U zotua publikisht për një video-skandal, rrjeti tallet me Artur Zhejin

4 Qershor 2016, 17:50Politika TEMA
U zotua publikisht për një video-skandal, rrjeti tallet me Artur

E kemi vënë re  shpesh herë që gazetarë apo opinionistë të ndryshëm të cilët debatojnë mbi ngjarjet politike të tejkalojnë diskutimin e tyre nga argumentet e ngritura mbi fakte në gjëra të cilat qarkullojnë në pjesët marzhinale të shoqërisë, në debate kafenesh, etj.

Rrjetet sociale kanë etiketuar gazetarin dhe opinionistin Artur Zheji duke e cilësuar si gazetar thashethemexhi dhe mashtrrues publik. Ky perceptim për Zhejin ka ardhur pas një deklarate të tij në emisionin “Opinion”.

Gjatë një debati të kryer mes gazetarësh për dorëheqjen e kryebashkiakut Elvis Rroshi, Zheji ka lëshuar një deklaratë ku është shprehur se atij i kanë dërguar sekuenca të një video-je ku shfaqej një ministër i qeverisë i cili kryente marrëdhënie me një tjetër person të seksit mashkull.

Ai vazhdoi më tej kur tha se sekuencat ia kishte vënë në dijeni gazetari Mentor Kikia. Mirëpo pa kaluar pak, gazetari Kikia e ka përgënjeshtruar deklaratën e Zhejit. Edhe fotoja që Zhei tha ka publikuar në portali, ishte e tabloidit”The Sun”.

Mirëpo Zheji nuk u mjaftua me kaq, ai tha se për videon janë ofruar 200 mijë euro, në mënyrë që ajo të mos publikohet.

Rrjetet sociale kanë “kryqëzuar” Zhejin  duke u nisur nga arsyetimi se një gazetar duhet të flasë me fakte konkrete, jo me fjalë lart e poshtë.

3 komente në “U zotua publikisht për një video-skandal, rrjeti tallet me Artur Zhejin”

  1. Pikolalo says:

    I paskan mbaruar Çipsat Zhejit

  2. adi says:

    thjesht
    jemi nje vend i mare fund.
    patjeter qe nuk do mungonte as hashshi mbas parlementareve krimenele e tutore prostitutash drogmene e mashtrues hajdute me cizme e pa breke qejflinj pjeshkash e kastravecesh
    tani nuk mund te kemi me as rilindas krenariste se nuk munden me perballe gjemes rilindase
    tani rilindasit jane katandisur thjesht ne kanabiste.
    “corriere della sera” gazeta me prestigjoze ne itali shkruan se sivjet shqiperia ka aritur nje sasi te papare hashashi kure me pare qe llogaritet ne mbi 120 ton.
    pse nuk e sjell avionin italian rama per monitorim nga ajri te hashashit sic ka ardhe cdo vit ne keta 10-12 vitet e fundit?????
    ndersa mavrite rilindas kane ngelur vetem fillikat ne doren dhe humorin e berishes (bashes) per reformen cudiberese ne drejtesi, jane gati ti japin cdo gje vetem ne kembim te meshires qe ata te kene me rilindasin rama. nuk e di rama qe do zhgenjehet edhe rilindasi i fundit krenarist dhe kanabist ???? patjeter qe e di po thjesht di pak me shume e di se ata qe e mbeshtesin jane pak shume pak dhe nuk i intereson nese dhe publikisht lepin apo shkel ato qe ka thene deri me sot e rendesishme eshte qe rama te shpetoje per vete lekuren dhe te kapi ca te kapi deri ne zgjedhje.
    nderkohe hashashistet rilindas mund te enderojne dhe pak deri ne zgjedhje ,apo me ca duket me shpejt dhe kur te zgjohen nga gjumi hashsashist do jene te paret qe do kerkojne koken e rames kur me ne fund do kuptojne se si kane qene lolo te nje tallje trapi me permasa epike.
    e pastaj ne fund do bertasin sic bertasin legenet qe fajin e ka politika.

  3. ALBAN DEGA says:

    Opinione
    MARIONETAT ….

    Sabelotodo es sabelonada, thone spanjollet

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ata dine gjithcka… Gjithcka e per gjithcka… Jane mjeshter e specialiste, eksperte e njohes te shkalles me te larte, fjala e fundit e politikes e ekonomise , artit e mjekesise , kultures e arsimit, te financave e ceshtjeve ushtarake, te shkences e te teknikes … te armeve kimike edhe atyre termoberthamore… Ata dine e njohin gjithcka. Enciklopedi e gjalle e cdo fushe
    Shume pak…. Nuk do te jete e larget dita kur do te na shpikin ndonje arme te re… apo mrekulli te tete te njerezimit.
    Te njejtat fytyra. Te njejtat fjale. Te njejtit persona… Kurdo e kudo. Tek Topchanal e tek Klani. Ne Vizion Plus e ne Koha TV… Ne RTSH e ne RTK… Kudo e kurdo. Per gjithcka e per cdo gje. Lum Shqiperia e Kosova, lum Maqedonia e Mali i Zi, lum Lugina e Presheves e lum Cameria, lum shqiptaria qe i kemi.
    Sabelotodos… Ata qe dine gjithcka, thone spanjolle per keta sojesez analistash e publicistash, gazetaresh e rrota…k…, sipas gjuhes celulare te Fatos Nanos me mikun dhe servilin e tij Zheji

    Deliri i madheshtise apo deliri i marrezise

    Xhorxh Uashingtoni e Winston Churchilli, Abraham Linkolni e Sharl De Goli, Bill Klintoni e Toni Bllejer, Henri Kisingeri e Ten Hsiao Pini, Golda Mejer e Mahatma Gandi… Albert Ajnshtajni e Isak Njutoni, Bill Gejtsi e Steve Jobsi… Sulzburger e Larry Kingu… Skenderbeu e Nene Tereza …., ” The New York Times” e “ The Times”, CNN e BBC… Euronews e Raiuno… jane nje hic para tyre.
    Lum si ne shqiptaret qe i kemi keto koka te medha .
    Ketu e gati 150 vjet me pare rilindasi mendjendritur Sami Frasheri ka bere radiografine e shkelqyer te kesaj mendesie dritshkurter shqiptare:
    – Cdo shqiptari i duket vetja i perkyrer , por mjafton te degjoje vetem pese per qind te asaj qe mendon ai per vetveten nga goja e dikujt tjeter dhe ai eshte i kenaqur.
    A mund te gjesh pershkrim e vezhgim me te perkryer per delirin shqiptar te madheshtise se ky i Sami Frasherit. E sic thone amrikanet Deliri i madhshtise nuk eshte vecse deliri i marrezise.

    He si tu duka… !?

    E sa dalin nga mejhanet e kurverise apo kamerat e TV-se, nga ditlindjet apo vdekjet, nga gazmendet apo deri edhe funeralet .. si askush tjeter ne shqiptaret pyesim familjaret apo kanakaret, dashoret apo inatcoret, shoket apo miqte….
    – He si tu duka !?
    U jane merzite edhe grave e femijeve te vet ne shtepi qe mezi presin te perzene prej sysh.
    Na cajne menderen dite e nate, nate e dite sa ne nje ekran ne nje tjeter, sa ne nje gazete ne nje reviste me te njejtat llogje Kavaje apo pallavra Paruce.
    U jane merzite e shkaktojne alergji tek shikuesit e lexuesit qe mezi presin te mbarojne perrallat e tyre ruse me salce kineze apo nderrojne kanale per te shpetuar prej marrezive te tyre.

    Pse !?

    Pergjigjen e keni tek “Opinionet” e 30 janarit 2014 te Blendi Fevziut me Ministrin e Brendshem Saimir Tahiri ne Televizionin “Klan” dhe tek kronikat e séances se djeshme te Kuvendit Popullor te Shqiperise. .
    Tre prej ketyre “yjeve” te analizes mediatike shqiptare Artur Zheji dhe Artan Hoxha dhe Blendi Fevziu dora vete jane deshmia me e qarte e marrezise jo vetem te medias, por edhe te krejt politikes dhe mendesise shqiptare.
    Skenat e fjalimeve ala Fidel Kastro te Sali Kadafit, replikat pafund te tij me cilindo qe mendon e vepron ndryshe nga mendja e tij e cartun, kacafytjet verbale te sejmeneve te tij sipas porosive dhe urdherave te tij ne altarin e demokracise shqiptare, Kuvendin e Shqiperise ishin preludi dhe udhezuesi i “Opinioneve” te Fevziut.
    Ekranet e celulareve te tyre jane edhe vete ekrani i persosur i marrezise dhe mendesise se pandryshuar ketu e gjithhere shqiptare te stigmatizuar aq sakte nga Samiu i madh ketu e 150 vjet me pare. Eshte ekrani i turpit jo vetem i medias por edhe politikes, i mendesise se marre, shkurt i krejt marrezise shqiptare.

    Pasqyra e marrezise shqiptare

    Ekranet e filmuara te celulareve te ish- kryezedhenesit te qeverise dhe shtetit shqiptar Artur Zheji, “ish- kandidatit surprise” te Sali Berishes per President i Shqiperise Artan Hoxha, jane deshmi e gjalle dhe pasqyre reale e kesaj marrezie shqiptare.
    Ato jane denoncimi dhe demaskimi i persosur i krejt mekanizmit te lidhjeve okulte e marredhenieve mafioze midis politikes dhe medias, i pushtetit politik dhe atij mediatik, i korruptimit total te te gjitha hallkave te pushteteve ligjor, zbatues, juridik, mediatik… i pushteteve numer nje, numer dy, numer tre, numer kater… i te gjitha pushteteve reale ne Shqiperi.
    “Yjet” e medias shqiptare e marrin ndricimin , guximin, frymezimin, udhezimin, veprimin, komandat, urdherat nga dy dinosauret, nga dy kucedrat e politikes shqiptare te 23 vjeteve te fundit Fatos Nano dhe Sali Berisha, nga klanet e pjella e tyre e deri niperit e mbesat, tek dhenduret e kollovaret e tyre.
    Nuk eshte fjala vetem per Blendi Fevziun e Artur Zhejin, per Artan Hoxhen e Prec Zogajn, per Henri Cilin e Cim Peken, per Sazan Gurin e … por edhe per deputete e ish- ministra qe nga Arben Imami e Enkeled Alibeaj, Kastriot Islami e Albana Vokshi, Majlinda Bregu e Genc Ruli… per cdo hallke te klaneve politike Berisha- Nano, fatkeqesia e politikes, ekonomise, financave , fatkeqesia e mallkimi i shqiptareve dhe Shqiperise si shtet ne keto 22 vjet e fundit.

    Miti dhe realiteti

    Secili prej ketyre hallkave mediatike e politike u duket vetja i perkryer, sic thoshte Samiu . Jo vetem kaq, por dhe si koka Zeusi, Sabelotodo. Ky eshte miti. Po realiteti!/
    Realiteti eshte ai i ekraneve te celulareve te Hoxhes dhe Zhejit, te Fevziut, dhe Cilit….
    Realiteti tregon qarte se secilit dhe te gjithe ata vec e vec apo te marre se bashku nuk jane gje tjeter vecse marioneta, kukulla qe komandohen nga Berisha apo Nano, Nano apo Berisha , fatkeqesia e Shqiperise.
    Si te tille edhe keto marioneta jane jo vetem fatkeqesia e vetvetes, por edhe e shqiptareve dhe Shqiperise qe jane te detyruar te degjojne llogjet, porosite urdherat, komandat pa fund te Nanos e Berishes, te Berishes apo Nanos.
    A nuk u kujtojne keto skena turpi e marrie mbledhjet e dikurshme te Byrose Politike e plenumeve te KQ te PPSH-se, RTSH-ne qe ne fakt ishte e RTPPSH-se kur te gjithe gerxhot e tyre flisnin si ai Qoftelargu, thoshin cka u thoshte ai Qoftelargu, lavderonin apo ndeshkonin, syrgjysnosnin apo varrosnin per se gjalli apo se vdekuri cilindo qe donte vetem ai Qoftelargu, dora vete. I vetmi ndryshim ishte teknologjia por jo produkti. Atehere nuk kishte celulare…
    Marionetat jane shume me te vjetra se celularet… Ato mbeten marioneta. Jo dosido!
    Marioneta qe dine gjithcka… Sabelotodos… Sabelotodo es sabelonada, thone spanjollet.
    Pra, ata qe dine gjithcka nuk jane gje tjeter vecse ata qe nuk dine asgje !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje