Sondazhi i IDRA-s: Policia është institucioni më i besuar. Ia kalon qeverisë dhe opozitës

3 Qershor 2016, 17:56Politika TEMA
Sondazhi i IDRA-s: Policia është institucioni më i besuar. Ia

Nga institucionet publike shtetërore, më i besuari për qytetarët është Policia e Shtetit.

Në sondazhin e IDRA-s, qytetarët pyeteshin edhe për besimin e tyre ndaj institucioneve.

Nga përgjigjet e qytetarëve, institucioni më i besuar është Policia e Shtetit me 54 pikë.

Policia e Shtetit kalon kështu mediat dhe qeverinë, Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe madje dhe opozitën.

“Korrupsioni ne Shqiperi: Perceptime dhe Eksperienca”. Ky është studimi që u prezantua është pergatiur nga IDRA (IDRA ka zhvilluar 5 valë të Sondazheve mbi Perceptimin & Përvojat e Qytetarëve me Korrupsionin në Shqipëri (nga 2006 – 2010) të financuara nga USAID-i.

Viti 2010 ishte viti i fundit në të cilin u zhvillua Sondazhi i Plotë i Perceptimeve & Përvojave me Korrupsionin) me mbeshtetjen e Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Shqiperi.

Sipas studimit niveli i korrupsionit vazhdon te jete i lartë, ku organet e drejtësise, tatimet, doganat, etj. kanë nivel të lartë korrupsioni ku 1 në 3 qytetare mendojnë se korrupsioni është rritur në krahasim me tre vite më parë, kurse arsimi dhe media konsiderohen si struktura më shumë të ndershme nga qytetarët shqiptarë.

Po botojmë më poshtë materialin e prezantuat sot “Korrupsioni ne Shqiperi: Perceptime dhe Eksperienca”. Anketimi është bërë në janar-shkurt 2016.

3 komente në “Sondazhi i IDRA-s: Policia është institucioni më i besuar. Ia kalon qeverisë dhe opozitës”

  1. Genti says:

    Prandaj e sulmon Saliu 10 here ne dite.

    1. xhej xhej says:

      Je me i miri.Nuk te mposhtin dot.Te do ai duhet :POPULLI .Rofsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje