Partia Demokratike me draftin e ri të saj kërkon që politika të dominojë drejtësinë, duke këmbëngulur që presidenti, KLD aktuale, Gjykata Kushtetuese aktuale, duke përjashtuar Këshillimin e Emërimeve të Drejtësisë. Një përpjekje për te vendosur diktatin e politikës mbi emërimet në drejtësi dhe filtrimin apo “vetingun” e gjyqtarëve dhe prokurororëve.
Reforma në drejtësi tashmë ka ngecur, pas zvarritjeve të PD-së.
Kur u mendua se kishte marrë udhë dhe miratimi i reformës në drejtësi pas miratimit në parim dhe nga opozita dhe kur ishte në përfundim miratimin nen për nen, në mënyrë të papritur PD propozoi një draft të ri të sajin, me kërkesën për ta diskutuar dhe shkrorë më draftin final të Komisionit të Venecias.
Elementi bazë i draftit të propozuar nga PD është se përqëndron kompetencat e saj Gjykatës Kushtetuese.
Ndryshe nga Gjykatat e zakonshme, Gjykata Kushtetuese ka një përbërje politike për shkak të përzgjedhjes së anëtarëve të saj.
Shumica e anëtarëve të tanishëm të kësaj gjykate janë përzgjedhur gjatë qeverisjes së mazhorancës së mëparshme, opozita e sotme.
Pa gjykim për anëtarët të tij, përqëndrimi i pushtetit në Gjykatën Kushtetuese, siçshtë propozuar nga drafti i paraqitur nga opozita kohëve të fundit, paraqet pyetje serioze të paanshmërisë politike po aq dhe koorporatizmi.
Kjo ndodh veçanërisht kur i njëjti grup gjyqtarësh të përzgjedhur nga shumica në Kuvend përgatisin listën për gjyqtarët e tyre, duke krijuar kështu një rreth të pafundëm koorporatizmi dhe ndikimi politike krijojnë të njëjtë grup paraprak i cili u votua në rradhë të parë.
Ky rrezik ka qenë gjithashtu i paraqitur sipas mendimit të Komisionit të Venecias, i cili specifikon në mënyrë të qartë rëndësinë e Komisionit profesionale dhe të paanshme që përgatit listën e kandidatëve .
Komisioni i Venecias ka fiksuar në draftin final që “emërimi i gjyqtarëve kushtetues nga institucione të ndryshme shtetërore ka avantazhin e mbrojtjes së emërimit të disa anëtarëve nga aktorët politikë”.
Pjesëmarrësit e Këshillimit të Emërimeve të Drejtësisë, në përzgjedhje të kandidatëve që do të emërohen nga President dhe Kuvendi më tej pakëson dhe më tej rrezikun e emërimeve me natyre politike.
Ndërkohë Venecia saktëson se duhet të kërkohet opinioni i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për 3 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që zgjidhen nga Gjykata e Lartë dhe Gjykata Administrative.
Por formula e propozuar nga ana e draftit të ri të opozitës çon në kontrollin politik të sistemit, sidomos duke pasur parasysh kontekstin shqiptar dhe të gjithë qëllimin e reformës në drejtësi.
Kjo evidentohet në faktin që drafti i PD kërkon që “anëtarët e emëruar nga Kuvendi votohen me mazhorancën e 3/5 dy herë radhazi, në rast se për herën e tretëkjo mazhorancë nuk arrihet, atëherë 3 kandidatët e parë nga lista emërohen automatikisht”.
Pra drafti i propozuar nga PD ka përjashtuar Këshillimin e Emërimeve të Drejtësisë dhe ndoshta ky është qëllimi.
Ndërkohë që stonon dhe tek zëvendësimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që ai të jetë çdo tre vjet.
Ndërkohë që Komisioni i Venecias kërkon mandat 4 vjeçar pasi do të kishte ndihmuar në uljen e riskut të dominimit në GJK të një fraksioni brenda anëtarëve të tij, në çdo kohë të caktuar, meqë dy mandate 3 vjeçare mund të përfshihen brenda një periudhe zgjedhore, ndërsa kjo nuk është e mundur nëse mandati është 4 vjeçar.
Një kundërshti tjetër e PD me Komisionin e Venecias është përsa i përket zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe çështja e shumicës së cilësuar.
Në lidhje me anëtarët jo gjyqtarë, procesi i nominimit (kandidimit) të tyre është po aq i rëndësishëm sa metoda e zgjedhjes së tyre.
Distanca e tyre nga politika mund të sigurohet nëpërmjet një procesi të hapur dhe transparent nominimi, me nismën e organeve të pavarura nominuese (universitete, OJQ, dhoma avokatie, etj) dhe të përfundohet nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi,që përbëhet nga anëtarët e gjyqësorit.
Ky proces nominimi duhet të bëjë të mundur që Parlamenti të detyrohet të bëjë një përzgjedhje mes kandidatëve më të kualifikuar dhe jo të emëruarve politikë këmbëngul Komisioni i Venecias në opinionin final.
Ndërkohë që drafti i ri i PD, vepron në kahen e kundërt teksa kërkon që “anëtarët jo gjyqtar janë të përzgjedhur nga Parlamenti, bazuar në metodën e vendeve të rezervuara ku dy anëtarë janë përzgjedhur nga lista e maxhorancës, dy anëtarë janë përzgjedhur nga lista e opozitës, dhe një anëtarëështëpërzgjedhur me 3/5 e votave të mazhorancës në Kuvend, nga një kandidatë i propozuar nga shoqëria civile, nga lista e përgatitur nga Gjykata Kushtetuese”.
Kjo i jep ngjyrim tërësisht politik institucionit.
Opinioni i Komisionit të Venecias thotë se një model tjetër i zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor ka të bëjë me krijimin e dy listave alternative të kandidatëve- një nga koalicioni qeverisës dhe një tjetër nga opozita.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të rendisë kandidatët dhe do t’i dërgojë të dyja listat në Parlament, i cili më pas do të zgjedhë tre kandidatë nga “lista e shumicës” dhe dy nga “lista e opozitës”, në të dyja rastet me shumicën e cilësuar me 3/5.
Çdo model ka avantazhet dhe disavantazhet e tij. Komisioni i Venecias thekson që i takon ligjbërësit vendas që të përzgjedhë sistemin që së pari do të sigurojë përzgjedhjen paraprake të kandidatëve më të kualifikuar nga një trupë e përshtatshme ekspertësh, dhe së dyti do t’i japë opozitës mundësinë që të ndikojë në zgjedhjen nëpërmjet kërkesës për shumicë të cilësuar ose në ndonjë mënyrë tjetër.
Ndërkohë që PD eliminon Këshillin e Emërimeve të Drejtësisë në favor të Gjykatës Kushtetuese.
Pra në të gjithë elementët e draftit të PD për reformën në drejtësi dominon përpjekja që drejtësia të jetë gjithnjë e kapur nga politika.
Kjo është e qartë kudo që Kuvendi ka kompetencën për të votuar gjyqtarët si për shembull në Gjykatën e Lartë.
Ajo që pëpiqet fort PD më draftin e ri është që KLGJ të krijohet brenda një viti të hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe për pasojë KLD vazhdon aktivitetin e tij deri në fund të mandatit të Presidentit, ndërsa ankimimi mund të bëhet në në Kushtetuese.
Sipas këtyre dispozitave do të thotë se rivlerësimi i gjyqtarëve do fillojë të paktën një vit pas miratimit të Amendimeve Kushtetuese.
E njëjta gjë vlen edhe për gjyqtarët e Gjykatën e Lartë. Sidoqoftë, mund të zgjasë edhe më shumë duke patur në konsideratë që sipas propozimit, edhe anëtarët e KLGJ do të rivlerësohen.
Është e paqartë se ku do të ankimohen anëtarët e GJK pasi të jenë rivlerësuar. Në rast se GJK do të rivlerësohet si do të shqyrtojë ajo në të njëjtën kohë ankimet? Përgjigjja e kësaj pyetja mbetet e paqartë nga propozimet e reja të opozitës.
Në rastin e GJK, mund të ndodhë që e njëjta gjykatë (GJK) e cila është e përfshirë në procedurën e emërimit, do të përfshihet edhe në ankimimin e rivlerësimeve. Kjo qartësisht paraqet një situatë të konfliktit të interesit dhe llogaridhënies.
Ndërsa propozimet e përgatitura nga ekspertë përpiqen për të krijuar një sistem të ri me institucione të reja, opozita propozoi një projekt kundër ku përpiqet të ketë kompetenca për disa institucione ekzistuese duke ruajtuar për aq sa është e mundur mandatin e kandidatëve të tyre.
U torturua e shkreta PD , ne mbrojtje te Gjykatave dhe Prokurorise se sotme ?