A ka kapitulluar "Rilindja" pa kushte, ndaj kartelit kriminal te Berishës?

7 Qershor 2016, 09:41Politika TEMA

Partia Demokratike i dha fund zyrtarisht dje përpjekjeve për të arritur një konsensus për reformën në drejtësi. Takimi mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, me praninë e LSI, nuk arriti të prodhojë dot një marrëveshje, për shkak të këmbënguljes së Partisë Demokratike, tek kushti i fundit që nxori Berisha, mbi të ashtuquajturat “vende të rezervuara”.

Deputetë pro jashtë kontrollit të PD?

Ajo që mbetet të shikohet si fuqi reale e Bashës dhe Berishës, është tani beteja për të mos lejuar asnjë deputet të opozitës të votojë reformën, ashtu siç la të nënkuptohet Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme së Bashkimit Europian, Frederica Mogherini, e cila i bëri thirrje secilit deputet të mbajë qëndrimin e tij ndaj reformës, duke kërkuar të arrihet një shumicë prej dy të tretash. Nuk besohet se këtë betejë e ka të vështirë, pasi deputetët nuk i zgjedh Mogherini, por Berisha e Basha. Ka mbaruar dhe Shkëlzeni fishekzjarrët për të dashurën parmbrëmë, se do ishte i pari që do festonte – ironizon analisti Mero Baze

“Mukja e Dytë” e quajnë lexuesit online

Takimi Rama-Basha dhe më pas dështimi i tij është shoqëruar me komente nga më të ndryshmet online. Disa prej tyre e quajnë si “Mukja e Dytë”. “PD-ja është si Balli Kombëtar që pa luftuar, bile duke bashkëpunuar me pushtuesit donte të ndante pushtetin 50% me PKSH-në! Edhe PD-ja e sotme kërkoi që ajo të kishte të drejtën që të caktonte 50% të KLD-së etj! Atëherë për çfarë reforme do flitej kur 50% e mafies në drejtësi do të ishin ushtarët e Berishës? Ja kjo ishte… Mukja e dytë”, – shkruajnë lexuesit.

Disa pyetje ende pa përgjigje

Me të drejtë populli shqiptar pyet sot: Kush e mbron Berishën për mega krimet e tij?

Pse po tallen me këtë popull me reformën e drejtësisë? Pse Edi Rama jo vetëm që është i pafuqishëm të arrestojë Berishën, po duket si një jelek antiplumbi dy metrosh për të mbrojtur me çdo kusht “burrin e shtetit”.

Pse ka kapitulluar Rilindja pa kushte ndaj kartelit kriminal te Berishës?

A ka ardhur koha që kongresi amerikan të “hapë” dosjen e Shqipërisë për të vënë në shqyrtim se kush po luan kaq rëndë me besimin e sinqertë dhe thuajse naiv të shqiptarëve ndaj SHBA-ve?  Më ndryshe: Mund t’i quajë një diplomat amerikan dy vrasësit e 21 janarit njërin “burrë shteti” dhe tjetrin “yll në ngjitje” pa patur dikë në Amerikë që po e mbron Berishën në mënyrë të shëmtuar edhe sot e kësaj dite duke na tallur të gjithëve me figura groteske?

Po edhe nëse do binin dakord…

DITA ka shprehur që herët skepiticizmin e saj për reformën në drejtësi dhe qëllimet e vërteta të secilit prej aktorëve të saj. Reforma propozon ligje të reja dhe struktura të reja. Por nuk na duket se kanë munguar deri më sot ligjet dhe strukturat për të dënuar Berishën dhe të tjerët. Mendoni se nuk ka ligj për të dënuar 21 janarin? Gërdecin? Korrupsionin e djeshëm e të sotëm? Sigurisht që ligjet aty janë. Është e qartë që për Berishën ka munguar vullneti politik i socialistëve dhe e kanë mbrojtur piruetat e ndërkombëtarëve. Ndaj edhe sikur të “binin dakord” Rama e Basha, asnjë ndryshim në thelb nuk do shihnin shqiptarët në pritshmërinë e tyre kryesore të shprehur në 23 qershor. Dhe siç edhe kemi thënë qartë në Dita përpara takimit Rama-Basha: Askujt nuk i duhet një reformë që nuk dënon Berishën!

7 komente në “A ka kapitulluar “Rilindja” pa kushte, ndaj kartelit kriminal te Berishës?”

  1. liqeni says:

    ….dhe jo vetem Berishen …!!

  2. toni says:

    Iku cfare iku..dhe populli ka nje shprehje ” po nuk e kape pulen do kapesh sorren “.. Tani cfare do behet ? A do te kete drejtesi nga sot e tutje?. Ketu lind pyetja..Ngeli Rilindja duke u marre me te kaluaren dhe I brime ne uje po ben. Nqse eshte e pafuqishme per te ndershkuar te kaluaren atehere ti shfrytezoj energjite qe vendi te dali nga tranzicioni 25 vjecar dhe te ecim me hapa te shpejte..Me kalimin e kohes figurat e pluhurosura te politikes do zhduken dhe e rendesishme eshte qe fytyrat e reja te politikes mos te jene copy & paste e se shkuares por vertete politikanen qe I duhen vendit per ta cuar perpara..

    1. Drejtesi says:

      Eshte e gabuar kjo qe thua, sepse krijohet klime favorizuese per riperseritje te se njetes klase politike, me shpresen se nje dite edhe ato do te falen, pasi te fillojne zullumet e tyre.

      Kujdes nga skema te tilla, qe synojne te amnistojne me gjasme filozofine qe “ket do ikin, po ne do shpetojme Shqiperine”.

      Kjo hedhje hi syve dhe marrja per dele!

      Kalojeni ne referendum popullore Reformen dhe e vendos populli Drejtesine !

  3. tr says:

    Ha ha ha , ka shkruar nje militante budallaqe ,qe ta nxjerri PS TE PASTER . HA HA HA .

  4. Pelasgian says:

    teater kukullash ……i plasi zemra rivdekjes per “drejtesi” …..per drejtesin alla Frangaj ….
    yyyyy bageti rop……qqqqqqqqq ….ju s’meritoni te jetoni .

    Te ket t’iu shk,,,,,rdheje UDB e Asfalia !

  5. bob says:

    Per te huajt Shqiperia eshte kavje dhe e tille ka per te mbetur.

  6. lipi says:

    Ci keni keto ….rlliqe!!! Dita, eshte bo te dhjefsha Zerin e Popullit ne kohe te komunizmit!
    Qe jeni te gjithe “te pavarur” e dijme shume mire ………….. po late kokrren e nomit more loqe!
    Si majtas si djathtas, si politikane si media …… nje cope muti e ndare pergjysem, klase hajdutesh e injorantesh qe mundoheni ti jepni mend miletit. Po skeni faj ju more te vrare, fajin e kane keto koqet qe dalin ne votime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje