Ky është modeli i “çimkës” së gjetur në paradhomën e ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri.
Burimet pranë laboratorit të policisë shkencore i thanë ABC News se pajisja është transmetues analog i zërit, tek marrrësi në një distancë të caktuar nga vendi i vendosjes së çimkës.
Për këtë fakt, prokurorët kanë kërkuar një eksperiment hetimor për të parë se sa është distance që kjo pajisje transmeton zërin dhe perimetrin pranë vendit të vendosjes.
Si dhe për të ekzaminuar çimkën nga ekspertët, për të parë sa është koha që bateria e kësaj pajisje mban për të transemtuar zërin në një aparaturë marrëse e që vendoset disa metra nga vendndodhja e çimkës.
Nga ana tjetër mësohet se prokurori i çështjes Ardian Braho i ka caktuar disa detyra oficerëve të policisë, konkretisht sektorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shëbrimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme.
Kjo, pasi ka qenë kjo drejtori, që ka dorëzuar kallëzimin në Prokurori më datë 20 maj, dy ditë pasi pajisja ishte gjetur nga sekretarja e ministrit, e vendosur pas grirëses së letrave që ndodhej në paradhomën e Sajmir Tahirit.
Burimet thonë se personi i vetëm i pyetur nga policia është sekretarja e ministrit, për kohën dhe momentin e gjetjes së saj, si dhe është kërkuar nga prokuroria pyetja edhe e disa personave që kanë akses në zyrën e ministrit e që janë pjesëtarë të ngushtë të kabinetit.
Gjithashtu, mësohet se oficerët e policisë krahas hetimeve operative, po punojnë edhe me kqyrjen e kamerave të sigurisë së Ministrisë së Brendshme e cila është vendosur prej kohësh në godinën e Gardës së Republikës.
Nga ana tjetër, burimet thonë se sekretarja pas gjetjes së çimkës është alarmuar së bashku me stafin e ministrit, të cilët e kanë heq atë pa pritur ekspertët e laboratorit që të gjejnë valët e transmetuesit për të identifikuar vendndodhjen e marrësit të zërit të kësaj çmike.
Por me heqjen e saj, burimet nga prokuroria thonë se është shumë e vështirë për të konstatuar se sa është koha që ndodhej aty ajo çimkë, çfarë ka transmetuar dhe sa ka arritur të kap zërin e komunikimeve të ministrit brenda zyrës së tij për të transmetur te marrësi, që dyshohet se mund të ketë qenë në një distancë të afërt me vendndodhjen e kësaj çimke.
mos ja futni kot ky eshte stabilizator tensioni o tema gazetar injoront dhe shpifes.
PO PROFESOR ESHTE STABILIZATOR 5 VOLT DHE NUK KA LIDHJE ME CESHTJEN. SHKURT ESHTE NJE KOMPONENT I THJESHTE ELEKTRONIK . KUJT I SHERBEN KY MASHTRIM DHE DEZINFORMIM…………..??????????
Hahahahaa foto e paraqitur eshte nje stabilisator voltazhi 5V pozitiv. Ça po na prrallisni keshtu. Nuk jane te gjithe te paditur
Le nam Mero ! Je dhe inxhinier palè. Ai eshte tranzistor fuqie, te kishe gjetur ndonje mikrofon kufjesh te pakten. Gjithashtu rregullo dhe programin e fotove se kur kthehesh prapa nuk kthehet faqja.
Te ish merua inxhinjer nuk do merrej me thashetheme ?
ky eshte thjesht nje tranzsitor more trima …..
Ky eshte tranzistor more gazetar bole… Ti dhe kush te paguan,…
moooossss kjo cimka t fik deren me. kjo copa tranzistorit mban 24 muaj bateri dhe te pergjon nga nje distance 500m vije ajrore, e vdekme e kan pergju nga shqupi. Duhet patjeter te merrni eksperta, ti paguni nga 20000eur per ekspertizen. Eshte pajisje shum e sofistikuar, kushton diku tek 3 mij lek t vjetra.
Qellove si kalama o Mero!