kunder kombit shqiptar tash po perpiqen ti ven gur nen rota unitetit ton kombtar.bisneseve tona,zhvillimit ton te pavarur.
jemi I vetmi komb qe gjejm rrug dhe menyra origjinale per tu pasuru. dhe nje nga kto menyra esht drejtsija. a ka gjo me t mir sesa me mush xhepin me pare?
edhe shqiptart ate po bejn. po pasunohen,gje qe si pelqe armiqve tan imperialist e revizjonist/.
por kombi thot “qent le te lehin KARvani te shkoj perpara”
ecen KARvari shqiptar ecen…
perpara neper tynele kombtare e nderkombtare
can perpara si skifter
pirdh o pirdh se do lirohesh
pirdh dhe dhi se do shtrengohesh
pirdh e dhi e qi
o ambassador Li
se na dhjeve duke qesh
leshi bythes bo pershesh
llap me goj e pirdh me byth
shqipetart jan tu kcy skic
Zoti LU eshte fakt qe keto 25 vjet ne shqiperi politikanet shqipetare mendojne se jane te zgjuar sepse Amerika dhe Europa i ka mesuar te bejne keshtu dhe ju zoti LU nuk jeni te sinqert me shqipetart e thjesht e te ndershm qe paguajn taksat dhe kane koh qe presin drejtesin ne kete vend pse Amerika vazhdon te mbroje Salih Berishavicin me gjith krimet ,shkaterrimet thirrjet qe bene cdo te enjnte ne parlament per dhune dhe rrembim armesh ku provat jane uleritse se ky njeri dhe banda e tij e veshur me petkun e politikes qe i thone vetes parti demokratike kane qen dhe jane kunder shqipetareve dhe shqiperis dhe kane 25 vjet qe e kane deshmuar se keta jane vetem per shkaterrim ne nje vend normal do te mjaftonte vetem viti 97 qe Salih Berishavici te kalbej ne burg po gerdeci,21 janari , vjedhja uleritese e 220 milion eurove tek rruga e kombit ,shitja e detit ,zhdukja komplet e arsimit profesional duke lene nje brez te ter rrugeve te europes pa shkolle e pa zanat keto dhe sa e sa te tjera ,tani na thoni a e voton ky bajloz i zi reformen ne drejtesi ?? une them se jo prandaj zoti LU lerni lojrat reforma ne drejtesi duhet te behet pa kompromis dhe reforma qe shqipetaret presin eshte ajo ku Salihu, Lyli ,Topalli,MULI te jen mbrapa hekurave ,,,,perndryshe edhe kjo do te jete thjesht pazar politikanesh dhe tallje per shqipetaret
Keto fjalime jepi te eproret e tu e te perendimoret e tjere, qe vene jashqitjet e popullit (me nder politikanet) per te drejtuar Shqiperine e ka 25 vjet, qe po e shkaterrojne, jo “drejtojne”.
Populli shqiptar eshte rrace e paster, inteligjent, punetor, mikprites, por kur nuk ekzistojne ligjet, varferia eshte ne ekstrem, nuk funksionon shteti dhe evulon korrupsioni, normal qe populli do shperfytyrohet.
Zotrote, lereni minimumi per nje 10-vjecar Ameriken rrumpalle dhe ne skamje, ose Zvicren, Suedine….etj, pa ligje dhe rregulla, pa pune, pa drejtesi, pa shendetesi…. etc. Do kthehen ne xhungel si Shqiperia? Si thua zotrote??????
Zoti i nderuar Ambasador LU. Popuulli i ka kuptuar keta Katovicare qe ne vitin e pare ,mbas renijes se murit te Berlinit.. I kemi pare si veprojne, si luajne me njeri tjetrin, tallen, tronditen , zhgaraviten per reformat , per zvaritjen, inkuadrimin e shqiperise ne BE. Nuk ju intereson inkuadrimi ne BE se fillon diktati , zbatimi i ligjit nga BE.. , Nuk i intereson reforma ne Drejtesi, se i dine shume mire se cfare i pret dhe do jete dominino, per te gjithe kapot gangstere e te papergjegjshem politikane miliardiere , nga te gjitha njgjyrat ,sic shkruajne gazetaret ,kurse per popullin jane vetem me nje njgjyre, me nje trup te vetem dhe me nje ideal.. Shkelin Kushtetuten , te drejtat e njeriut posacerisht per pronat. Po nuk u hapen dosjet e sigurimit, dhe po nuk shkoi PRONA tek i zoti, shqiperia do ngeli xhungel, ne dore te mafjes dhe rrufjaneve anti shqiptare, qe sa vjen me keqeardhje eshte ne malore dhe nuk parashikohen pershkallezimi dhe rrevolta popullore, ku shqiptarit te ndershem i ka shkuar thika ne palce. Ju faleminderit Zoti Ambasador , mirenjohje e rrespekt te thelle USA.
Zoti ambassador,per te dhene shembullin,duhet qe edhe ambasaden tuaj ta dekriminalizoni,sepse ju e dini mire,qe keni shume punonjes,ish punonjes te sigurimit te shteteit.Fillojeni se jeni shume vone dekriminalizimin dhe ndaluno qe keta punonjes te mos ndihmojne me ne dergimin e ish kolegeve te tyre,te shkojne ne amerike per endrim te perhershem.Thone se ne amerike ne tre shqiptare,dy jane ish sigurimsa.Pergjegjesija eshte e ambasades tuaj.Veprimi tuaj do inkurajoje edhe partite shqiptare.
Po kur i tregon penicilines per historine e asaj gruas qe jeni prekur aq shume ai si te pergjigjet degjo mue genjen. Shko lut penicilinen shko se do ta beni reformen ne drejtesi. Shkoni zoti Lu shkoni.
po do te vije nje dite qe politikanet e tanishem do te habiten ku ne krye te vendit do te jete nje parti e vogel, si greqia
Ketu ka 26-te vjet qe nuk ka drejtesi, ketu ka vetem padrejtesi kjo eshte ceshtja. Mut njeri, kake tjetri dhe kush jane keta duke filluar nga SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA jane disa horra dhe vagabonda qe nuk bene asgje per te ngritur ekonomine e vendit dhe mireqenien e popullit.
Se kuptoni se jane te gjithe njelloj, pamvaresisht se kush eshte ne pozite, ne pushtet dhe ne qeveri dhe lidhja eshte qarte dhe e sakte trinomi PD + LSI + PS. Kjo eshte ceshtja.
RILINDJA nuk eshte asgje me shume se RIVDEKJA e ketij populli nga keto palo gangstera dhe mafioz, nje gje mire dhe supermire kane bere shkaterrimin, shperdorimin dhe grabitjen e ketij vendi dhe ketij populli per ta derguar atje ku nuk mban me. Tani edhe shprehja THANAS SHTRENGO RRIPIN per ne shqiptaret eshte jashte realitetit demode.
Mendimet e disa palo simpatizante dhe militante kujdo partie qofshin nuk merren parasysh sepse i eshte bere lavazh trurit te tyre dhe flasin si flet kryetari dhe nuk shohin interesat e tyre edhe neqoftese ja fusin, i tallin. Pra, jane thjeshte bastione kalbesirash, qe nuk i hyjne kerkuj ne pune. Tung.
Z Lu i, per inteligjencen e nje populli , flete nje fatkeq , qe I mungon inteligjenca.
Historikisht , fitamtari ka gjithmone te drejte . Sikur Hitleri te kishte fituar luften do kishte te drejte . Amerika ne Shqiperi me Rajersonin perfaqesues fitoi betejen dhe zotrite ke te drejte te thuash cfare te duash . Problemi qendron se antishqiptari qe Rajersoni zgjodhi , nuk kenaqet duke I puthur doren , ai kerkon t’i puthni kembet , me qene se zotria juaj nuk po I puth kemben Salihut , flisni per popullin shqiptare . Ha , ha se ti nuk ha kote !
Para disa ditesh Sali Killeri tha:”Nje Ambasador i nje vendi te huaj(emrin e te cilit nuk e bej publik per arsye etike ) me tha se Rama ka thene ashtu e keshtu e …bla bla.”Tani nje Ambasador,ne kete rast z.Lu thote te kunderten.”Nje Politikan Shqiptar(te cilit per arsye etike nuk ja bej emrin publik) me tha se Shqiptaret jane budallenj dhe nuk e kuptojne rendesine e Reformes ne Drejtesi”.Kjo eshte pergjigja me te njejten monedhe qe i kthen Ambasadori Amerikan Shpellarit te Vucidolit.