SKANDALI/ Hije dyshimi me emërimet e gjyqtarëve të Gjykates së Apelit Administrativ

3 Qershor 2016, 14:01Politika TEMA
SKANDALI/ Hije dyshimi me emërimet e gjyqtarëve të Gjykates

Në valën e denoncimeve mbi kompromentimin e dy gjyqtarëve, Arjan Qafa dhe Enkelejda Metaliaj, pjesë e trupës gjykuese të çështjes së pallateve te Diga e Liqenit, të tjera fakte që i fryjnë më tej këtyre akuzave kanë dalë në dritë. Procedurat e ndjekura për përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Apelit hedhin hije të forta dyshimi se procesi i emërimit mund të ketë rënë pre e influencave të jashtëligjshme.

Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë datë 7 Mars 2016, e drejtuar nga Presidenti Bujar Nishani, u shqyrtua kërkesa e Ministrit të Drejtësisë për të shtuar 6 gjyqtarë në Gjykatën Administrative të Apelit me arsyetimin se volumi çështjeve ishte shumë i lartë.

Në listën e 33 gjyqtarëve, të cilët në bazë të testimit të vitit 2013 përmbushnin kriteret për konkurim në Gjykatën Administrative të Apelit, vihet re se disa nga gjyqtarët që kanë marrë numrin më të lartë të votave në KLD, janë ata të cilët kanë qenë në fund të renditjes për sa i përket pikëve të marra në testim.

Arjan Qafa, i cili është edhe një nga anëtarët e trupës gjykuese në çështjen e pallateve te Diga e Liqenit, është renditur me 80 pikë në vendin e 30 nga 33 në testimin seleksionues. Ky fakt duket se nuk e ka ndalur atë të marrë 7 vota nga 10 anëtarët e KLD.

Përpos kësaj, shihet se gjyqtari Arjan Qafa për periudhën 2007-2009 është vlerësuar profesionalisht vetëm me notën “Mirë”, çka e bën edhe më të pazakontë emërimin e tij në një post aq të lartë si ai i gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit. Ky vlerësim i dobët, përkon edhe me faktin se ILDKP e ka kallëzuar gjyqtarin Qafa në Prokurori për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.

(Duhet theksuar se në sistemin tonë gjyqësor ekziston ende absurditeti që për t’u emëruar gjyqtar në vitin 2016, shqyrtohet vlerësimi profesional i vitit 2009, pasi KLD pretendon se nuk zotëron kapacitetet për të kryer edhe një vlerësim aktual të performancës. Ky absurditet është përmendur edhe në progres-raportet e Bashkimit Europian dhe raportet e Këshillit të Europës për gjëndjen e gjyqësorit në Shqipëri.)

E njëjta situatë vihet re edhe me gjyqtaren Enkelejda Metaliaj (e akuzuar për lidhje familjare me njërin nga aksionerët e Gener 2 që po ndërton pallatet te Diga e Liqenit), e cila edhe pse kishte marrë pikët më të ulëta në testim, së bashku me Fatmira Hajdarin (72 pikë), arriti të sigurojë 9 nga 10 vota në KLD për t’u emëruar gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.

Për habi, gjyqtarët e emëruar me këtë praktikë abuzive në Mars 2016, e fillojnë punën e tyre me dosjen e parë atë të pallateve te Diga e Liqenit, e cila u kalua jashtë rradhe për gjykim. Një dyshim i cili është bërë menjëherë publik nga Bashkia e Tiranës.

Nga ana tjetër, shihet me keqardhje se nga lista e dhjetëshes së gjyqtarëve me pikët më të larta në testim, vetëm 1 gjyqtare arriti të marrë votat e mjaftueshme për t’u emëruar.

Në dritë të fakteve të mësipërme, mund të kemi të bëjmë me një shkelje të vendimit 299/1 dt.30.11.2012 të KLD “Për Proçedurat e Përzgjedhjes së kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë dhe Apelit” ku në nenin 15 përcaktohet qartë se: “KLD-ja përzgjedh kandidatët që kalojnë me sukses testimin seleksionues, duke mbajtur parasysh rezultatet e testimit seleksionues.

Siç mund të shihet, jo vetëm që rezultatet e testimit nuk janë marrë parasysh, por praktikisht mund të thuhet se gjyqtarët që promovon ky sistem janë ata të cilët dalin më dobët në testime. Të gjitha këto prova ngrejnë pikëpyetje të mëdha të cilat Presidenti Bujar Nishani, në cilësinë e kryetarit të KLD, do të duhet të japë shpjegime.

Bashkia e Tiranës prej kohësh kërkon shmangien e gjyqtarëve Arajn Qafa dhe Enkelejda Metaliaj nga procesi gjyqësor në lidhje me pallatet te Diga e Liqenit, e me ç’shihet, provat e reja i japin të drejtë Bashkisë.

 

9 komente në “SKANDALI/ Hije dyshimi me emërimet e gjyqtarëve të Gjykates së Apelit Administrativ”

  1. Arben says:

    Gjykatesat e plepave te saliut. Turp e faqe e zeze. Keta maskarenj bllokojne reformen ne drejtesi dhe marrin vendime abuzive ne interes te jarit pa mustaqe dhe berishoviçit. Turp per kete sistem drejtesie. Duam dhe BE…

  2. Soni says:

    Merrni dhe nje shokun tim te PD ka mbaruar anglisht. Beje zoti president dhe ate gjykates perderisa shkojne te tille ne poste aq te larta. KLD vetem institucion nuk quhet. Ndonje stan me barinj edhe po…

    1. Lirindje says:

      Po perse merzitesh ti Soni kur nje tjeter qe ka mbaruar per anglisht e kemi minister financash. Keta te stanit te barinjve te rilindjes nga cfare dallojne? I ke pare ata specialistet juriste rilindes qe hartojne ligjet ? E ke pare cfare niveli kane qe nuk njohin as abc-ne juridike?

  3. Ardit says:

    Keta jane gjyqtaret qe dalin nga gjirizet e Shqupit. Mjere per ne kush vendos drejtesi. Jepini emeroni sa me shume te tille. Se pastaj talleni me studentet qe kane mbaruar drejtesi dhe punojne kamariera…

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Yeap..

  4. Moni says:

    Edhe Fatmira Hajdari tek hajdaret hyn???

  5. viktor says:

    Meqe duhet informuar publiku per kriteret mbi te cilat emerohen gjyqtaret ne gjykaten e apelit,citoni pak edhe nenin 12 pika 4 te Ligjit
    Nr.9877, datë 18.2.2008
    PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN
    E SHQIPËRISË
    4. Ndërmjet gjyqtarëve që kandidojnë për në gjykatën e krimeve të rënda dhe për në
    gjykatat e apelit dhe që plotësojnë kushtet e pikave 2 dhe 3 të këtij neni, Këshilli i Lartë i
    Drejtësisë përzgjedh me pikëzim, sipas kritereve të vjetërsisë në profesion, të rezultateve të
    punës në vijimësi, në përputhje me renditjen në listën e përhershme, sipas nenit 14 të këtij
    ligji, si dhe të veprimtarisë shkencore e akademike. Rregulla më të hollësishme për
    pikëzimin përcaktohen me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

    KLD asnjehere nuk ka zbatuar ligjin ne emerimet ne apel, pasi emerimet i ka bere vetem me “zgjedhjen e TE MEDHENJVE dhe jo mbi baze merite profesionale.
    Ky eshte gjyqesori yne, hajt t’a gezojme tani.

    Viktor

  6. pronare e truallit s'dua te indetifikohem se keta te indetifikohem says:

    Gjyqtarja Enkelejda Metaliaj eshte me e korruptuara, mjafton qe te shikoni dosjen qe permban vendimin Nr.9312, date 26.11.2015 i Gjykates se rrethit Gjyqesor Tirane, me shoqerine e Ndertimit Al Toronto Konstruksion qe perfaqesohet nga pronaret e Hotel DORO, ky problem ka dale edhe ne gazeten Panorama dt.4.5.2016 me titull “Si ia shiti pronen nga frika familja Xhumari Gilamandi Danit” me respekt

  7. Tefta says:

    Po Alkelina Gazidede a e dini si eshte bere gjyqtare e apelit perse nuk e pyesni po vilen 4-kateshe a e dini si e ka ndertuar perse nuk flitet per te , DUKE BERE KORUPSION DUKE JU KERKUAR PALVE PARA PER TU DHENE VENDIM DHE PER TE KALUAR NE APEL KA PAGUAR ANTARET E K L D , KURSE SHTEPINE JA KANE DHENE ATA QE JU KA DHENE VENDIMIN I DHANE TRUALLIN ME 500 LEKE TE RINJE M 2 PASTAJ FILLOJ NDERTIMIN E TJE , PO ARJAN ALIAJ perse e hoqen dhe kush e ktheu a e dini , po FARIE BUDO a e dini se cfare studente ka qene , me kopie mezi e mbaroj fakultetin e drejtesise po pellumbin me 6-mujor te GJIROKASTRES E bASHO 6-MUJORIN QE E KENI FESHYER NE VLORE DUKE KALUAR TEPELENE , GJirokaster, e bere shume afera duke ju thene palve nuk bisedone avo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje