Fevzo del kundër takimit Rama-Basha: Është si takim dashurie

5 Qershor 2016, 19:37Politika TEMA

Blendi Fevziu shkruan se takimi Rama-Basha është i kotë.

Sipas tij, ata do të flasin vetëm për parime, ndërkohë që me reformën në drejtësi e bëjnë ekspertët.

“Takimi nuk ka asnjë axhendë konkrete. Takimi nuk mund të merret me teknikalitete, por me parimet. Por për parimin, pra për reformën janë të gjithë dakort. Biseda do të shkojë prapë tek teknikalitetet dhe ato do vijojnë javë të tjera në komisione apo struktura që do ngrohen në këtë rast. Pra, takimi do krijojë një rreth vicioz që do kthehet prapë aty ku ka nisur, tek drafti. Atëherë cfarë do diskutojnë Basha e Rama dhe përse duhet të shihen në sy për të rënë dakort për një gjë që mund të kishin rënë që dy vjet më parë. Kjo është bisedë politike, jo takim dashurie, ku njeri mendon se sy më sy, mund t’i ndryshojë tjetrit perceptimin paraprak që ka për të”, shkruan Fevziu.

“Mbivlerësimi i takimeve të tilla, pra bindja që gjithcka zgjidhet nga liderët që ulen si Muji me Halilin në një tryezë është krejtësisht gabim. Vite më parë kur shoqëria ishte e ndarë dhe konfliktuale, takime te tilla kishin vlerën e zbutjes së konfliktualitetit dhe të krijimit të një normaliteti shoqëror. Sic ndodhi me takimin e 23 Dhjetorit 1998 mes Berishës e Majkos apo në 16 Janar 1999 po mes të dyve. Por ishin në një tjetër kontekst. Sot, vec forcimit të kultit të liderëve ato vështirë se sjellin gjë. Sepse nuk janë takime normale, por të sforcuara. Të vendosura nën presionin e ambasadorëve apo shtypit dhe pa asnjë axhendë konkrete. Ndaj normaliteti, pra një takim mes dy liderëve politikë konkurentë, sot ngjan më shumë një anormalitet”, vijon më tej ai.

6 komente në “Fevzo del kundër takimit Rama-Basha: Është si takim dashurie”

  1. EdscobarFevzoRamaKUNDER rEFORMES says:

    takimi eshte kot……………….dhe jo se keshtu mendon vetem Fevzo Tulla

    1. Amb....amerik...LU_dv says:

      Dashuri me shikimin e pare…!

  2. hahaha ,mir qe doli kokbolja te ndriicoj me llamben e tij stallen e bagetise
    po ai surrat pajdhi i Vitos ku o mer tej se po jena tu prit me na sqarue si e don lulia ,
    ne goj APO dogstyl

  3. agron says:

    LE TE MIRATOHET REFORMA PA JA KA VLEJTUR CDO TAKIM. SA PER FEVZON, AI KA PESHE NE GAZETARINE SHQIPTARE SAC KA ARJAN CANI> JANE ZERO.
    SIKUR MOS EKZISTONIN FARE NUK DO TI MUNGONIN ASKUJT

  4. normali says:

    Po sikur Rama dhe Basha ti therrasin aresyes shqiptare dhe ta mbyllin çeshtjen qe diten e enjte te votohet reforma, çfare do te thote analisti Fevziu? Apo njeso si Saliu, do beje sikur s’ka thene gje!

  5. S. N says:

    Po ti o kopili i Myzeqese pse nuk takohesh me doktor Berishen si dikur, apo qe te flaku si lecke higjenike o Fevzi mavra?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje