Ministri grek Kotzias, takim me Ramën në kryeministri

7 Qershor 2016, 09:33Politika TEMA

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Tiranë mëngjesin e sotëm ka mbërritur në kryeministri për të zhvilluar takimin me kreun e qeverisë Edi Rama.

Diplomati grek pas takimit me Ramën do të marrë pjesë në një aktivitet universitar, ndërsa në orën 12:00 Kotzias do të pritet nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Ai pritet të zhvillojë një takim edhe me kryepeshkopin e kishës ortodokse Anastas Janullatos

Një ditë më parë, Nikolas Kotzias ka takuar ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati dhe kreun e shtetit shqiptar Bujar Nishani.

1 komente në “Ministri grek Kotzias, takim me Ramën në kryeministri”

  1. Klimax says:

    Edi Rama! Mjaft mashtruat e vodhet shqiptaret!
    Jeni Ju, te gjith Ju pergjegjes per korrupsionin gjigand, per mungesen e drejtesise, per vjedhjen, krimin, mjerimin, papunesine, ……. dhe deri per perkeqesimin ne nivele te rrezikshme te harmonise krahinore, fetare e etnike ne vend!
    Jeni Ju pergjegjes per kete gjendje kaotike te prones ne Shqiperi qe jo vetem nuk po respektoni te drejten e gjithsecilit per te drejten dhe ligjshmerine mbi pronen e trasheguar, por po e rembeni ne menyre te paturpshme!
    Larg durt tuaja te ndyra me korrupsion e krim nga pronat tona te ligjshme!
    E pra, mjaft derdhet lot krokodili per “Shqiperine e Madhe”! Mjaft mbollet propagande nacionaliste e shoviniste! Mjaft me kete politike barbare e kanibale!
    Respektoni demokracine, te drejtat dhe lirite e qytetareve, ligjet, vendin, Europen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje