TV francez 'shpërfill' Shqipërinë: Ndaj Ukrainës nuk ekzistoi në fushë

5 Qershor 2016, 13:18Sport TEMA

Televizioni kombëtar francez, TF1, ka analizuar paraqitjen e Shqipërisë kundër Ukrainës dhe ashtu si shumë media të tjera ndërkombëtare, ka paraqitur me nota shumë negative kuqezinjtë për atë që dhanë në fushë.

“Pas dy fitoreve me skuadra të vogla si Luksemburgu e Katari, Shqipëria zhgënjeu duke u mundur përballë Ukrainës. Bashkëlojtarët e Lorik Canës dhuruan një paraqitje shqetësuese”, thuhej në kronikën që i kushtohej ndeshjes të së premtes.

“Ukraina, e cila mundi të shtunën e kaluar Rumaninë, një tjetër kundërshtar i Francës, dhuroi një paraqitja tjetër bindëse ndaj Shqipërisë. Cana dhe shokët e tij në fakt nuk ekzistuan në Bergamo të Italisë. Gjatë takimit binin në sy sidomos gabimet e tyre në mbrojtje.

Shqipëria ka treguar limitet e saj kur rritet niveli i lojës. Të dytët në grupin kualifikues pas Portugalisë, djemtë e De Biazit nuk kanë qenë në gjendjen më të mirë, me humbje ndaj Portugalisë, Serbisë e së fundmi Austrisë. Për ta, kjo është situatë shqetësuese para se të përballen me një grup të fortë ku gjenden Rumania, Zvicra e sigurisht edhe Franca”, ishte komenti i TF1, transmeton Panorama Sport.

14 komente në “TV francez ‘shpërfill’ Shqipërinë: Ndaj Ukrainës nuk ekzistoi në fushë”

  1. AGIM ANASTASI says:

    DO TI THOJA MEDIAS FRANCEZE, SE EKIPI I UKRAINES ESHTE SHUME I FORTE NE KETE TURNE. UKRAINA DO JU ZGERDHI JUVE DHE GJERMANET. PRISNI.

    1. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

      Ekipi I |Ukraines ne ndeshjen me Shqiperine , luajti me pothuajse 1/3 e fuqise me te cilen luajti ne ndeshjen e fituar me Rumanine para disa ditesh.
      Edhe Ukraina ne ndeshjen me Shqiperine ishte nje skuader e vaket.
      Por kjo skuader mjaftoi per te mundur Shqiperine modeste te drejtuar nga trajneri amator Gani Abazi.
      Ka rrezik qe nese me pare shume skuadra po I ofronin miliona De Biazit , tashme nuk besoj se e duan me per te udhehequr kombetaret e tyre.
      De Biazi ishte nje trajner amator , drejtues I skuadrave te serive B dhe C ne Itali , befas u gjend ne postin e duhur ne momentin e duhur dhe pa asnje merite “kontribuoi” ne kualifikimin e pamerituar te Shqiperise ne Evropian. Pas kesaj u fry e u fry nga mediat italiane , shqiptare , angleze etj , sikur kushedi se kush ishte , dhe pasi arriti majen me oferta miloneshe nga skuadrat arabe , u rrezua nga “maja e malit” ku e kishin ngjitur , dhe ra me kembe e koke pertoke ne modestine e tij te meparshme.
      E bashke me te edhe skuadra modeste shqiptare , per te cilen nuk duhet te zhgenjehemi sepse aq I ka fuqite.
      Ganiu na mbajti 1 vit duke tundur si kembore fitoren me Francen , dhe tashme duhet te tunde kemboret e humbjeve dhe golave skandaloze qe merr skuadra jone.
      — Sa per Evropianin , e kam thene edhe me pare , ne duhet te hyjme me mendimin se I kemi 3 humbje ne xhep. Keshtu do te jemi te cliruar nga cdo presion dhe do te luajme me aq sa kemi mundesi , dhe po morrem qofte edhe 1 pike apo me shume , do te gezohemi. Ne te kundert , mjafton te themi se kjo eshte Shqiperia. Megjitate tifozet duhet ta duan sido qe te jete.

  2. tfgs1 says:

    korraket non exist…………..hahahaha!

    1. vflp says:

      Pedo-Greeks exist.

  3. "Horri i Bulevardit" says:

    Uroj qe kete mendesi francezet ta kene edhe ne perballjen direkte ke kuqezinjte.
    Taktika e De Biazit, duke larguar lojtaret kyc, Cana, Xhaka dhe Kace, ishte e detyruar, per vete lojen e ashper, qe ukrahinasit po zhvillonin dhe frika e trajnerit kuqezi, se mos demtoheshin lojtaret kyc te skuadres, ishte e drejte.
    I kujtoj francezeve, se para se te largoheshin keta lojtare, ukrahinasit nuk ishin ne gjendje as te organizoheshin dhe as te kapnin mesin e fushes, pjese qe dominohej nga kuqezinjte.
    I vetmi lojtar i doben tek kuqezinjte, ishte pikerisht lojtari qe premton me shume, portieri Berisha, qe me keqardhje them, se ishte jashte formes se tij, ndoshta ka patur ndonje hall.
    Gjithashtu me duhet te them, se Franca e tanishme, eshte shume me e dobet se Ukrahina.

    1. sit back and.. relaks says:

      cana eshte inkompetent ose ato gabime qe ben i ben me dashje se nuk ka llogjike tjeter.

    2. arbeni nga tepelenaa says:

      sakt

  4. Thanas Mustaqi says:

    Do te ishte mire qe edhe kombetarja e Frances te na nenvleresonte. Keshtu do t’i jepnim nje mesim te mire ne ndeshjen direkte!

  5. www says:

    oh sa mire do zoti na marrin me lehtesi si kur u ndeshem me keta pastaj filluan e qanin neper gazeta si na mundi shqiperia sa per greqine tani jane duke u pallur ne hamame ne greqi jane me mushime se u shkerdhyen nga te gjitha ekipet ne gurp pa pasur asnje pike edhe ndeshjen e fudnit miqesore i palloi australia 1 me zero normal futbolli nuk eshte per refugjatet e anadollit

  6. rako ferra says:

    Τre do hame me Zvicrren
    Pese me Francen
    Dhe dy me Rumunet
    Me 10 gola ne valixhe do mbaroje edhe kjo emderr qe jetuam
    Rendesi per ne ka pjesmarrja per here te pare ne nje europian
    Le te jemi realist
    Jemi shume larg nivelit te kundershtareve

  7. Ben says:

    Lujtem keq normal por ju Francezve ja u kena marr doren

  8. Ben says:

    Lujtem keq normal por ju Francezve ja u kena marr doren me Ukrainen 1 gol e bem 1 shtyll dhe 1 me port bosh e humbi Cikalleshi.

  9. Na bashkoj kenga popullore says:

    Kemi luajtur shum keq.te shofim ne Franc

  10. Den says:

    Ndeshjet miqsore sidomos ato para nje nje kompeticioni te tille zakonisht sherbejne me shume per te pare si si reagon ekipi ndaj kundershatve me kificiente te ndryshem cilesie.Keshtu qe nuke duhen marre shume per baze. Por pamvaresisht kesaj Shqiperia paraqiti probleme ne ndeshjen me Ukrainen por edhe me Austrine, pa permendur Serbine me pare ne fazen e grupeve. Keto probleme duhen te riparohen sa te munden ne keto dite. Duket qe ekipi paraqet veshtiresi ne mbrojtje dhe ajo qe eshte me dukshme lojtaret nuk arrijne te kontrollojne pozicionimet e tyre ne zone. Kjo vjen pak ere amatorizem, qe ne fakt nuk perfaqson nivelin real te skuadres. Te pesosh gol ne minutatt e para ne menyre te vazhdueshme e aq me teper per gabime te pafalshme te lojtarve te tu tregon se ekipi po manifeston edhe probleme psikologjike me afrimin e kompeticionit.Kam mendimin se pritshmeria e larte e publikut per kete kombetare si dhe presioni real qem mbartin evenimente te tilla i ka bllokuar lojtaret sidomos ato te repartit te mbrojtjes. Kur merr gol ne minutat e para eshte njelloj sikur i fal nje gol kundershatrit. Une po ju them se edhe ekipe te medhaja me memtalitet fituesi kur pesojne gola qe ne fillim e kane te veshtire ta marrin veheten me pastaj.Ndaj sugjeroj qe media, publiku por edhe faktore te tjere duhet te luajne ne krahun qe ekipi e ka arritur objektivin e tij dhe lojtaret ne France jane per luajtur e per te treguar sec dine te bejne duke hequr dore nga kerkimi i rezultatit.Ekipi duhet te clirohet nga ana psikologjike domosdoshmerisht ne memnyre qe te tregojne vlerat reale qe ka..Presion per rezultat ka shume raste qe te frenon qe te dalesh ne lojen tende te fut ne panik , dhe ti ke frike madje edhe ta mbash e ta perpunosh topin. Une do tu thoja djemeve arrojini fitoret, luani si dini te luani, jepni me te miren tuaj. Nuk keni cfare te humbisni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje