Lorik Cana: Ja pse i jam mirënjohës Granit Xhakës dhe Shaqirit. Kosova? 99% e shqiptarëve duan një kombëtare

6 Qershor 2016, 10:27Sport TEMA

Lorik Cana për Shqipërinë, shqiptarët e Zvicrës, e natyrisht Kosovën. Janë këto disa nga temat më interesante që prek kapiteni i Kombëtares në një intervistë të gjatë për portalin zviceran “Grenchnertagblatt.ch”, të cilën e nis me elozhet për Vladimir Petkovic, ish-trajnerin e tij te Lazio që tani do ta gjejë përballë në Europian në drejtimin e Zvicrës.

Padyshim që pjesëmarrja me Shqipërinë në Europian për Canën ky është kurorëzimi i një karrierë të gjatë me kapitenin që e bën të qartë menjëherë se skuadra jonë ka një mentalitet fituesi dhe dëshiron të fitojë cdo ndeshje, si dhe do të ketë në mbështetje tifozët fantastikë. Kur e pyesin mbi patriotizimin Cana shpjegon:

“Po, por kështu janë të gjithë lojtarët e skuadrës tonë. Padyshim që ne jemi paksa më krenarë për kombësinë tonë sa mund të jenë për shembull zviceranët”.

Për t’i shpjeguar përse-në gazetarëve nga Zvicra duhet rrëfyer historia e gjatë e Shqipërisë, Cana përpiqet ta shpjegojë edhe me faktin se shumë nga shqiptarët janë rritur jashtë vendit, por kanë ruajtur zakonet shqiptare dhe janë krenarë për historinë tonë, duke e etiketuar Kombëtaren si pikën që bashkon gjithë këtë forcë.

Gjithsesi nuk ka aspak mllef për shqiptarët që zgjodhën Zvicrën, kur gazetari e ngacmon duke i thënë se ka kritkuar Granit Xhakën, Behramin apo Shaqirin që luajnë për Zvicrën Cana përgjigjet:

“Jo nuk është kështu. Unë kam thënë se do të ishte mirë për ne në këndvështrimin sportiv që këta lojtarë të mëdhenj të luanin për Shqipërinë. Me ta ne do të ishim shumë më të fortë, por askush nga skuadra jonë nuk ka thënë një fjalë të keqe për ta. Madje unë iu jam mirënjohës për atë cfarë kanë bërë.”

Fjala mirënjohës padyshim meriton një shpjegim më të thellë të cilin Cana nuk ngurron ta bëjë:

“Ata kanë bërë dicka të rëndësishme për Shqipërinë dhe vecanërisht për shqiptarët e Zvicrës. Shumë prej njerëzve tanë Zvicra ju ka dhënë një shans të ri në jetë dhe Xhaka, Shaqiri dhe të tjerët kanë bërë më të njohur emrin shqiptar në Zvicër duke i kthyer dicka këtij vendi për mikpritjen që iu ka dhënë. Por sigurisht që ata janë shqiptarë, janë vëllezërit tanë.”

Do të ketë edhe një duel mes vëllezërish jo figurativisht në ndeshjen me Zvicrën, ai mes Granitit dhe Taulantit dhe Cana është i bindur se të dy do të japin më të mirën në fushë duke menduar vetëm për të fituar.

Një temë e rëndësishme është dhe ajo e Kosovës, kur Cana pyetet nëse mund të luajë për Kosovën në eliminatoret e Rusi 2018, dhe këtu qëndrimi i kapitenit është i njohur për të gjithë, me Canën që shprehet:

“Gjëja më e rëndësishme për mua është që Kosova nuk është më e izoluar. Tani futbollistët aty mund të jetojnë ëndrrën e tyre dhe të investohet më shumë në infrastrukturë dhe kampionat. Futbollistët Kosovarë ishin si të burgosur, tani janë të lirë. Vështirë se unë mund të luaj për Kosovën. Tani na duhet të gjejmë zgjidhjen më të mirë për të dyja skuadrat, Shqipërinë dhe Kosovën. 99% e shqiptarëve duan që të ketë vetëm një skuadër të vetme të fuqishme, por për arsye politike tani kjo është e pamundur.”

8 komente në “Lorik Cana: Ja pse i jam mirënjohës Granit Xhakës dhe Shaqirit. Kosova? 99% e shqiptarëve duan një kombëtare”

  1. Kushtrimi says:

    Nji superlige, një kombëtare. Çdo gjë është e mundur. Duhet vetëm të punojmë në atë drejtim.

  2. Kushtrimi says:

    Nji superlige, një kombëtare. Çdo gjë është e mundur. Duhet vetëm të punojmë në atë drejtim.

  3. "Horri i Bulevardit" says:

    Lorik Cana, nje simbol mbareshqiptar, i jemi mirnjohes, per ate qe ka bere, per ndergjegjesimin kombetar.
    Si futbollist, dha me te miren e mundshme, si shqiptar, na dha kenaqesine e ndjenjes kombetare.
    Nuk do te jete e larget dita, kur Shqiperia dhe Kosova, te jene ne nje federate.
    Nuk do te jete e larget dita, kur Vlora te luaje ndeshjen e rradhes ne Mitrovice dhe Prishtina ne Tirane e Korce e shume qytete te tjera, ne kuadrin e nje lige te perbashket, qe do te sjelle edhe nje kombetare mbareshqiptare.
    Luani djema ne France, ju e siguruat lavdine, pikesynimi ishte futja ne keto finale, cfare vjen me pas me mire, eshte e mirseardhur.
    Suksese.

  4. kuq e zi says:

    futbolli tregoi se vetem te bashkuar mund te mbijetojme dhe te korrim suksese
    asnjehere nuk do kish qene e mundur qe shqiperia te kualifikohej e vetme kjo vlen edhe per kosoven pra shqiptaret duhet te bashkohen ne nje shtet qe te kene sukses ne cdo sektor dhe jo vetem ne futboll
    fjalet e teperta jane fukarallek

  5. GJUHA JONE SA E MIRE says:

    PO E VETMJA MENYRE ESHTE TE BEHET NJE KAMPIONAT PER SHQIPRINE DHE KOSOVEN MADJE DUKE PERFSHIRE DHE MAQEDONINE DHE MALIN E ZI..
    KJO DO VIJE VETEM ME FUTJEN E TE GJITHVE NE EUROPE KU FEDERATAT MUND TE VENDOSIN QE EKIPET SHQIPTARE TE ZHVILLOJNE TE NJEJTIN KAMPIONAT…
    “ENDERR E BUKUR” SHPRESOJME TE ARRISE AJO DITE….
    FORCA SHQIPRIA “E MADHE”

  6. lelegu says:

    I madhi Cana!!! #respekt

  7. katarakti says:

    Sa me shpejt nje kampionat futbolli mbareshqiptar. Ku Tirana te loze kunder Prishtines, Vllaznia kunder Pejes, Prizreni kunder Vlores etj etj. Dhe nje kombetare qe do perfaqesonte gjithe kombin. Ku duhet te lozin lojtare nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia dhe diaspora.
    Lorik je nderi dhe krenaria e kombit shqiptar. Te lumte djale.

  8. albaniafirst says:

    Fjale me vend. Jemi nje popull dhe duam nje kombetare, ate kuq e zi qe jane ngjyrat e flamurit te Skenderbeut.
    Kosova eshte krahine e Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje