Mentor Kikia nxjerr bllof Zhejin për videon e seksit: Je intrigant, pjesë e llumit

3 Qershor 2016, 13:27Politika TEMA

Mbrëmjen e djeshme Artur Zheji deklaroi se kishte marrë disa foto nga video seksuale e një ministri.

Zheji tha se fotot i ishin dërguar nga Mentor Kikia. Por Kikia e ka përgënjeshtruar ditën e sotme një gjë të tillë.

Ai e akuzon Zhejin si intrigant.

Ja reagimi i plotë i tij:

Një intrigë e ndyrë e Artur Zhejit me video-politikë në “Opinion”

Mbrëmë në emisionin “Opinion”, analisti Artur Zheji, si të ishte në gjendje të dehur, ndërsa fliste për thashethemnajën e ditëve të fundit mbi ekzistencën e ca videove seksuale me ministra e kryetarë bashkie, deklaroi, pa u menduar gjatë, se ka parë disa frame(sekuenca) dhe disa foto të shkëputura nga një video seksuale që ia kisha dërguar unë, pra Mentor Kikia i Top Channel, siç ai u kujdes ta saktësonte “mbiemrin” tim profesional.

Ai foli edhe për pozicionin e atyre që bënin seks madje, qe i kishte pare ne video. Pastaj Zheji foli për një ankand që qenka hapur nga ai që ka videon(që i bie të jem unë në këtë rast) dhe se pazari fillestar qenka 2 milion Euro.

Të cilat sipas tij, një ministër që fiton 5 milion Euro gjatë një mandati, nuk i ka gjë. Nejse, këto kalkulime janë të tijat dhe i di ai, por unë dua të saktësoj publikisht, se deklarata e tij lidhur me foto dhe frame-t e videos që i kam dërguar unë, është një shpifje e ndyrë, pa asnjë bazë dhe tërësisht haluçionante. Unë nuk kam parë e nuk kam patur asnjë fotografi, asnjë fram-e videoje e asnjë vidoe me të tillë përmbajtje. Dhe, nëse do ta kisha, dhe do të mendoja se përbën lajm, nuk do t’ia jepja Zhejit, për ta hedhur në një blog që ai paska hapur për të bërë gazetari tani në pleqëri, por do ta përdorja vetë si gazetar.

E theksoj, si gazetar dhe jo si gjobaxhi blogjesh. Unë nuk kam kontaktuar asnjëherë me Zhejin, që prej 16 vjetësh kur ai ishte drejtor në TVA dhe unë redaktor, dhe kërkonte t’ia dërgonin gazetarët tekstet e lajmeve në restorant për ti parë. Unë nuk kam kontaktuar asnjë prej atyre që ai paska punësuar në blogun e tij dhe as e kam hapur ndonjëherë blogun e tij, dhe deklaratën e tij nuk e cilësoj aspak papërgjegjshmëri, as lajthitje dhe pasojë e dehjes, gjendje në të cilën Zheji mendoj se flet shpesh.

Por e konsideroj një intrigë të ndyrë, pjesë e centrifugës së llumit që ka përfshirë politikën dhe median online këto kohë, që bën presion mbi individë dhe grupime politike me video, apo alarme për video.

Por unë s’jam një nga “ju” Zheji, të siguroj që nuk i përkas atij komuniteti gazetarësh që me artikuj me porosi, me mendime me porosi, apo me sajime e presione edhe video-skandalesh, krijoj salltanete ekonomike. Jetoj minimalisht dhe mjaftueshëm për mua, me çfarë më kanë paguar e më paguajnë punëdhënsit e mi që prej 25 vjetësh në këtë profesion.

Unë jam i vetmi gazetar që kam mbajtur qëndrim kundër këtij llumi, kundër paralajmërimeve të përditshme të mediave e blogjeve online, për publikime videosh me sekretare e dashnore, me homo e heteroseksualë. Kam dënuar dhe ironizuar perversitetin shoqëror, politik, publik e mediatik të vdeo-manisë, dhe video-politikën si formën më të degjeneruar të të bërit politikë.

Kam ironizuar popullin që nuk pyet se cfarë i bëjnë ministrat duke i zhvatur, por vrapojnë të bëjnë gallatë me video seksi. Dy javë më parë dhe pikërisht dje, ditën që Zheji bëri deklaratën, unë kam postuar në faqen time në facebook(saktësoj nuk drejtoj e disponoj asnjë blog informativ), dy statuse ku ironizoj, dënoj dhe denoncoj pikërisht këtë fenomen të ndyrë e të pështirë, duke theksuar se unë një ministër dua ta denoncoj më parë nëse ka vjedhur apo zhvatur paratë e fondeve publike, dhe jo nëse ai qenka homoseksual apo paska dashnore. Pikërisht në këtë ditë, kur unë shkruaj kundër këtij fenomeni, Zheji zbulon se unë i paskam dwrguar videon e seksit të një ministri.

Ky sqarim ishte një për opinion publik, për ata që kanë dëgjuar live në Opinion e ata që kanë lexuar të riprodhuar me pas online dhe për ata që më njohin e vlerësojnë profesionalisht.

Ndërsa me Zhejin do të përballem në gjyq, ku ai duhet të tregojë fotot dhe fram-et e videos që unë i kam dërguar. Nëse ai nuk i tregon ato dhe ku e si ia kam dërguar unë, do ti kërkoj të më dëmshpërblejë me vlerën fillestare të ankandit që, sipas tij, qenka hapur për videon e plotë të skandalit seksuel.

Besoj se nuk e shpëton dot Zhejin as fakti që në versionin online të Opinion, është këputur pjesa(frame-i) ku Zheji shpif ndaj meje.

Për korrektesë ndaj lexuesve të mi, për të ditur mendimin dhe qëndrimin tim ndaj video-politikës, po ju risjell më poshtë statuset që unë kam publikuar në faqen time në FB.

Në pritje të lajmit “bombë” të bloqeve

Nëpër bloqe tiranase po qarkullon lajmi se sonte do të dalë një lajm që do të trondisë vendin, për së gjati dhe për së gjëri. Madje edhe në thellësi, thonë bloqet. Një ministër na paska shkuar deri në Amerikën Latine për një transvestit, pasi thonë se janë më të mirë ata se këta mesdhetarët e rregjur nga dielli. Ja ta zëmë se është e vërtetë, pra që ky ministri qenka edhe ashtu edhe kështu, dhe se ai tranvestiti na paska qenë agjent mediatik dhe në njërën dorë mbante… dhe në tjetërn kameran. Dhe pastaj?

Kujt i plasi? – do të pyesnim me gjuhë aspak qytetare

Po sikur ky ministri të jetë homoseksual, per qef te tij?

Po sikur ministresha të jetë lesbike, por per qef te saj?

Po sikur e gjithë qeveria, apo edhe parlamenti të jenë LGTB, por per qef te tyre?

Po sikur të gjithë këta ta filmojnë jetën e tyre familjare dhe seksuale dhe tia japin miletit të englediset? Gallate e madhe, nuk duam as punë, as rroga, as rrugë, as reforme, duam vetëm video me seks, mundësisht me brekë të grisura.

Në fakt unë do të dua të di se më çfarë parashë ka shkuar ky ministri atje, deri në “allemanie” për një ashtu. Dua të di nëse është apo jo hajdut e i korruptuar? Nëse po, atëherë hajde tia marrim erzin e ta bëjmë të ikë nga sytë këmbët. Ndërsa me jetën e tij, jashtë institucionale, të bëjë çtë dojë, as më intereson fare.

Mos i harxhoni energjitë dhe urrjeten me të tilla gjëra o njerëz, por përdoreni zemërimin ndaj atyre që na zhvasin e na shkatërrojnë të ardhmen e fëmijëve

Gallatë e madhe njerëz, do shikojmë video të reja seksi (Publikuar Data 25 Maj, e gjeni me poshte ne kete faqe)

Thashethemnaja “bën të ditur” se qarkullojnë nëpër ca zyra të larta politike ca video të tjera seksuale. Flitet për ministra e për kryetarë bashkie që janë filmuar duke bërë seks nëpër zyra apo nëpër motele, me gra apo vajza të reja.

Populli po përgatitet të shikojë gallatë të madhe. Do të kënaqemi, ç’nuk do na shikojnë sytë. Vajzat i kanë hyrë punës me kamera në ballë, si drita minatorësh.

Unë po hipotezoj tani sikur gjithë këto që thuhen, janë të vërteta. Po mendoj që tani çdo të bëhet nëpër rrjetet sociale. Do të shpërthejnë sharjet, gallatat, barcoletat, fotomontazhet, pastaj edhe denoncimet publike nga zyrat e partive dhe kërkesat për dorëheqje për kurvarët respektivë.

Por unë do të mbaj një tjetër qëndrim që tani. Nëse nuk keni përdhunuar ndonjë femër, apo nuk keni detyruar ndonjë femër të aftë, të hapë këmbët për të mbajtur vendin e punës, thjeshtë do të them: Ju lumtë palla. Unë po përdor këtë gjuhë ordinere sepse supozoj që do të jem shumë nervoz.

Unë do të jem nervoz, jo sepse një zyrtar ka bërë seks me një tyryfyçkë me kamera në ballë, por sepse këtë tyryfyçkën e ka bërë drejtoreshë. Edhe pse e pafatë nuk është vetëm kjo që bëri seks. Tyryfyçka e tyryfylër ka plot nëpër zyra, sepse i ka dërguar partia, edhe pa bërë seks.

Unë do të jem nervoz sepse nuk dua që ai zyrtari të bëhet leckë publikisht pse një femër ia lujti apo ia dha pa u menduar dy herë, dhe vendosi ta dokumentojë “ceremoninë” par ta “shitur” , por sepse ai zyrtari duhet të diskreditohet ashtu për korrupsionin, për vjedhjen e parave, për dhënien e tenderave miqve dhe të afërmëve të tij, për një mijë maskarallëqe të tjera që na rëndojnë të gjithëve.

Por meqë këto që unë po shkruaj nuk kanë ndodhur, po ju bëj një pyetje të gjithëve, për atë që ka ndodhur ndërkohë:

Cili zyrtar është më i dëmshëm për interest e njerëzve: Shukriu që mori në punë një vajzë duke i kërkuar favor seksual(nuk di sa e aftë profesionalisht ka qenë ajo vajzë, por njoh plot vajza të zonja që kanë siguruar vende pune e kanë bërë karrierë, pa ua hedhur qurrat shefave të tyre, edhe me qeflinj se Shukriu), apo Halili i Kukësit që kishte lënë katër vjet pa sigurime të gjithë nëpunësit dhe punëtorët e bashkisë, dhe lekët i kishte bërë topa futbolli dhe brekë për lojtarët.

Patjetër që të dy, do të thoni, por unë mendoj gjithësesi që më i dëmshëm është i dyti, por me të nuk u mor askush. Ai është në “arrati”, e Shukriu në qeli.

Që të mos keqkuptohemi, unë e neveris zyrtarin që politikat e kuadrit i bën me pantallona zbërthyer, por ma neverit më shumë të bërit politikë me video seksi. Dua që një zyrtar të mos e shikoj në burg pse shkoi në krevat me sekretaren qejfleshë, por sepse vodhi paratë, që do të ishin bërë rrugë, shkollë, kanal, treg, spital… dhe cdo gje tjetër që na shërben neve.

32 komente në “Mentor Kikia nxjerr bllof Zhejin për videon e seksit: Je intrigant, pjesë e llumit”

  1. Marie permetarja says:

    bravo Kikia,perplasjani ne fytyre ketyre plehrave,qe i duket vetja sikur kush jane!Dy plehrat qe nuk i duroj dot eshte ky pusht dhe Lubonjaqorri,i kuptoj qe te dy,kane beteja te humbura dhe spo gjejne derman brenda dhe jasht vendit!turp ti vij,vazhdo Kikia se te besojme ty,jo plehrat!

    1. majlinda says:

      artur zheji mbetet gjithmone nje sahan lepires i Nanos dhe berishes, dhe pak i Ilir Metes, dhe asnjehere nuk ka qene i qarte ne analizate tij prej tymnajash. beri ca para ne kohen e Nanos apo dhe te berishes, dhe tani do te bej te mencurin neper emisionet bajate te Klan, te blendi fevziut,

      1. Edkari says:

        Kuptohet qe Mentor Topchanneli do rrije larg zjarrit
        madh qe po ndizet.
        Videot ekzistojne dhe shume gabim qe Zheji nxorri
        emrin e Mentor Kikikise se keto jane gjera te rrezikut maksimal
        dhe e kuptoj shume mire Kikikine qe detyrohet te rri larg zjarrit..

  2. Syri says:

    Viktooor,leri pordhet, je shkerdhate me pagese!

  3. faro says:

    Ja dhe petgjigja e nje gazetari qe kerkon te ec me kembet e veta dhe jo me dallaveret e zheit etj. e fatkqesisht, sh sh te tjere, te medias se degraduar te sotme.
    Te falenderoj per qendrimin profesionist Z. Kikia !

  4. GJUHA JONE SA E MIRE says:

    eshte shum i drejt mendimi juaj.
    ne qofte se je ky qe shkruan kto gjera, vazhdo punen dhe mos e çaj trapin fare per kto langaraqe…
    SHQIPTARI KERKON PARAT E JETESES VET NGA SOT E 26 VJET.
    POLITIKANE BASTARDE QE NUK E KTHENI KURR KOKEN MRAPA.

  5. Niqi says:

    Dakord z.Kikia.Por dua te them se ne shqiptaret kemi pasur ne gen nderin .Per mua kur nje njeri minister apo karrocier, nuk ashte indershem i ka te gjitha veset.

  6. Pc_900-ta says:

    Kam dhe unë një video, të shkarkuar nga You-porn, ku duket qartësisht prostituta me tre meshkuj që nuk duken dhe aq pastër.
    Njëri është qeroz me Rolex në dorë(Fefziu), tjetri kokëmadh dhe mezi merr frymë (Zheji) dhe i treti pak mjekrosh dhe pa qafë ( Shkullaku) ……

    1. Arturi says:

      Hahaha … qenka horror-porn! ?

  7. ivani i madh says:

    Bravo Kikia nje gazetar qe duhet te meret si shembull i gazetarise shqipetare qe nuk miret me kurverine e popitikave ,politikaneve e te homove e prostitutat qe i ndjekin pas dhe perfitojne.Me te drejte shprehet se cna duhet ne palla e tabellat e tyre ne na intereson abuzimi,vjedhja e korupsionin qe bejne keta palo politikane e kuckat qe i ndjekin pas.Po me sa duket ne Shqiperi ka gjetur teren beria politike mbi pallen e tabellen e bushterave dhe ka dale fitim pruse se populli i ndjek si per gallate po se mer vesh se ate mikun si pa dashje e ha vete te ndimuar nga keta palo gazetare si mumja ZHEI e shume te tjere qe i jane qepur politikes si dhelpera pas boleve te dashit ne mos bolet ndonje kakerdhi do hane apo jo mashtruesi dhe intriganti ZHEIme kompani. RESPEKTE zoti KIKIA

  8. genc says:

    O Mentor po cne qe na hiqesh kaq I paster ti keshtu. Mos te kujtohet para ca vitesh kur ishe ne usa, me nje grup nga shqiperia dhe ne kthim bleve nje dhurate qe duhet te ishte per nje pjestar te familjes tende por gabimisht e mori nje kolege jotja qe punon ne Klan sot. Te kujtohet apo kane kaluar shum vite?

  9. Vezhguesi says:

    Une nuk te njoh personalisht Mentor Kikia, por te kam pare ashtu si Zhejin ne emisione televizive,kam lexuar shkrimet tuja ashtu si shkrimet e Zhejit. Qellimi i keti komenti eshte se dua te te pergezoi per qendrimin qe mbani ndaj ketij fenomeni qe ka marr dhene ,sikur shqiptaret i preu barku se kush ka dashnore apo dashnore, se kush e bene seksin ne vendin e duhur apo ne prapanice.,kete shqetesim ndoshta e kane ata qe u rri mendja vetem te seksi, te te shikuarat ne vrimen e celsit. Shpifsit jane shtuar, kane hyre deri ne parlament,atje ku duhet te diskutohen ligjet e te kerkohet zbatimi i ligjeve. Po cfare po degjojme ? Asnje diskutim ligjesh,po shpifje e thashetheme, pergjime e cimka. Ka mundesi te kemi te gjithe ndonje ,” Qytetar dicidal,apo oficer dicidal edhe ne krevatet tona. E cuditshme se ky qytetari dicidal i raportoka vetem Sali Berishes. Ky sali merrte vesh se ku shkonin grate e deputeteve, cfare bejne ato ne motele , deklaroi se nuk u kishte borxhe asnje prostitute e keto e kishin deklaruar para qytetarit dicidal…….. Edhe Artur Zheji si duket paska nje ‘gomar dicidal. PO dhe nuk kemi faje zoti Kikia. C’do diskutojme ? Te diskutojme per vepra industriale ? Ato kane vdekur. Te diskutojme per prodhime bujqesore? Edhe gruri ,misri,pambuku , kane vdekur. Te diskutohet per Arsim e kulture,? Edhe ato vdiqen,pasi diplloma blihej ne pazar…… pra c’te diskutojne Arturi me shoke ? Do hamendesojne e shpifin per kurvar e kurva, homoseksual nen shembullin e ish-krueministrit……. Pershendetje.

  10. aqif tahipi says:

    Fjalen me te gjetur per gjendjen 25 vjecare te politikes ,medias ,kapitalizmit alla shqiptarce e ka dhene Driteroi i madh “shkerdhatokraci”” .Ne momentin qe shqiptaret do bashkohen me vlerat europiane (BE ) do ndergjegjesohen per llumhanen qe kane perjetuar per shume kohe.

  11. LORA says:

    Respekt dhe mirenjohje zoti M.Kikia.
    Uroj t’a cosh deri ne fund perballjen ne gjyq me tur-ullin ,grope septike shoqerisht dhe kombetarisht te rrezikshem.

    1. Lori says:

      Ndaj te njejtin qendrim me Ju “Lora” ,ku perkrah ketij komenti me identitet nuk do te lija pa e ironizuar duke e quajtur “shoku i Nano pianecit”ku padyshim mendjelehtesia i bashkon keto gjymtyre te skiletit Berishjan!

  12. sali says:

    a mundet kush te na thote se si e quajn baben e atur zheit….a eshte dobic dhe nga e ka orgjinen babai biologjik…..per kujtes te lexusit…kush ka lozur gjergj kastriotin,te filmi skenderbeu…..

  13. Naftetari says:

    Analis leshi jane te gjithe keta dallaverexhinjet e mjedjave me ne krye Fatos Lubonjen qe mbron nje sharlatan si Bacolli dhe me radhe te gjithe lehin vec per pare se e verteta ska vend gjikundi plerat e qelbur .

  14. Naftetari says:

    Ca anlaiste leshi jane keta sahan lepires me ne kye te komptomentuari Lubonja qe duhet te ishte shembull i ndershmerise po shkon dhe mbron nje hajdut dhe mashtrues i Bacolli vetem se e paguan me leket e vjedhura ne Shqiptaret dhe te gjithe keta halenisete si majtas dhe djathtas jane beter gjobvenes te pa fytyre kete e tregon dhe rasi i Zhejit qe merret me shantazhe plera.

  15. dajti says:

    opo qe eshte neto psikopat ky zheji,duket qe ne fytyre tipik hipokrite,megaloman e injorante sa nuk di te lidh as dy fjale.mesa duket ky ter jeten e ka kaluar duke lepire buzet, edhe ne kete raste po i lepinte mos i vinte noj llomke ekonomike.nje gje nuk kuptoj se si e nxjerrin ne ekran kete fyture mavri,dhe nuk kuptoj gjithashtu si e merr ky vet guximin kur e di veten sa injorant eshte.bravo gazetarit ne radhe te pare per qendrimin ndaj fenomenit, dhe se dyti qe e degjeneroj kete injorantin ne opinionin publik.

  16. Temja nga sauku says:

    Ky Mentor Kikia eshte drejtor Lajmesh te Topi!!!
    Dhe pergjigja e ti per Zhejin nenkupton dy gjera:
    1. Video u ble dhe mbaroi pune, nuk do e mori vesh njeri
    2. Ose Topi nuk do qe te merret vesh publikisht kush e ka videon dhe kush po bo pazar!!

    Po nje gje eshte per tu kujtu, qe gjithmon kur bohet fjale per shantazhe videosh, e ke brenda dhe “profesionalizmin” e Topit

    1. Arturi says:

      Epo mire atehere, i preferuari yt, gazetar-zhelja e ka mundesine ta provoje ne gjygj kete qe thua ti, pasi gazetari Kikia e ka sfiduar hapur.

      1. Temja nga sauku says:

        I preferuari im????
        Sa te k…rosur jeni nga trute, se na rruhet shum trapi per keto pseudo-analistet ketu, e skemi pune tjeta vetem me keto merremi!!
        Eshte kronologji faktesh o vllai, jo trakte fushatash zgjedhore

  17. Evita says:

    Flet i dehur Ylli Rakipi, Flet i dehur Artur Zheji, Flet i “dehur” horny Arian Cani, Flet i dehur Andi Bushati, Flet i dehur Shkullaku sa fillojne e “flirtojne” duke i shkelur syrin njeri tjetrit Bushati & Shkullaku ne studio, Flet i dehur Arben Ristani , Flet i Dehur e Fryhet Flamur Noka, Flet i dehur Edi Paloka, Flet i dehur X apo Y, Cfare behet keshtu??!! C’na qenka kjo Media e Dehur, me keta gazetare te dehur te konsumuar te deshtuar ne karriere e jete??!! Po me shashkat DIRTY – Vidiot- a mendojne keta deshtake qe po shkaterrojne njeres dhe familje?! Apo keta si kane konsumuar dhe deshtuar ne jeten e tyre – duan para me grushte, nuk e cajne koken vetem paraja t’u vije ne dore! Kane gjetur rrugen me te pamoralshme vetem te bejne para!!! Zoterinj, largohuni, i kini zene fytin dhe grabitur Lirine Shtypit Medias dhe po fyeni inteligjencen dhe humanizmin e shqiptareve! Po lendoni ndjenjat dhe njerezoren e shqiptareve, me Dehjen e Moralit tuaj Dirty dhe Medioker, dashakeqes!!! Nuk meriton ky popull kete trajtim nga ju! Lerini shqiptaret te qete, mos i provokoni, mos i lendoni, mos i dhunoni psikollogjikisht e shpirterisht, mos iu shkaterroni jeten me brockullat tuaja alkoli me shpifje e genjeshtra vetem per para, se u ka errur syte paraja, para gjaku dhe nderi, se durimi nuk ka kufi, aq me teper kur i cenon ne nder e familje, mjeti i fundit qe dijne te bejne shqiptaret eshte DHUNA! Dhe nuk do gjeni vrime ku te futeni!!!!

  18. mireli n says:

    Respekt per gazetarin e nderuar z. Kikia. Deskretitoje A.ZHejin kete maskara qe eshte i rrezikshem per shoqerine. Shpifes ordiner, llapaqen i ndyre qe te neveritet ta shohesh e jo ta degjosh. Gazetar interesaxhi, njeri i vogel qe thur pacaure nga me te shemtuarat. Dje thoshte se LSI na eshte zemeruar me Ramen, neser do thote se Saliu eshte zemeruar me LSI, pasneser me Bashen. Eshte nji qen roje i ILIR METES. Sa here i duhet Metes per te futur thiken nga mbrapa EDIT, SALES del ky legen dhe i fut ndonji shkrim me porosi. Coje ne gjyq maskarain te paguaj kokerr me kokerr demshperblim. ZHeji eshte pjestar i tufes se qenlehesve si Bushat Kapos, Lubonj psikopatit, Shkullak mutit, A.Hoxhe spiunit,Prec Zog ciftelia etj.

  19. Prendi Dedja says:

    Te lumte Mentor,je pergjigje te tille e jep nje gazetar profesionist e me dijitet.Pergezime

  20. shaqo says:

    I n deruar dhe i respektuar zot Mentor,
    Do t’iu lutesha me dore ne zemer qe te mos hiqni dore nga paditja ne gjykate e ketij njeriu, te ashtuquajtur analist , me sakte ne prokurori qe te merret me hetim te thelle, te ketij “analisti” maskara, e te paskrupullt, dhe me kembenguljen e ndershmerine tuaj karakteristike, te kerkoni demshperblim deri ne nje,ashtu si thoni ju, me vleren fillestare me te cilat do te shiteshin “vidiot” tuaja. T’ju djege njehere bytha ketyre maskarenjeve, se e kane bere lesh e li jeten e ketij populli me maskaralleqet e tyre.
    Edhe njehere, edhe ne emer te lexuesve te tjere, duam qe ky njeri te paditet.

  21. Altin says:

    Flit pak per shtesen pa leje qe ke ber tek shpia ti mentor kikiriku, flit pak si i lepihesh sokol balles ti neper topchannel, flit pak per shoqerin civile dhe tek kush xhep i ke fut fondet qe ke mar per ojq tende o magjyp kikia ku i ke fut ato lek? Tek dashnorja qe ke qe puno tek klani?. Njeri i rendomt turp te kesh

  22. Alban Dega says:

    OPINIONE:

    E BUKURA E DHEUT…. SHQIPERIA NE SEMAFOR…

    – Plasi p … jeshka!

    – Te pakten te mos bejne Puritanin ata qe e nxoren aty!

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    Eureka… Nje kryebashkiak i degjeneruar ia lyp nje 20 vjecarjeje ne shkembim te nje vendi pune, ne kembim te bukes se gojes dhe nje jete me te mire.
    Media prostituta qe i kane kthyer studiot e ekranet, faqet e fytyren ne shtepi publike e q… ihane… vene kujen e bejne Virgjereshen me p… jeshka ne goje e palle ne dore!
    Politika eshte kurve, ka thene nje nder baballaret me te shquar te saj Churchilli. Por kurre e ne asnje rrethane ai nuk e nxori Mbreterine e Bashkuar ne semafor , sic veproi politika shqiptare e ketyre 25 vjeteve te fundit me Atdheun tone te bukur
    Krim i shemtuar.
    Lukunia e puritaneve hidhet ne sulm. Secili e te gjithe bejme moral.
    Te gjithe bejme jo vetem prokurorin e gjykatesin, moralistin e te ndershmin sikur te ishte i vetmi rast i shemtuar e degjeneruar ne nje shtet ky degjnerimi eshte bere jo vetem mode por edhe menyre jetese, leve pasurimi, ballone shpetimi.
    Me mijera kilometra larg deri ketu ne Nju Jork vijne emra e bema ministrash e deputetesh, kryebashkiakesh e ish-kryekomunaresh qe per cdo sherbim publik qe e kane detyre ligjore, per cdo emerim apo shkollim, punesim apo gradim, promovim apo perkrahje kerkojne paga ne natyre apo me para ne dore e vetem ne euro. Nuk kane kohe as ti numerojne leket e shkreta.
    Cfare pergjegjesie mban Edi Rama per nje krybashkiak te degjeneruar si ky hamshori plak i Dibres!?
    Cfare pergjegjesie mban Ilir Meta per ish- drejtoreshen analfabete te Arsimit te Lushnjes qe u kap me dopjo PP apo per Eskobarin e Sarandes?
    Cfare pergjegjesie mban Sali Berisha per terakun Ylli Pango qe Gjykata prostitute po sa ai e nxori te virgjer!?
    Cfare faji ka Lulezim Basha per deputete e kryetar bashkie te PD-se qe ua lypin pjeshken por edhe kuleten Klodianave apo Franave… Dopjo PP ose ne P… te sames!
    As Rama, as Meta, as Berisha, as Basha nuk kane faj per ta… Ata nuk jane e nuk mund te behen Gardiane seksi e Roje krevatesh te cdo zyrtari te zgjedhur prej tyre….
    Secili mban pergjegjesi morale dhe ligjore per veprimet e tij!
    Ne flasim vetem per Gjykates e Prokurore te korruptuar por harrojme se kjo eshte vetem gjysma e se vertetes. Harrojme se shume prej tyre per nje post te tille kane paguar 100- 500 mije euro per ato karrike!
    Kujt !? Emertesave perkatese KLD-se , deputeteve e deri edhe Presidentit nepermjet nje lukunie sekseresh qe gjuajne si hienat cdo oferte per karrike e para, per p… jeshka e per sefa! PP- Ja – jo Partia e Punes, por partia e Pjeshkes dhe Parase ka mbreteruar e sundon Boten!
    Zanati me vjeter ne Bote! Ka mijera vjet qe Bota sillet e bie ne gjunje para tyre !
    Ekonomis e tregut nxjerr cdo gje ne treg
    Sic na thoshte ish- Presidenti i Meksikes miliarderi Luis Echeveria Alvarez ketu e 30 vjet perpara ne shtepine e tij ne Cuernavaca ” Ne kapitalizem nuk ka te bukur e te shemtuar, te trashe e te holle, te Cdo gje matet me para! Je aq i zoti, aq i bukur, aq i mencur sa para ke. Para me cdo mjet e me cdo rruge !”
    Si u siguruan votat e munguara per 2 presidentet e fundit te Republikes se Shqiperise Zoti Puritan!? Me vota te blera, me vota te trafikuara…
    Kur shitet e blihet, kur trafikohet deri edhe posti i Presidentit ai vend ka marre fund! Ka dale ne semafor ne pritje te klientit te radhes!
    Ky eshte faji madhor i politikes shqiptare dhe krereve te saj!
    Ketu ne Nju Jork dhe me teper ne Washington e ne Bruksel, ju siguroj edhe ne Beograd e ne Athine, ne Moske e ne Pekinin larget e dine me emer e mbiemer e deri ne hollesite me te vogla veset, virtutet, cenet, miresite e dobesite, bemat dhe poshtersite e cdo politikani e zyrtari te rendesishem shqiptar….
    Teknologjia ka arritur maja te paimagjinueshme vetem 10 vjet perpara. Po plaket cdo ore e cdo sekonde!
    Per publikun kjo. Po per institucionet speciale!?
    Jane te pakten 5- 10 vjet perpara!
    Puritanet e Tiranes bejne sikur nuk e dine!
    Te gjithe pergjojne te gjithe!
    Secili pergjon secilin.
    Dine per secilin prej nesh shume me teper se secili prej nesh di per vetveten!
    Dine edhe cka dime ne per vetveten… Dine edhe cfare dine e cfare thone te tjeret per secilin prej nesh.
    … Nuk dine vetem cka ata nuk duan as nuk kane interes te dine per secilin e ne te gjithe!
    Ndaj te mos bejme Puritanin dhe as te virgjerin
    Jemi ku jemi se jemi si jemi sepse te tille jemi…
    Vendi me i bukur ne Bote me nje popull qe lind e rritet mbi nje truall flori duke numeruar qindarkat per te shtyre ditet e muajt, ndersa nje grusht politikanesh e kusaresh te pa dine e iman hyjne ne politike si te mjere e behen milionere.
    Politika eshte bere mjeti dhe rruga me e lehte dhe me e shpejte per tu pasuruar dhe degjeneruar jo vetem veten e familjen, fisin e tarafin, por edhe shoqerine e shtetin ne teresi si ne Tirane edhe ne Prishtine, si ne Tetove edhe ne Malesi…
    Ndaj Reforma ne Drejtesi eshte nje emergjence Kombetare!
    Perndryshe, edhe do te jemi aty ku jemi sepse jemi si jemi, sepse jemi ata qe jemi!
    E ka thene shume qarte ketu e 150 vjet me pare nje nder baballaret e demokracise amerikane Abraham Linkolni ” Cdo popull ka qeverine qe meriton”!
    Nuk meritojme me shume…. Kenaquni shqiptare me
    p… Jeshka. Nuk ka me plasi peshku!
    Tani e tutje ka vetem plasi p…. jeshka!
    Hani p….jeshka, pini p… jeshka qe politika e politikanet, gjykatesit e prokuroret, Gjin Gjonet e Ylli Rakipet, Alekandender Frangajt e Adriatik Pallat, …. te hane rehat parate dhe pasurine tuaj, dhersen e gjakun tuaj, te sotmen e te ardhmen tuaj!
    Hajde p… jeshka me lesh!
    Hajde p… jeshka pa lesh!
    Paguan Paria e Tiranes….
    Qe tu kaj me kollaj pjeshken jo vetem te Nanes!
    Edhe Nanen e Nanes e te babes, memedheun e Atdheun tone te bukur!
    E Bukura e Dheut- Shqiperia ne semafor!

  23. ALBAN DEGA says:

    MOS U MERR ME NJE P… JESHKE MASHKULL SI ARTUR ZHEJI

    BASHKE ME BLENDI FEVZIUN,ARDIAN HOXHEN, BLENDI FEVZI TOPTANININ…. JANE ANTIPODI I GAZETARISE SE LIRE E TE PAVARUR….
    ASNJE GAZETE E XHIBUTIT NUK DO BOTONTE ASNJE RRJESHT TE SHKRIMEVE TE TYRE.
    A KE PA BLENDI TOPTANIN !?
    NE VEND TE BEJE MODERATORIN
    BEN DIKTATORIN !
    THONI CFARE DUA TE DEGJOJ UNE DHE PADRINOT E MI
    POLITIKE,FINANCIAR E MEDIATIKE !
    LIRIA E SECILIT PREJ NESH SHKON DERI ATY SA NUK SHKEL LIRINE E TJETRIT !
    NE CASTIN QE SHKELIM LIRINE E TJETRIT HUMBASIM EDHE LIRINE TONE!

  24. shqip says:

    duket se ma kane çensuruar komentin. e para , respekte kikia per realizmin qe sjell nder lexues. realizem qe eshte bere me pikatore ne keto kohe moderne( te ndyra). e them me bindje se kjo moda e fundit e çimkave, eshte gjeja me makaber qe mund te zene syte. po e perseris , dhe mos e çensuroni ju te temes. qeveria duhet urgjentisht te sjelle nje projekt ligj ne parlament. bota ka ligje te rrepta per pergjimet e privatesine. duket qarte se fenomeni sigurimi i vjeter, shiku i gazidedes, shishi i vishos, shteti paralel i berishes, jane hedhur ne sulmin final per te larguar princ vidin (ramen), nga pushteti. shantazhet po kalojne çdo norme baze te etikes. une nuk e di, po kjo qeveri nese nuk pergjigjet me mjetet ligjore qe ka ne dispozicion, per mua e ka mbaruar mandatin. sa per tv klani i jenave, ata bastarde gazetare e pseudo analiste, koha do ti nxjerre jashte bashke me jashteqitjen e kombit. te me falin te ftuarit e tjere si dhe nje pjese e gazetareve te atij paneli, qe nuk kane asgje te perbashket me sharlatanizmin e fevziut apo zheji- bushatit. ky eshte kriminalizimi i shoqerise. kjo duhet dekriminalizuar. jo elvis roshi qe u rri ne koke puneve. duke permiresuar jetesen e bashkeqytetareve te tij. keta jane kriminelet e vertete qe me parane e piset paguajne gjyqtare te piset. duke bere pis cilindo qe u vjen ne shteg. kjo eshte kriminalizimi i kuvendit. ku kafsha e çmendur pergojon cilindo, me liber familje. dhe per ironi te fatit, u thote shqiptareve e nderkombetareve se po vrasin fjalen e lire. po nese ky eshte rendi qe e kemi pritur e qe e enderronim, me mire mos u befte. kjo eshte tamam shkerdhatokracia qe paskemi merituar si shoqeri.

  25. ALBAN DEGA says:

    Opinione
    MARIONETAT ….

    Sabelotodo es sabelonada, thone spanjollet

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ata dine gjithcka… Gjithcka e per gjithcka… Jane mjeshter e specialiste, eksperte e njohes te shkalles me te larte, fjala e fundit e politikes e ekonomise , artit e mjekesise , kultures e arsimit, te financave e ceshtjeve ushtarake, te shkences e te teknikes … te armeve kimike edhe atyre termoberthamore… Ata dine e njohin gjithcka. Enciklopedi e gjalle e cdo fushe
    Shume pak…. Nuk do te jete e larget dita kur do te na shpikin ndonje arme te re… apo mrekulli te tete te njerezimit.
    Te njejtat fytyra. Te njejtat fjale. Te njejtit persona… Kurdo e kudo. Tek Topchanal e tek Klani. Ne Vizion Plus e ne Koha TV… Ne RTSH e ne RTK… Kudo e kurdo. Per gjithcka e per cdo gje. Lum Shqiperia e Kosova, lum Maqedonia e Mali i Zi, lum Lugina e Presheves e lum Cameria, lum shqiptaria qe i kemi.
    Sabelotodos… Ata qe dine gjithcka, thone spanjolle per keta sojesez analistash e publicistash, gazetaresh e rrota…k…, sipas gjuhes celulare te Fatos Nanos me mikun dhe servilin e tij Zheji

    Deliri i madheshtise apo deliri i marrezise

    Xhorxh Uashingtoni e Winston Churchilli, Abraham Linkolni e Sharl De Goli, Bill Klintoni e Toni Bllejer, Henri Kisingeri e Ten Hsiao Pini, Golda Mejer e Mahatma Gandi… Albert Ajnshtajni e Isak Njutoni, Bill Gejtsi e Steve Jobsi… Sulzburger e Larry Kingu… Skenderbeu e Nene Tereza …., ” The New York Times” e “ The Times”, CNN e BBC… Euronews e Raiuno… jane nje hic para tyre.
    Lum si ne shqiptaret qe i kemi keto koka te medha .
    Ketu e gati 150 vjet me pare rilindasi mendjendritur Sami Frasheri ka bere radiografine e shkelqyer te kesaj mendesie dritshkurter shqiptare:
    – Cdo shqiptari i duket vetja i perkyrer , por mjafton te degjoje vetem pese per qind te asaj qe mendon ai per vetveten nga goja e dikujt tjeter dhe ai eshte i kenaqur.
    A mund te gjesh pershkrim e vezhgim me te perkryer per delirin shqiptar te madheshtise se ky i Sami Frasherit. E sic thone amrikanet Deliri i madhshtise nuk eshte vecse deliri i marrezise.

    He si tu duka… !?

    E sa dalin nga mejhanet e kurverise apo kamerat e TV-se, nga ditlindjet apo vdekjet, nga gazmendet apo deri edhe funeralet .. si askush tjeter ne shqiptaret pyesim familjaret apo kanakaret, dashoret apo inatcoret, shoket apo miqte….
    – He si tu duka !?
    U jane merzite edhe grave e femijeve te vet ne shtepi qe mezi presin te perzene prej sysh.
    Na cajne menderen dite e nate, nate e dite sa ne nje ekran ne nje tjeter, sa ne nje gazete ne nje reviste me te njejtat llogje Kavaje apo pallavra Paruce.
    U jane merzite e shkaktojne alergji tek shikuesit e lexuesit qe mezi presin te mbarojne perrallat e tyre ruse me salce kineze apo nderrojne kanale per te shpetuar prej marrezive te tyre.

    Pse !?

    Pergjigjen e keni tek “Opinionet” e 30 janarit 2014 te Blendi Fevziut me Ministrin e Brendshem Saimir Tahiri ne Televizionin “Klan” dhe tek kronikat e séances se djeshme te Kuvendit Popullor te Shqiperise. .
    Tre prej ketyre “yjeve” te analizes mediatike shqiptare Artur Zheji dhe Artan Hoxha dhe Blendi Fevziu dora vete jane deshmia me e qarte e marrezise jo vetem te medias, por edhe te krejt politikes dhe mendesise shqiptare.
    Skenat e fjalimeve ala Fidel Kastro te Sali Kadafit, replikat pafund te tij me cilindo qe mendon e vepron ndryshe nga mendja e tij e cartun, kacafytjet verbale te sejmeneve te tij sipas porosive dhe urdherave te tij ne altarin e demokracise shqiptare, Kuvendin e Shqiperise ishin preludi dhe udhezuesi i “Opinioneve” te Fevziut.
    Ekranet e celulareve te tyre jane edhe vete ekrani i persosur i marrezise dhe mendesise se pandryshuar ketu e gjithhere shqiptare te stigmatizuar aq sakte nga Samiu i madh ketu e 150 vjet me pare. Eshte ekrani i turpit jo vetem i medias por edhe politikes, i mendesise se marre, shkurt i krejt marrezise shqiptare.

    Pasqyra e marrezise shqiptare

    Ekranet e filmuara te celulareve te ish- kryezedhenesit te qeverise dhe shtetit shqiptar Artur Zheji, “ish- kandidatit surprise” te Sali Berishes per President i Shqiperise Artan Hoxha, jane deshmi e gjalle dhe pasqyre reale e kesaj marrezie shqiptare.
    Ato jane denoncimi dhe demaskimi i persosur i krejt mekanizmit te lidhjeve okulte e marredhenieve mafioze midis politikes dhe medias, i pushtetit politik dhe atij mediatik, i korruptimit total te te gjitha hallkave te pushteteve ligjor, zbatues, juridik, mediatik… i pushteteve numer nje, numer dy, numer tre, numer kater… i te gjitha pushteteve reale ne Shqiperi.
    “Yjet” e medias shqiptare e marrin ndricimin , guximin, frymezimin, udhezimin, veprimin, komandat, urdherat nga dy dinosauret, nga dy kucedrat e politikes shqiptare te 23 vjeteve te fundit Fatos Nano dhe Sali Berisha, nga klanet e pjella e tyre e deri niperit e mbesat, tek dhenduret e kollovaret e tyre.
    Nuk eshte fjala vetem per Blendi Fevziun e Artur Zhejin, per Artan Hoxhen e Prec Zogajn, per Henri Cilin e Cim Peken, per Sazan Gurin e … por edhe per deputete e ish- ministra qe nga Arben Imami e Enkeled Alibeaj, Kastriot Islami e Albana Vokshi, Majlinda Bregu e Genc Ruli… per cdo hallke te klaneve politike Berisha- Nano, fatkeqesia e politikes, ekonomise, financave , fatkeqesia e mallkimi i shqiptareve dhe Shqiperise si shtet ne keto 22 vjet e fundit.

    Miti dhe realiteti

    Secili prej ketyre hallkave mediatike e politike u duket vetja i perkryer, sic thoshte Samiu . Jo vetem kaq, por dhe si koka Zeusi, Sabelotodo. Ky eshte miti. Po realiteti!/
    Realiteti eshte ai i ekraneve te celulareve te Hoxhes dhe Zhejit, te Fevziut, dhe Cilit….
    Realiteti tregon qarte se secilit dhe te gjithe ata vec e vec apo te marre se bashku nuk jane gje tjeter vecse marioneta, kukulla qe komandohen nga Berisha apo Nano, Nano apo Berisha , fatkeqesia e Shqiperise.
    Si te tille edhe keto marioneta jane jo vetem fatkeqesia e vetvetes, por edhe e shqiptareve dhe Shqiperise qe jane te detyruar te degjojne llogjet, porosite urdherat, komandat pa fund te Nanos e Berishes, te Berishes apo Nanos.
    A nuk u kujtojne keto skena turpi e marrie mbledhjet e dikurshme te Byrose Politike e plenumeve te KQ te PPSH-se, RTSH-ne qe ne fakt ishte e RTPPSH-se kur te gjithe gerxhot e tyre flisnin si ai Qoftelargu, thoshin cka u thoshte ai Qoftelargu, lavderonin apo ndeshkonin, syrgjysnosnin apo varrosnin per se gjalli apo se vdekuri cilindo qe donte vetem ai Qoftelargu, dora vete. I vetmi ndryshim ishte teknologjia por jo produkti. Atehere nuk kishte celulare…
    Marionetat jane shume me te vjetra se celularet… Ato mbeten marioneta. Jo dosido!
    Marioneta qe dine gjithcka… Sabelotodos… Sabelotodo es sabelonada, thone spanjollet.
    Pra, ata qe dine gjithcka nuk jane gje tjeter vecse ata qe nuk dine asgje !

  26. EG says:

    Bravo Alban Dega!

    koment briliant.

    Komenti yt eshte me gazetaresk se shkrimet e ashtuquajturve gazetare dhe analiste.
    Nje ese e mrekullueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje