Koncerti "sekret" i Kanye West shkakton kaos në New York

6 Qershor 2016, 14:16Sociale TEMA
Koncerti "sekret" i Kanye West shkakton kaos në New York

Një koncert sekret i rapper-it Amerikan, Kanye West duket se nuk ka mundur të jetë dhe aq i fshehtë sa duhet në New York. Mijëra fansa të dëshpëruar kanë pushtuar rrugët, duke shkaktuar kaos në qytet dhe duke i detyruar oficerët e policisë të anulojnë eventin, e të shpërndajnë turmën e madhe të njerëzve.

Ndërsa thërrisnin “Kanye” dhe “Pablo” (titulli i albumit më të fundit të West,) fansat janë ngjitur mbi makina në përpjekje për ta parë më nga afër rapperin e njohur, i cili do të performonte në New York albumin e tij më të ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje