Reforma në drejtësi, Nuland telefonon edhe Berishën

4 Qershor 2016, 12:08Politika TEMA

Të premten, Victoria Nuland ka patur një axhendë të ngjeshur telefonike dhe Lulzim Basha nuk ka qenë i vetmi që ka folur me të.

Ndihmës/sekretarja e Shtetit ka zhvilluar edhe një bisedë me ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Sipas asaj që mësohet nga Partia Demokratike, biseda ka patur si kryefjalë reformën në drejtësi. Nuland ka theksuar në bisedë rëndësinë e madhe të kësaj reforme për integrimin e Shqipërisë në Europe dhe shprehu vlerësimin e saj në përpjekjet e fundit të ambasadorëve të SHBA dhe BE për një kompromis midis palëve në ditët që vijnë.

Në bisedën telefonike, Berisha ka theksuar se beson se një kompromis në rast se qeveria dëshiron reformën, është plotësisht i mundshëm. Sipas Berishës, kërkesa e opozitës për vende të rezervuara është një kërkesë anti-kapje, bazohet plotësisht në rekomandimet ndërkombëtare dhe Qeveria nuk ka asnjë arsye të mos e pranojë.

Berisha thotë se thjeshtimi i arkitekturës së institucioneve të drejtësisë është plotësisht i mundshëm dhe se shpreson që palët do bien dakord për këtë.

Në bisedë Berisha ka ngritur edhe atë që Lulzim Basha e quajti disa ditë më parë si “nëna e reformave”, reformën zgjedhore, raporton TCH.

“Kërkesa e opozitës për të votuar, së bashku me nenet e reformës në drejtësi, edhe nenin për votimin dixhital, biometrik, do të dëshmonte vullnetin e qeverisë për një proces zgjedhor transparent, jetik për vendin”, është shprehur ish-kryeministri.

8 komente në “Reforma në drejtësi, Nuland telefonon edhe Berishën”

  1. funerali says:

    Kjo telefonate e perforcon te paren.
    Eshte plotesisht e qarte qe USA nuk don te degjoje varjantet e Caushit dhe Bashcaushit per reformen.
    Eshte thjesht nje zile qe paralajmeron se:
    Ajo qe eshte vedosur ne Bruksel dhe Uashinton duhet te zbatohet. Atyre u eshte premtuar liria me kusht.
    Bashcaushi do dorezoje kycet, jo kycet e kashtes, perkundrazi ato do tja lene ti tundi sa te doje.

    1. tt says:

      SHBA qesharake. Ne vend ta denoncoj si vrases dhe dhunues te demokracise – i ben dhe telefonata.

  2. Pederja e Derrave says:

    Ku merr vesh haleja nga pordhet e parfumosura te nderkombetareve.. Shpellarin otoman vecmas djegia ne shesh si ne mesjete e ftillon

  3. normali says:

    KJo eshte nje kuje per shqiptaret. Perse duhet te telefonohet nje deputet i thjeshte nga udheheqja amerikane qe te votohet reforma ne drejtesi?! Ai njohin amerikanet institucionet demokratike apo njohin mafjen qe duhet pyetur? Rrruge e veshtire per te ecur perpara per Shqiperine dhe shqiptaret. Ata vetem me voten e tyre mund ta vendosin te ardhmen, ndryshe do te ngelen nen thundrene Sali Berishes, krimineleve, bandave, hajduteve dhe tradhetareve te tij. Nje sinjal shume negative per shtetin dhe demokracine shqiptare.

  4. alphade says:

    Zonja Nuland i ben telefonata hajduteve te kapin hajnat,i ben telefonata vraseve te kapin vrasesit , i ben
    telefonata kryekrimineleve te kapin kriminelet , i ben telefonata super te korruptuarve te kapin te korrup-
    tuarit ??!!! O tempora, o mores !!!

  5. Elio Gora says:

    Sigurisht qe ne politike e ne demokraci te vertete duhet konsensus,por ne Shqiperi me pranine e mender Berishes kjo eshte keqperdorur.Sa here Berisha eshte ne opozite kerkon qe ti hapet rruga per hir te “konsesusit” demokracise,dhe gjithmone ka realizuar cfare ka dashur dhe kur eshte ne pozite nuk i bie ndermend per konsensus.Mjafton te permendim menyren se si u zgjodh presidenti Nishani dhe i kemi thene te gjitha.Eshte e vertete qe e majta eshte pa “shpretke” dhe ka leshuar githmone.Duke qene se cdo here qe jane socialistet ne pushtet,ndodh ky fenomen,atehere cfare rendesie kane numrat ne parlament.Ju rrofshin numrat o socialiste pa “shpretke”.Mos i kujtoni me 1 milion shuplakat se ju e keni shperdoruar besimin e tyre.Mos e kujtoni popullin aq naiv.Kur hodhen voten masivisht per socialistet ne qershor 2013 ata e dinin se nuk do tju vinte mrekullia sa hap dhe mbyll syte,por ishte nje vote urrejtje per rregjimin dhe bemat e Berishes dhe jo te shikonin se perseri vendoset cfare don fatkeqesia e kombit shqiptar Sali Hale Berisha.Ju krere bythpambuker socialiste nuk meritoni asgje nga elektorati i majte.

  6. k says:

    NUK KANË FAJ AMERIKANËT SE POPULLI SHQIPTAR
    KA SI PËRFAQSUES VETËM MAFJOZË,HAJDUTË,DHE KRIMINELË.

  7. ALBAN DEGA says:

    Opinione SOVRANITETI…

    A MUND TE KETE SOVRANITET PA SHTET!?

    Nje bashkebisedim virtual jo vetem me
    Ambassadorin amerikanNga Alban Dega, Nju Jork

    Faleminderit Zoti Ambasador Donald Lu!
    Faleminderit per sinqeritetin tipik amerikan.
    Faleminderit per kulturen e qyteterimin me te lashte boteror, ate kinez!
    Cdo fjale ne mesazhin tuaj vellazeror e teper miqesor per ne shqiptaret eshte me e vertete se vete e verteta. Kristal !
    Na shkele sovranitetin, kukasin kukuvajkat me kobezeza e me faqezeza jo vetem te politikes antishtet shqiptare.
    Ju na thoni kater te vertetat ne sy…. Kemi shprehjen e mencur filozofike miku i mire ti thote te kater vertetat ne sy!
    Eshte filozofia e popullit tone te lashte gati sa kinezet!
    Eshte ky filozo shume me i lashte se Sokrati qe ka edhe shprehjen tjeter te arte : miku i mire ne dite te veshtire!
    Jo , kukasin kukuvajkat e politikes albanus adversus albanus, pra shqiptaret kunder shqiptareve!
    Sovranitet mbi gjithcka.
    Mos na shkel sovranitetin!
    Rrofte sovraniteti! Urra… perpara nga fitorja ne fitorje!
    Ne shqiptaret i themi fitore!
    Ne edhe bar, bile edhe mut hame, por nuk e shesim sovranitetin. Sot kjo eshte moda !
    Dje e per 46 vjet me radhe thoshim nuk i shesim parimet e marksizem- leninizmit.
    Thoshim sepse ashtu na urdheronte me kerbac e pa kulac Qoftelargu ai qe ia hengrem mutin duke e duartrokitur e brohoritur.
    Jo vetem sa qe gjalle por edhe nje pesevjecar pasi u takua me Marksin, sic thone kinezet e mencur, per ata qe kalojne ne ate boten pa vize ku do te shkojme te gjithe!
    Si duket ai vet kurre nuk e kishte lexuar parimin numer nje te Marksit “Para se te merresh me politike a me cdo veprimtari tjeter duhet te mbushish barkun”
    Jo ne shqiptaret jemi perjashtim.
    Jo vetem duartrokisnim por edhe brohorisnim me barkun bosh e duart plot m…
    Sovranitet! Sovranitet! Sovranitet… Urra… Urra … Urra gra- burra e burra- gra!
    Kemi 25 vjet qe duartrokasim e brohoritim per pushtet te sovranit ( popullit ) demokracine!
    Duatrokasim e brohorasim ndersa i vjedhim voten, i vjedhim pasurine, i vjedhim pushtetin sovranit !
    E ne edhe bar hame por nuk e shesim sovranitetin.
    I vjedhim pushtetin!
    I rrenojme e kalbim shtetin!
    E kemi kthyer Shqiperine ne nje ciflig te nje grushti hajnash e kusaresh, vrasish e vrastaresh…
    As 10 per qind e popullsise zoterojne mbi 75 per qind te pasurive te sovranit e pikerisht ne duhet ti duatrokasim e brohorasim.
    Shesim grate e vajzat, motrat e nuset, nenat e shpirtin e flasim per moral!
    … Jemi eksportuesi me i madh i “mishit te bardhe ” per fryme popullsie ne Evrope!
    Shesim pasurite e nen e mbitokes…
    Shesim Shqiperine e bukur, Shqiperine flori per nje euro per shqiptaret e qindra miliona euro per kusaret qe i durojme akoma!
    Shesim me ose pa para detin flori e arin e zi !
    Shesim e djegim malet perrallore e bjeshket hyjnore !
    Ne edhe bar hame por nuk e shesim sovranitetin!
    Na kane vjedhur e rrenuar, kalbezuar e degjeneruar shtetin!
    Na japin mesime jo vetem ne, por edhe ju mik i vertete qe na i thua kater te vertetat ne sy, sic thote sovrani!
    E kam fjalen edhe per ish- homologun tend Arvizu kur shpertheu ” It’s the time for action !” E tha , por kujt ia tha!?
    E kam fjalen edhe per pasardhesit tuaj John Withers, Mariza Lino…
    Jo per William Rajersonin qe erdhi ne Shqiperi me syzet e veshet e UDB-es gjakatare serbe dhe kasapit te Milloshevicit….
    Me shume se vlerat e demokracise amerikane ai beri misionarin e makartizmit. Uroj heqjen nga puna te te gjithe ish- komunisteve te thjeshte dhe promovoi ne krye te saj nje komunist enverist fanatik si Sali Berishen, qe e rrenoi si askush me pare shtetin shqiptar… Po paguajme edhe harxhet e tij.
    Nuk na e ka fajin as Cezari e as Pompeu, as Bizanti e as Turku, as Londra e as Berlini, as Beogradi e as Athina… as Moska e askush me shume se vetvetja .
    Meqe e keni permendur turkun po ju kujtoj lexuesve se 7 presidente ose kryeministra, perishire babain e shtetit modern Turk Mustafa Qemal Ataturk, 31 ministra te Jashtem e mijera zyrtare te larte politike e ushtarake te saj kane qene shqiptare ose me prejardhje shqiptare.
    Fajin na e ka me shume se gjitcka Albanus Adversus Albanuis, pra shqiptaret kunder shqiptareve!
    Kam vetem nje pyetje jo vetem per Ju i nderuar Zoti Ambasador Donald Lu, si diplomat karriere, por edhe per profesoret e se Drejtes nderkombetare te Tiranes, Prishtines, Tetoves, Podgorices dhe Lugines se Preshesves:
    A mund te kete sovranitet pa shtet!
    Nuk e kam fjalen per shtet prej kartoni e prej korrupsioni.
    E kam fjale per shtet me pushtet te popullit, me popullin e per popullin, domethene sovranin shtylls kryesore e demokracise amerikane dhe sovranitetit te nje shteti.
    E kam fjalen per shtet te se drejtes, per shtet ligjor.
    E kam fjalen per shtet ku cdo qytetar nga me i thjeshti e deri tek kryetari i shtetit te jene te barabarte para ligjit!
    Faleminderit Zoti Ambasador i Shteteve te Bekuara te Amerikes ne Tirane Z. Donald Lu. Eshte emertimi i gjyshit tim te nderuar nga nena Imamit Elez Hoxhe Berisha per Atdheun tone te dyte!
    Kur kryetari I Deges se Brendshme te Tropojes Adil Prishta e thirri per ta keshilluar e paralajmeruar per burgim ai iu pergjigj:
    – Mos ma ndoni veshin… Si fetar qe jam e kam vshtire tu them Shtetet e Bashkueme te Amerikes. E kam ma kollaj tu thom Shtetet e Bekueme te Amerikes… Asht Pune Zoti Jo pulatike ( politike pulash- chicken politics )
    God bless USA and Albania!

    Sent from my iPhone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje