Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima, është në një linjë me Partinë Demokratike, për votimin elektronik.
Sipas tij, votimi elektronik është një domosdoshmëri.
“Shqipëria ka një sistem politik e kushtetues jofunksional, pothuajse të kalbur dhe të korruptuar. Kjo situatë e ka fillesën te sistemi i pabesueshëm elektoral. Në Shqipëri politika nuk është një treg i hapur ku do të konkuronin lirshëm platformat, idetë, programet, alternativat dhe individët. Administrimi i procesit të votimit dhe numërimi i votës janë lehtësisht të cënueshëm dhe me kosto të larta për shoqërinë.
Në administrimin dhe bërjen e zgjedhjeve kontribuojnë mijëra shqiptarë të mirë, të ndershëm dhe idealistë, që e duan vendin dhe janë të ndërgjegjshëm për rolin jetik të zgjedhjeve të lira e të ndershme për të gjithë ne. Ndërkohë, të ashtuquajturit “heronj” të partive në këtë proces, në një masë jo të vogël, historikisht janë shpërblyer me poste pune, të drejta, shërbime, pasuri etj.
Me këtë shpjegohen pjesërisht edhe shumë nga ato histori të këqija kur në krye të punëve e në drejtim vendosen njerëz pa vlera e merita, të inkriminuar, të pashkolluar, me diploma false, të pasjellshëm e të urryer nga qytetarët. Unë kam drejtuar zgjedhjet nga Partia Socialiste në vitet 2013 dhe 2015 në disa nga bashkitë e jugut, në Qarkun e Vlorës, dhe garantova atje një proces absolutisht të pastër votimi e numërimi.
Në të shkuarën, nuk kam qenë pjesë e elitës politike të këtij vendi. Megjithatë, gjithmonë kam besuar se krimi më i rëndë ndër të gjitha krimet që janë kryer në Shqipëri, është vjedhja e votës dhe kompromentimi i sistemit elektoral. Këtë krim, që e shkatërroi këtë vend, e mbolli Salih Ramë Berisha i ndryshuar në Sali Ram Berisha. Partitë politike shpesh herë në të shkuarën janë sjellë si “banka” votash. Ato kanë “kredituar” parti apo individë pavarësisht si e ka adresuar populli votën.
Për këtë arsye vazhdojnë të rrijnë në treg partiçka dhe individë që në politikë s’kanë asnjë mision tjetër veçse të bëjnë fitime përmes korrupsionit. Votimi elektonik do ta lehtësonte Shqipërinë nga kjo situatë dhe do shënonte një progres të madh drejt shëndoshjes së sistemit politik dhe institucioneve kushtetuese. Pa një sistem elektoral të pastër e të besueshëm, asnjë reformë tjetër e sistemit kushtetues nuk do të japë rezultatet që do të dëshironim”, shprehet Kokëdhima.
PS ndërkohë nuk është shprehur ende për këtë kërkesë të PD-së, që mbështetet edhe nga Kokëdhima.
Sakt. Si leviz dot nje presje.
Bobo sa rend jeni more .kot e keni mos ju servilosni saliut .KK do te implementoje antivirusin ndaj kusarive te saliut
Kjo eshte e verteta e domosdoshme per nje sistem demokratik zgjedhor.
Kokedhima eshte ne mbeshtetje te popullit dhe mireqenies se vendit tonë, jo ne mbeshtetje te PD .
Pfff
Zoti koco jam shume dakort me shkrimin tuaj dhe befasohem qe ju po shkruani per nje te vertet qe po dyskutohet ne gjythe popullit dhe doni te vertet kjo eshte arsya qe njerzit po hmbasin besimin por dua tju bej nje pyetje???keni tre vjet ne drejtime dhe si deputet benit cfar donit ne zone mos dhe ju vepruat keshtu ja shikoni pak mbrapa dhe nxirni nje konkluzjon se ndihmoni
Si gjithenje jeni ju ideatori ne funksion te zgjedhjeve te ndershme permes votes te lire ne te mire shoqerise shqipetare.
Te gjithe jemi deshmitar ne zgjedhjet e 2011 ne bashkine e Tiranes qe i vodhi Saliu me Ristanin. Ju jeni per popullin. #Krenarperty
Nqs shqipetaret duan zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe qe te jene garant qe vota e tyre shkoj aty ku duhej kjo eshte zgjidhja. Shqupi normal qe procesin e shikon gjithmone se si te vjedhi me shume se keshtu jane mesuar. Une e shof edhe ne piken tjeter qe do te votojne te gjithe shqipetaret ne vendet ku jane dhe kjo eshte risi ne shqiperi per mua te behet sa me pare. Respekte Kocos qe e mendon keshtu.
Flet nje njeri qe u denua per kurupsion, se sistemi eshte i koruptuar…
Kemi aritur ne nje nivel tjeter autokritime ne shqiperi.