Carlo Bollino: Bllofi i Zhejit dhe gafa me fotot e përgjuesit të Tahirit

3 Qershor 2016, 21:23Politika TEMA

Gazetari Carlo Bollino ka reaguar lidhur me debatin e shpërthyer në media për ekzistencën e një videoregjistrimi të një anëtari të kabinetit qeveritar.

Bollino shkruan në Facebook se analisti Artur Zheji doli bllof me fotot e paraqitura një natë më parë, gafë e cila u shoqërua sot gjatë ditës edhe nga një media vizive, e cila gjithashtu paraqiti foto të rreme kinse të përgjuesit të gjetur në zyrën Tahirit.

Sipas Bollinos, fotot e ABC News nuk tregojnë një regjistrues, por një qark të shkurtër i cili shërben si rregullator i energjisë elektrike në banesa.

“Pas fotove bllof, të paraqitura dje në darkë nga Artur Zheji në një televizion kombëtar, duke i prezantuar si pamjet e para të nxjerra nga një seks-video hipotetike, me të cilën opozita po përpiqet prej disa ditësh të shantazhojë qeverinë, sot i njëjti televizion transmetoi një foto blof të dytë. Kësaj here bëhet fjalë për çimkën e gjetur në zyrën e sekretares së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Pikërisht si edhe në rastin e fotove false të Zhejit, edhe fotot e ABC News-it janë të rreme: ajo, çka televizioni e paraqet si një çimkë, në të vërtetë është një qark i zakonshëm i integruar, që kushton pak më shumë se një euro dhe që shërben për të rregulluar tensionin e energjisë elektrike për elektroshtëpiaket në banesa. Kjo është sikur të tregosh një rrotë automjeti dhe të thuash: ja makina!”, shkruan Bollino.

Ai thekson se problemi nuk qëndron aq në faktin se ndonjë gazetar është i gatshëm për të sajuar scoop-e, vetëm e vetëm që të fitojë sadopak shikueshmëri, apo për të rritur ndonjë klikim të portalit të tij, por është pak më i gjerë se kaq.

“Problemi i vërtetë është tek obeziteti informativ, që po përjeton Shqipëria, mjafton një shpifje e një njeriu të vetëm për t’u transformuar në një lajm me përmasa kombëtare: kjo, pasi ajo shpifje kopjohet dhe riprodhohet në qindra media të tjera, të cilat, në mungesë të gazetarëve të vet, gjithnjë gjuajnë lajme të prodhuara nga të tjerë. E, më pas, kush nga lajmet është i vërtetë e kush jo, nuk i bëhet vonë kujt”, thekson Bollino.

Gazetari Carlo Bollino evidenton gjithashtu se në vazhdën e sajimeve të lajmeve qëndron edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili insiston në këtë drejtim pavarësisht se ka dalë bllof jo pak herë.

Mjafton të mendosh se lideri i opozitës Sali Berisha shet çdo ditë për të vërteta lajme krejtësisht të sajuara, por, edhe kur demaskohet, bën sikur s’ka ndodhur gjë dhe, në vend që të kërkojë ndjesë, rifillon të sajojë përsëri”.

9 komente në “Carlo Bollino: Bllofi i Zhejit dhe gafa me fotot e përgjuesit të Tahirit”

  1. Viktor says:

    Siç ishte per shembull nxitimi i Erjon Veliajt ne rastin e Griseldes qe mbushi fakset e ambasadave te huaja dhe te institucioneve nderkombetare me sharje dhe shpifje per “perdhunuesit e bashkeshortes se kandidatit socialist per Bashkine e Kavajes”, te cilet, sipas tij (Veliajt) ishin njerezit e pushtetit – qe ne ate kohe e kishte PD-ja – dhe qe, nede sot e kesaj dite nuk ka kerkuar falje per kete shpifje qe u demaskua vetem 24 ore me vone.

  2. temja nga sauku says:

    Mire Carlo mire, po sna the me Koqon ca patet! Ju kini dhe ideale te njejta o te keqen

  3. sala says:

    kush te kerkoj falje ..maloku? hahaha ..ai eshte fytyra me e poshter e kombit,,,,sa per gazetaret ..jane zerooooooooooooooo

  4. miri says:

    arture zheji cfare krimbi… si gazetari i 55.

  5. Mondi says:

    Shyqyr qe kemi kete Car…carlon se pz. pa kete do te kishte probleme shqiperia.

  6. Mondi says:

    Woowww….ka ndodhur e pa degjuara……Mero Baze me censuron postimin se shkruajta Carlo eshte shpetimtari shqiperise,kaja nonen Nin…..

  7. gjini says:

    O Mero nuk thuhet:” kush nga lajmet eshte i vertete e kush jo” ,por thuhet :”cili nga lajmet eshte i vertete e cili jo”.! Pyetja” KUSH “perdoret vetem per NJERZIT !

  8. luli says:

    Sali krimineli kerkon ne shqiperi vetem rremuj e rrumpalle. Kur ishte vete ne drejtim nuk dinte aspak te punonte vetem hapte gropa te medha per ekonomine, vriste poppul te pa fajshem, vidhte familjarisht me xenin ne krye. Pra kjo rrace sebe te tanat e keqia i ka. Por me e keqja eshte se kur eshte ne opzite nuk te lene te punosh duke sajuar gjera nga me te cuditshme per ta sjelle perseri shqiperine ne gjendje rremuje e rrumpalle.
    O zot u shoft sa me pare ky njeri dhe rraca e tij me liber shtepie.
    Populli i ka lebe vetem zotin.

  9. ben tirona1 says:

    Maskara italie,qe mashtron me gazetat e tij,qe eshte njesoj si plehrat e tjere verdalle,por ka edhe avantazh ,sepse i sherben servilerisht qeverise ,qe e ndihmon me reklama dhe pare.Pasuroh maskara,pasurohu,sa ke nje tufe hajvanesh ,qe drejtojne ate vend dhe nje zullum komentuesish,zullumues,qe bejne tifozin dhe i servilosen ideve te shemtuara te klases ne fuqi dhe sduhan tia dine se sa ne mizerje jetojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje