Reforma në drejtësi, telefonatë urgjente nga SHBA për Lulzim Bashën

3 Qershor 2016, 22:44Politika TEMA
Reforma në drejtësi, telefonatë urgjente nga SHBA për Lulzim

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë për mediat një njoftim urgjent ku shkruan se Ndihmës-Sekretarja e Shtetit për Çështje Europiane dhe të Euroazisë Victoria Nuland i telefonoi sot udhëheqësit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha për të nxitur përparim lidhur me përpjekjen për reformën në drejtësi.

“Ndihmës-Sekretarja Nuland theksoi se udhëheqësit e partive politike duhet ta përdorin takimin e 6 qershorit midis Z. Basha dhe Kryeministrit Rama për të rënë dakord për miratimin e shpejtë të një pakete reforme kuptimplotë dhe tërësore në drejtësi.

Nuland theksoi se kjo reformë gëzon mbështetje të mirë mes popullit shqiptar dhe mbetet një prioritet i lartë në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe për përparimin e Shqipërisë drejt BE-së”, theksohet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

8 komente në “Reforma në drejtësi, telefonatë urgjente nga SHBA për Lulzim Bashën”

  1. arb says:

    Amerikanet me kete rast me duken shume te trashe, akoma nuk e kan kuptuar se Lulit,Saliut dhe Metes nuk i interoson e mira e shqiperise por e keqja saj. Sala, Luli dhe Meta jane kapur kembe e koke nga serbimet sekrete serbo.greke dhe s’do bejne kurre te miren per shqiptaret.

    1. ben says:

      Amerikanet byrazer jane gjithmone me ate qe eshte ne pushtet, me ate qe ka leket.
      Rasti I saliut burre shteti ne 21 janar I ve vulen cdo diskutimi.
      Dhe nuk e pengoi fare njerezine te votonte kunder saliut ne 2013.
      Prandaj mos u egzaltoni kot.

  2. tt says:

    Nuk e kuptoj pse i kerkoni PD-se te miratoje reformen ne Drejtesi – kur kjo parti (ne ndryshim nga 95% e njerzve) ka vlerism pozitiv per punen e Gjykatave dhe Prokurorise???

  3. funerali says:

    Pas kesaj telefonate eshte e sigurte qe Bashes po I dridhen kembet. Nese perpjekjet e USA me Nuland nuk pijne uje, ngjarjet do rjedhin keq per dyshen caushi dhe bashcaushi.

  4. MeteH says:

    SHBA po flet me doreza se e di se kush nuk e do RD-Saliu+Lulu+Meta,por nuk e thon troç se u dhimset SB te emruar ve ne politike dhe po e mbajne aty si GUR-VARRI te perjetshem se gjoja kan hall se kthehet KOMUNIZMI-sipas Saliut.BE-Haann e tha triç.Te miratohet reforma me 2/3-tat e jo me konsensus siç kekojne tepaudhet..!

  5. Malsori says:

    “tt” ja fute kot, PD në gjithçka ka bërë nuk e përkrah mē shumë se 5% e popullsisë shqiptare

  6. normali says:

    tt, je ne rregull; mendim i sakte dhe korrekt.

  7. joel shkodra says:

    “Kjo asht loja” – nuk i intereson askujt, duke filluar nga Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje