Rikthimi i Roshit, PD: Rama lëshoi nga zinxhirët banditët

3 Qershor 2016, 20:42Politika TEMA

Menjëherë pas publikimit të qëndrimit të Elvis Roshit për të vijuar qëndrimin në krye të bashkisë së Kavajës ka reaguar menjëherë PD. Përmes një deklarate për mediat akuzon Ramën se po i stimulon këta njerëz të tij, të dalë nga bota e krimit për të sulmuar opozitën.

“Sonte në të ngrysur, Edi Rama ka lëshuar nga zinxhirët dy prej banditëve të tij të rracës, Elvis Rroshin dhe Arben Ndokën, të dy të dënuar në Itali, njëri për përdhunim, tjetri për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi, dhe i ka hedhur në sulm kundër opozitës, kundër Partisë Demokratike. Rroshi njofton se nuk e quan dorëheqjen, njofton se do kthehet në zyrën e tij, pasi u arratis për 3 ditë kur u zbulua vendimi i gjykatës italiane. Do kthehem thotë i dënuari për përdhunim, i dënuar edhe në Zvicër për drogë, edhe pse kur i plasi bomba në dorë Edi Rama e quajti të përfunduar shërbimin e tij”, reagon PD.

Për demokratët dhe rikthimi i Ndokës në Lezhë është një sinjal i keq për dekriminalizimin dhe demokracinë në vend. “Do kthehem thotë edhe Arben Ndoka, i cili kërcënon opozitën dhe thotë se ka përveshur mëngët e tij kriminale për votën e zgjedhjeve që po vijnë. E përmendi Departamenti Amerikan i Shtetit, si turp që ai ishte deputet, por njeriu që Rama i ka besuar PS-në e Lezhës, thotë se po kthehet. Sigurisht këta janë zëri i Edi Ramës, janë grahmat e tij të fundit, klithmat e një pushteti që po jep shpirt, sepse krimi dhe Shqipëria nuk do të rrinë më bashkë. Ta harrojë Rama se do të pengojë dekriminalizimin, se do të prekë votën, duke zgjidhur nga zinxhirët këta banditë rrace. Ai ka mbetur vetëm, fillikat, dhe rrethohet vetëm nga këta trafikantë, tutorë e vrasës. Ka gjithë popullin përballë”, paralajmëron PD.

8 komente në “Rikthimi i Roshit, PD: Rama lëshoi nga zinxhirët banditët”

  1. Treviso says:

    Akeshtu do beje politike opozita? Vetem me akuza boshe dhe me te shara behet politike? Kujane futur deputetet e ndershem te partise Demokratike? Pse nuk behen te gjalle, apo kan akoma frike nga kryekrimineli dhebanda e tije?

  2. Robi says:

    Certificato Penale

    il certificato penale del casellario giudiziale è comunemente noto come fedina penale, fa infine riferimento alle eventuali sentenze penali relative al soggetto. Il rilascio di questo tipo di certificato è utile a scopo amministrativo, elettorale, di lavoro. Secondo l’articolo 25 del testo unico 313/2002 è possibile che sul certificato penale non risultino le condanne per le quali è stato concesso il beneficio della non menzione (se quest’ultimo non è stato revocato), le condanne pronunciate dal giudice di pace o da altro giudice per i reati di competenza del giudice di pace, le condanne per contravvenzioni punibili con la sola ammenda, o quelle per reati estinti (a causa di morte del reo, di amnistia, di prescrizione del reato, di oblazione, perdono giudiziale, sospensione condizionale della pena).

    1. sa per sqarim says:

      mund te na sqarosh ne cilat denime perfitohet “il beneficio della non menzione”

  3. besi says:

    Po cfare beni keshtu Ju te PD.Jeni hedhur ne nje sulm si ne nje lufte antagoniste,jeni gati te beni cdo zullum per te realizuar qellimet tuaja.Jeni nje force politike qe nuk do te vini kurre ne pushtet,a keni pare ndonje force politike ne Europe te jape konferenca shytpi, ku me fjalet Bandit,Kriminele per popullin tend,kerkon te beje drejtesi.Ne kete editorial te bere nga PD,bie ne sy vulgariteti dhe poshterimi I te drejtave te njeriut,themelore per demokracine.Iket nga pushteti si sheike dhe tani sulmi eshte mbrojtja e parave te pista,nuk late person pa pergojuar,ju e dini qe keni humbur davane,por kur thoni qe Edi Rama ka humbur davane,ju eshte bere hale ne fyt,sot ai eshte nder 50 lideret boterore me te pelqyer.Pik tadini.

  4. normali says:

    Cilin Popull zoti kriminel? Cilin popullka perballe zonja PD_ë? Valle populli eshte me kriminelet, pa i numuruar krimet, me hajdutet, pa i numruar vjedhjet, me trafikantet, pa i numuruar trafiqet, me drogaxhinjte, pa i numuruar te droguarit, me tradhetaret qe falen Shqiperine,… apo me ata qe po i japin dinjitet ketij vendi te shkretuar ? Cili popull eshte me ju, ajo gruaja e Divjakes sot, e shikuat videon ? Ju nuk perfaqesoni popullin, por nje grup njerezish qe o u kane dhene besen hajdutellekut dhe krimit e tradhetise, o ata qe edhe kur mbyteshin deri ne gryke ne uje kur u permbyt Shkodra, ngrinin dy gjishtat perpjete e nuk luteshin per vete por per Saliun e Jozefinen. Lereni ket budallain, Lulezimin se ky perenduar pa hipur ne fronin e zi.

  5. besiani says:

    PO cfare flisni,more zoterinj,e keni humbur davane.

  6. antifashisti says:

    Dhe kush betohet per ndershmerine me shume?
    Dihet me kohe qe ……KURVA!
    Edhe keta kryekriminelet e PD-se qe duhet vte ishin futur ne burg prej 25 vjetesh,tani na hiqen si te pa fajshem?
    Aq csa mund t’i besohet KURVES per ndershmeri,aq mund t’i besohet edhe PD-se per dekriminalizim!
    Po 26 te4 vraret e Gerdecit,4 vte pushkatuarit pa gjyq te 21 vjanarit,shitjen e 360 km/2 te detit Jon etj KUSH I KA BERE???
    Po a ka njeri ne bote me kaq shume KRIME MBI KURRIZ se Sali Berisha,perfshi ketu edhe HITLERIN DHE MUSOLININ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje