Alfred Peza: Rroshi, i larguar nga PS. Rikandimi i tij për Kavajën deklaratë emocionale

2 Qershor 2016, 21:47Politika TEMA

Deputeti i PS-së, Alfred Peza, tha se Elvis Rroshi është vetëpërjashtuar nga Partia Socialiste

Peza tha se deklaratat e tij për rikandidim janë qëndrime personale të Roshit dhe jo qëndrim i Partisë Socialiste.

“Deri sa të sqarojë pozivcionin e tij juridik Roshi nuk është më pjesë e PS-së.

Ai u vetëpërjashtua që kur dha dorëheqjen dhe zbuloi dënimin”, tha Peza në emisionin “Opinion”.

5 komente në “Alfred Peza: Rroshi, i larguar nga PS. Rikandimi i tij për Kavajën deklaratë emocionale”

  1. genti says:

    Mendoj qe nuk eshte normale rikandidimi,per asnje dhe per asnje arsye.do ishte kulmi

  2. Roni says:

    Shume mire beri Roshi qe dha doreheqen por brenda ligjeve ai ka te drejten te rikandidoj si cdo shtetas tjeter.Sali Berisha ka shkaterruar disa here vendin dbe ne e kemi prap ne krye te pd

  3. Edkari says:

    Nuk je ti me i mire se Roshi o gjuhderri peqinit.

  4. normali says:

    Parlamenti shqiptar ka hequr ligjin e denimit me vdekje te nje krimineli qe vret me dashje, merr jeten e tjetrit pa te drejte. Megjithate ligji shqiptar i thote: vre sa te duash edhe gjysmen e apo te tere shqiptaret, ti do te jestosh dhe do te votosh !. Tani, per nje gabim apo faj te njeriu ligji e perjashton dhe ai s’paska te drejte reabilitimi apô falje? Pra denohet me jete te mos kandidoje njesoj si krimineli Po ne Shqiperi gjithe politikanet qe bejne dhe ligjet, jane per tu varur ne litar dhe jane ne krye. DMTH qe ligjet ne demokracine shqiptare jane bere te zbatohen nga masa e njerzeve poshte, ndersa ata larte nuk i ze. PO çfare i ze ata? Vetem predha i ze, megjithese antiplumbi u qendron mbi lekuren e zeze mavri.

    1. Roni says:

      Duke komentuar ato qe ndodhin ne populli flasim e flasim por nje gje e harrojme shpejt se cilat ishin te mirat e kesaj apo asaj klase politike qe po na udheheq ne kete shekull. A mos valle demokracine e sollen keta lakenj qe e gerryen vendin si lane gje pa bere per ti marre edhe gjene me me pak vlere e ne prap themi qe ka shanse te behet e keshtu duhet te jete.Po si? Si eshte e mundur qe ai popull qe ka punuar aq shume sot nuk siguron gjene me elementare te jetes ushqimin e perditshem dhe te tjeret qe nuk u ka thene kush puna e mbare tallen e bejne te 99-at.si eshte e mundur qe eshte kaq e pacipe politika e ketij vendi qe sa fillon e mbyllet Parlamenti vetem ca kokrra dhe ata vetem ligjerojne se nuk zgjidhin asgje. Ku jane njerezit e ndershem te ketij vendi,pse terhiqen ata atdheu nuk eshte i politikaneve por i popullit. Flasim per Rroshin qe per mua ka bere dicka per ate qytet qe i ngjante nje karakatine para 5 vjetesh por harrojme se ka shume te tjere qe kane vite e nuk kane bere asgje per banoret e tyre.
      Ku jane premtimet se legalizimet do behen ne 6 mujorin e pare te mandatit e mandati po mbaron.Nuk dua te citoj liderin e opozites qe thote ne do ulim e do heqim asgje nuk ben dot se e kemi pare tani vetem forca te gjithe shqiptaret te punojn e e jetojne per ete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje