Dekriminalizimi: Zbardhet formulari i kreut të SHISH, nga emigrant në diplomat

3 Qershor 2016, 12:12Politika TEMA

Edhe kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika ka plotësuar formularin e dekriminalizimit, ku rezulton të ketë dy datëlindje.

Në formular, Ajazi tregon se pas viteve ’90 ka jetuar jashtë vendit jo vetëm si diplomat, por edhe si emigrantë.

Ajazi ka jetuar në Arabinë Saudite si diplomat, ndërsa në vitin 1991-1993 ka punuar në Greqi si emigrantë.

Më pas ka ndjekur studimet pas doktoraturës në Barcelonë të Spanjës.

Në periudhën tetor 1993-gusht 1994, ai ka punuar si diplomat në Riad të Arabisë Saudite, ndërsa më pas për 11 vjet (1998-2009) ka qenë emigrant në Kanada.

Pas ardhjes në Shqipëri, ai u emërua në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror nga ish-kryeministri Sali Berisha.

6 komente në “Dekriminalizimi: Zbardhet formulari i kreut të SHISH, nga emigrant në diplomat”

  1. Standard says:

    Nuk mund dhe nuk dua ta gjykoj Z. Ajazi per ato qe ben apo per ato qe nuk ben, si pjese e detyrimeve per shkak te punes, pavarsisht se “Duket Dielli qe ne Mengjes”.

    Por gjykoj se ASKUSH nuk ka te drejte te nxjerr ne publik te dhenat personale te nje qytetari, aq me teper te nje shefi te sherbimit te fsheht ne detyre(Edhe pse un e gjykoj qe po e ben shum keq detyren).

    Lidhi per te dhenat personale e ndalon dhe e denon nxjerrjen dhe publikimin e ketyre materialeve.

    Nese Visho e dreqosi me ate thashethemin per pergjimet nga Italianet, dhe nxiti Komandarin e Presh gjithshem te vrente “Cenim te sigurise presidenciale”, Askush nuk ka te drejt ti publikoje te dhenat e tij PA deshiren dhe miratimin e tij.

    Kjo eshte nje loje e piste, te cilet e lejojne, vet Visho i pari, dhe gjith te tjeret per tu treguar shqiptaret se ne kurriz te tyre nuk ka asgje ose vetem “ca mekate” te Vogla kur jane endur si emigrant”

    Ndersa Formulari nuk ka asnje rubrike per kohen qe ke qen zyrtare i shtetit shqiptar, dhe ne se je ndjekur apo je akuzuar ndonjehere per shperdorime te fondeve publike..

    Edhe me e rende behet situata Kur, nje Institucion Shteteror Kushtetues si KLSH, qe nga viti 2008 e ne vazhdim, per cdo vit, ka verifikuar demet e shkaktuar nga Zyrtatr te Administrates ne Vlera 600-900 Milion Euro…per cdo vit!!

    Pra jo vetem qe nuk eshte denuar njeri per ato deme kolosale ndaj Buxhetit, POR nenpunesit qe kane shkaktuar keto deme jane te “VIRGJER”, se formulari i deklarimit, TEKNIKISHT, i nxjerr te “virgjer”.

  2. niku says:

    Ndryshimi datlindjes sigurisht eshte bere nga nevoja per te fshehur dicka, por kjo duhet rregulluar me ligj qe kush ka emra,datelindje apo ndryshime te tjera nuk mund te jete ne administrate te shtetit, ndryshimi tyre e ka nje shkak dhe shkaku eshte per tju shmangur nje pergjegjesie penale, dhe nje koheisht keto kontigjente duhet te jene objekt i hetimit te prekurorise. Mashtrime, mashtrime gjithandej

  3. Everteta says:

    Qe ka qene emigrant dhe e ka deklaruar bravo i qofte. Qe ben budalleqe me postin qe ka harram i qofte.

  4. ??? says:

    Adresa qe ka dhene Visho ne Kanada eshte nje shtepi tek 700 mije dollar ose 3500 dollare qera. Per te jetuar aty duhet te punosh bankier ose te kesh biznes privat te sukseshem. Ky Vishua me cfare pune ka jetuar ne Kanada? Deklarimi I pasurise te Vishos nuk perputhet fare me shpenzimet e jetes ne Kanada.

  5. Klimax says:

    Dhe te mendosh qe ky taliban i bandes kriminale te Gazidedes, ky islamik i rekrutuar ne organizaten terroriste Al Qaida ne Arabine Saudite e Pakistan, eshte kreu i Sherbimit Informativ Shteteror!!!!
    Se mos eshte i vetmi???!!!! Mjere ky vend qe ne duart e kujt ka rene!!!!!!!!!!

  6. SS says:

    Eshte potitive te shohesh varietetin e levizjeve ne vite te Shefit Info Sekret, se kultura e pavarur qe merret,te ben te besosh qe tundimi eshte shume me i vogel ne krahasim me ata zyrtare te rendesishem qe kane vite qe vegjetojne ne enviromentin Shqiptaro-ballkanik ,qe mbush me komlekse nga me te ndryeshmet. Sidoqofte,besojme se ne zgjedhjen e Kryeinfos kane kontribuar dhe sugjerimet e agjencive inteligjente mike te Shqiptareve,se ndryshe , harron te nxjerresh frymen duke menduar…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje