AP: Uashingtoni rrit presionin ndaj opozitës shqiptare për reformën në drejtësi

4 Qershor 2016, 10:49Politika TEMA

Associated Press shkruan se Uashingtoni zyrtar ka rritur presionin e saj mbi opozitën shqiptare për miratimin sa më shpejt të reformës në drejtësi.

Në një artikull të botuar mbrëmjen e djeshme AP citon edhe telefonatën e ndihmës-sekretares së Shtetit Victoria Nuland ndaj Lulzim Bashës.

“Reforma në drejtësi është prioriteti më i madh për progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”, citohet të ketë thënë Nuland.

Një ditë para telefonatës së Nuland, ishte Johannes Hahn që kërkoi miratimin sa më shpejtë të reformës në drejtësi, vijon artikulli i AP.

“Pavarësisht vizitave të rregullta dhe këmbënguljes së ambasadorit amerikan Donald Lu dhe asaj të BE, Romana Vlahutin, demokratët nuk bien dakord për miratimin e draftit të reformës në drejtësi, pavarësisht se kishin rënë dakord parimisht kohë më parë. Votat e demokratëve janë të domosdoshme për miratimin e reformës në drejtësi”, shkruan AP.

4 komente në “AP: Uashingtoni rrit presionin ndaj opozitës shqiptare për reformën në drejtësi”

  1. epoch says:

    Uashingtoni duhet ta shkermoqi Digen me korruption Berisha
    pasi dukshem po ndal vrrullin e verrshimeve te Enderave te Shqipetareve.

  2. i huaji says:

    kame paralajmru per kete para disa muaj,por tani ky moment i ngjan si ne rambuje ne rastin e kosoves,ku millosheviqi nuk e pranoj,nese partit shqiptare nuk pranojn, shqiptare me vjen keq por situata e bukure gjeopolitike qe gjenden tani per shqiptaret do te ndryshoj dhe pas kesaj mund te ballafaqoheni edhe me qeshtjet tjera kombetare te palakmueshme duke ju falende mos koperimit te partive tuaja te mjera dhe kokeforta qe urrehen edhe nga Kriuesi,keto parti politike parapelqejn te jene robe te roberve sesa te jene zoteri te tyre me ndihmen e Zotit dhe sebepeve te tij qe jane amerika,britania dhe unioni europian

  3. Sul Pumi says:

    Faleminderit Amerikes e Europes qe po na ndihmojne , por per kete katrahure te dhimbshme , qe kane bere katovicaret e ketyre 26 viteve , kemi faje shume te madhe ne te gjithe masa e gjere . Popull kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje