Dorëhiqen nënkryetarët e LSI, Manjani e Gjosha, zgjedhjet për kryetarin më 30 tetor

2 Qershor 2016, 19:42Politika TEMA

Përtëritje në drejtimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke futur elementin e ri në lidershipin e kësaj partie.

Njëherësh LSI do të mbajë zgjedhjet për kryetarin e saj në 30 tetor të këtij viti, ndërsa dy nënkryetarët aktual Ylli Manjani dhe Klajda Gjosha dhanë dorëheqjen. Vendimi vjen pasi sot Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI-së në kuadër të organizimit të partisë miratoi ndarjen e funksioneve ministrore nga ato partiake.

LSI njofton se në vend të Manjanit dhe Gjoshës u zgjodhën në postin e nënkryetarit Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Braimllari.

Konventa Zgjedhore e LSI-së është vendosur të mbahet më 12 dhe 13 nëntor, ndërkohë nuk dihet ende se kush do të hyjë në garë me Ilir Metën për postin e kreut të partisë.

Edhe pse nuk pritet ndonjë surprizë, pasi ka për të qenë thjesht një garë formale, në përfundim të së cilës Ilir Meta do të rikonfirmohet sërish si kryetar partie.

2 komente në “Dorëhiqen nënkryetarët e LSI, Manjani e Gjosha, zgjedhjet për kryetarin më 30 tetor”

  1. Che Guevara says:

    E po s’ka si te dihet qe tani emri i gardianit “konkurues” te nentorit te ardhshem, i cili do t’i beje roje te qelia, veç ne qofte se xhirimet e fotot e Ilir Metes ne SHBA te koheve te fundit jane butaforike. S’dihet kandidati konkurent, por as Moniken s’po e degjojme keto kohet e fundit. Pse? Mos drejton ndonje shtab per salvimin e te shoqit??! Apo po ben dy bilancet?

  2. Like Florin Tetori e gjen ne burg. Sa per LSI mos u merakosni fare sepse ajo do te tretet si kripa ne uje per 24 ore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje