Rama, ironi me akuzat e Berishës: Sikur të ishim duke thithur drogë unë me Pandin në vend të kafesë…

4 Qershor 2016, 20:31Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama nuk pushon së ironizuari ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa ka folur sot në Forumin e Gruas Socialiste mbi akuzat e demokratëve.

Duke iu përgjigjur me ironi çdo lajmi të opozitës për qeverinë, Rama është ndalur në sistemin gjyqësor duke mos kursyer asnjë kritik, por sipas tij nëse qeveria është një bandë kriminele, si ka mundësi që kjo pritet të BE, SHB dhe më gjërë, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë dhe akuzat e opozitës.

Sikur të ishim duke thithur drogë në vend të kafesë, unë me Pandin p.sh, pastaj shtrojmë dreka me gjakun e popullit, pastaj në darkë numërojmë me makina paratë se nuk i numërojnë dot me dorë, atëherë këta duhet të ishin në revolucion për të votuar reformën në drejtësi.

Nuk kërkojnë këtë, kërkojnë që si t’i rregullojnë gjërat dhe gjërat mos ndryshojnë.

Nëse ne do ishim kjo banda, parafytyroni ju si mund t’i kishim përdorur gjyqtarët dhe prokurorët, mund të dënonim çdo shenjt. 

Shikoni ç’po ndodh në gjykata, goditet qeveria, interesi publik pa asnjë gajle dhe kjo është arsye.

Dhe e fundit si ka mundësi që organizata jonë kriminale është e mikpritur në Bruksel, Washington dhe në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti dhe mbështet 100% nga ekspertët për reformën në drejtësi?

Si ka mundësi që organizata kriminale do atë që do Amerika dhe Bashkimi Europian? Si shpjegohet?”, ironizoi Rama ish- kryeministrin Berisha dhe opozitën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje