Propozimi i Sali Berishës për të ndarë “drejtësinë” mes partive është kriminal!

6 Qershor 2016, 18:07Politika TEMA

Nga Erjon Braçe

Propozimi i Sali Berishës për të ndarë “drejtësinë” mes partive është kriminal!

Prej dy ditësh, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe çdo tellall i tij, po ju përplasin në fytyrë shqiptarëve një togfjalësh: “vende të rezervuara”!

Për cilindo që nuk ka lidhje apo nuk i ka ndjekur zhvillimet rreth reformës së drejtësisë, ky togfjalësh nuk thotë gjë prej gjëje. Për qytetarin e zakonshëm, fare fare. Çfarë është atëherë?

Sali Berisha e Lulzim Basha kërkojnë nga mazhoranca të pranojë që institucionet e reja të drejtësisë të ndërtohen duke u ndarë mes partive! Pra, në mënyrë të barabartë, kryesisht mes PD, PS, LSI.

E kuptoni? Partitë, të treja apo më shumë, të kenë njerëzit e tyre në institucionet e drejtësisë!

Qysh kur Shqipëria zgjodhi të jetë një demokraci, drejtësia-gjyqësori u konsiderua kushtetutshmërisht, si pushtet më vete, i pavarur! Sali Berisha dhe jo vetëm, por ai më shumë se kushdo, ka bërë çdo përpjekje sa herë ka ardhur në pushtet, ta ketë të tijin pushtetin e drejtësisë,

të ketë prokurorin dhe prokurorët, të ketë gjykatësit në çdo shkallë të gjyqësorit deri në Gjykatën e Larte, Gjykatën Kushtetuese po ashtu, Këshillin e Lartë të Drejtësisë nga fillimi në fund.

Pra, çdo gjë! Tani i ka! Edhe prokurorët e tij, edhe gjykatësit e tij! Ia doli që për tetë vjet t’i ketë të gjithë dhe, sot, kontrollon çdo hallkë të drejtësisë!

Ndaj sot ne kemi sistemin e drejtësisë më të korruptuar se kudo tjetër-i kapur politikisht dhe i korruptuar deri në palcë. Ky sistem duhet përmbysur! Ky sistem nuk mund të zëvendësohet me një tjetër që këtë herë, nuk do të kontrollohet vetëm nga Sali Berisha, por edhe nga dy, tre apo më shumë parti të tjera.

Askush, po e përsëris askush, nuk ka mandatin të vendosë kështu, të votojë këtë. As partitë e as deputetët e tyre. Sepse ky është krim, rrëzon përfundimisht përpjekjen më të madhe për reformim të drejtësisë në këto 25 vite.

E zhbën dhe projekton një të ardhme pa drejtësi, por me parti që bëjnë drejtësinë sipas tyre! Askush nuk do të jetë i barabartë para ligjit, sepse partitë do të jenë mbi ta. Nëse Sali Berisha e Lulzim Basha nuk tërhiqen nga përpjekja e fundit e tyre për të kapur e ndarë përfundimisht drejtësinë, atëherë ne deputetët kemi vetëm një detyrë: T’i japim mundësinë popullit të vendosë, të zgjedhë mes, variantit të Berishës e Bashës për t’ia dhënë drejtësinë partive dhe, variantit të ekspertëve kombëtarë e ndërkombëtarë, Komisionit të Venecias- që ndërton një sistem drejtësie jashtë ndikimit partiak dhe që garanton më në fund që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit!

9 komente në “Propozimi i Sali Berishës për të ndarë “drejtësinë” mes partive është kriminal!”

  1. endri says:

    nese PS pranon kete kusht atehere une nuk jam me me Edi Ramen!

  2. ALBAN DEGA says:

    NUK ESHTE KOHA PER PISEDIME ZOTI RAMA!

    – Reforme ne drejtesi sot… Ose zgjedhe te parakoheshme e referendum mbarepopullor per Reformen ne drejtesi nje minute e me pare !
    – Sali Berisha eshte nje tiger letre!
    – Enough to it’s enough…. Boll me !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Populli nuk te votoi te lutesh Edi Rama! Kemi boll hoxhallare, prifterinj, popa, dervishe !
    Te votoi te qeverisesh . Qeveris ! Po si mund te qeverisish?
    Nuk ka pase edhe nuk mund te kete qeverisje demokratike pa Drejtesi e shtet ligjor ashtu si nuk mund te kete as sovranitet pa shtet!
    Nuk behet as reforma, as Drejtesia, as shteti me lutje ndaj atyre qe rrenuan e zhbene te pakten pese here kete shtet ne 25 vjetet e fundit…

    Kusaria pa kufi dhe minat me sahat

    Nuk behet e as mos te shkoje ndermend qe kusare qe kane vjedhe, jo 250 , por te pakten 500 milione euro te Autostrades se Kusarise se Kombit, atdheshites si Sali Berisha apo Lulezim Basha, Arben Imami e co. te kapur ne flagrance nga Gjykata Kushtetuese, vrases perserites te 4 shqiptareve me 2 prill 1991, te atdhetarit Remzi Hoxha ne vitin 1995, te mijera shqiptareve ne 97-en, te 26 viktimave te Gerdecit, te 4 protestuesve te 11 janarit 2011… te rrenimit dhe kalbezimit te cdo hallke te shtetit shqiptar te pranojne heqjen e parzmores se Impunitetit per kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit.
    Minave me sahat qe ka lene ne cdo hallke e ne cdo hap te shqiptareve, kjo “bande gangsteresh” po i shtojne cdo dite mina te reja!
    Grushti institucional i shtetit i javes se fundit ku u mobilizua cdo gangster politik, familjar, mediatik i ” kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”. ofensiva komplotuese e cdo skalioni te saj me nje agjent te UDB-s se Milloshevicit qe beri prokurorin e Ministrit te Brendshem me te suksesshem te kesaj qeverie Saimir Tahiri, krahmarrja sa e trashe edhe cinike e kapterr Nishanit ne bashkepunim me Ajazin e Llallen, te gjithe nen komanden e Mareshallit te Beogradit, Moskes…. jane ” Flamuj te kuq”, sic thone amerikanet, alarm e kushtrim per cdo shqiptar qe e do sadopak ate vend te bukur e ate popull pa shtet ligjor e pa Drejtesi!
    Nuk ka shqiptar e nderkombetar…. edhe lopa e sheh dhe e di se kush dhe perse po e saboton, po e vonon me cdo mjet e me cdo cmim Reformen ne Drejtesi!

    Qeni qe leh nuk kafshon!

    Sali Berisha e ka emrin dhe mbiemrin qe cuditerisht kane frike t’ia permendin edhe Ambasadoret!
    Pse!?
    Sepse leh shume si qente me hijen e vet nen Hene! Jo nga trimeria por nga frika!
    E qeni qe leh nuk kafshon, thote sovrani
    E aq me pak lukunia e tyre! Banda e gangstereve, ceta e atdheshitesve, lukunia e atdherrenuesve, skalionet e atdhekalbezuesve te cdo pori te tij, Mafia qe ka korruptuar edhe vete korrupsionin si fjale e si koncept jo vetem ligjor por edhe gjuhesor, arrin deri aty sa me nje pafytyresi te pashoqe te akuzoje qeverine dhe mazhorancen se e ka vonuar Reformen ne Drejtesi!
    Kesaj i thote populli me ta lene kopilin ne dere!
    Gjysma e se keqes! Cinizmi dhe arroganca, shejtanbudalleku dhe idiotesia donkishoteske e liderit de jure te saj Lulezim Basha kalon cdo kufi te aresyes njerezore kur ben thirrje per ta vonuar edhe me shume se nje vit tjeter reformen, pra impunitetin e kesaj Mafia te cmendur nga frika dhe paniku i ndeshkimit ligjor te krimeve te saj madhore ndaj shqiptareve dhe Shqiperise!
    Zot ruajna nga marrezira te tilla te diktuara nga Padrinoja i saj!
    Hajde te fitojme kohen e humbur dhe vonesen e qeverise per Reformen ne Drejtesi duke e vonuar edhe mbi nje vit tjeter… Eshte mesazhi me i fundit i SHQUP-it.
    Edhe Don Kishoti i Mances do te cohej lugat dhe do te kerkonte titullin Akademik perballe kesaj cmendurie te Lugatit te Vicidolit, te recituar keq nga Shvejku i tij Lulezim Basha. Aq shume e kane kalbezuar shtetin shqiptar sa virusi i kalbjes u ka depertuar edhe ne qelizat e trurit te vet!
    Ja pse Reforma ne Drejtesi eshte nje emergjence Kombetare.Sot!

    Neser eshte kurre !

    Neser eshte vone!
    Ja pse Reforma ne Drejtesi eshte jetike per shqiptaret dhe Shqiperine!? Sot!
    Neser eshte kurre!
    Pa drejtesi e shtet ligjor nuk ka e nuk mund te kete qeverisje!?
    Pse!?
    Nje shembull per shkelqimin e zi te antishtetit Dosja Fullani…
    Banka e Shtetit Shqiptar i bleu qeverisje ( Shtetit te Saliqit ) Hotel Dajtin, prone e shtetit shqiptar, per te cilin askush nuk ofroi as 5 milione dollare per ta blere…. Taksapaguesve fakira shqiptare iu vodhen me mashtrim, fallsifikim, shperdorim te shumefishte e shume palesh te detyres ne bashkepunim kriminal te mirefillte ne vlera shume te nedha me shume se 6 fishi i vleres se tregut te nje prone shteterore.
    Fullani mori me qera sa Frengu pulen per vite te tera hapesira tek familja dhe klientit e saj per Banken e Shtetit Shqiptar qe do te kishte kushtuar shume me pak po te ishte ngritur e re nga themelet. Shperdorim i dyfishte ne vlera te medha e ne bashkepunim kriminal safi!
    Bankes se Shtetit Shqiptar i vidhen diten per Diell e naten per hane, nen hunden e nen kembet e karrikes se zyres dhe nen kembet e krevatit te zyres, Lexo q… Ihanes se tij gati 8 milione dollare vlera monetare dhe policia me te drejte e ndalon per shperdorim detyre.
    Prokuroria nis hetimet dhe e arreston me burg , sic e parashikon Ligji. Cfare ndodhe?!
    Mafia Politiko- Financiaro- Mediatike e Padrinos cohet ne alarm. Ne skene futet Maliqi, Luigji i 14-te, domethene Saliqi dhe minat me sahat qe i ka lene te gatshme ne cdo hallke te Drejtesise shqiptare…

    Dukuria Fullani dhe Palla ne letargji

    Gjykata e nxjerr te pafajshem! Prokuroria “harron” me porosi apourdher te beje apel!
    Kryeprokurori Adriatik Palla i zgerlaqur keq nga ” Zeri i Amerikes” belbezon ” tani eshte shume vone… Nuk mund te bejme asgje”
    Hajde kryeproku-hor krimi hajde!
    Po a nuk ta mundeson Ligji Shqiptar dhe nderkombetar qe ta rihapish dosjen nga e para ore proku-hor Plepash!?
    Jo vetem kete , por edhe dosjen e “Beut te Saukut” ku Fullani ka pase dore deri ne supe dhe e shpetoi jo vetem nderhyrja e nje poltbyroisti por edhe roli si hafije e Sigurimit te Shtetit!
    Cfare ndodhe tani… Oreksi vjen duke ngreje… Zollumi keputet prej se trashi, thote sovrani!
    Fullani kerkon jo vetem rikthimin ne vendin e meparshem te Kusarise masive mbi 50 milione dollareshe por edhe demshperblimin prej 500 000 dollaresh ” sepse i ka ikur oreksi”, sic mashtrim mjekja e udhezuar nga Kryeavokati i Fullanit.
    Nje shembull i gjalle I filozofise Popullore : krimineli kthehet gjithnje ne vendin e krimit…
    Nje gabim fatal I Fullanit…
    Nje rast i mrekullueshem per prokurorine per te rifilluar hetimin nga raporti mjekesor qe eshte denoncuar publikisht ne media si fiktiv, mashtrim dhe eshte dorezuar edhe ne Gjykaten Administrative te Tiranes!
    Tani as Adriatik Llalla nuk ka me shfajsim “nuk mund te bejme asgje”!
    Sa qindra milione dollare pagoi e po paguan Qeveria juaj dhe zoti kryminister per borxhet e pashlyera ndaj bizneseve vetem per rruget qe mburret Berisha e ju i paguat!?
    Po per CEZ- in e Albprtrolin, per ARMO-n, per prona te tjetersuara nga gjykatesit e Baba Dokut dhe pagesat per vendimet e Strasburgut?
    Po per Shendetesine e sakatuar e aresimin e Plepave e Akademive te Domosdoves?

    Zgjidhja e Sovranit

    Po per…. E di qe nuk jane parate e Rames e as te Ilirit por te taksapaguesve shqiptare, por jetoj jo vetem me hallet e tyre edhe me kokecarjet tuaja…
    Deget i kemi te perhapura ne pese kontinente por rrenjet i kemi ate ate toke e ne ate truall flori e perle natyrore!
    A ka shembull me te qarte se cfare sjell mungesa e Drejtesise dhe Shtetit ligjor!
    A ka kushtrim me te madh per qeverine dhe Kuvendin e Shqiperise per te miratuar nje ore e me pare Reformen ne Drejtesi!
    Si?
    Me konsensus?
    “Keshtu” ” sic themi ne e asesi ndryshe” eshte diktat jo konsensus!
    Me lutje!?
    Miresine, lutjet, tolerancen Padrino I sheh si dobesi, e i shkel me kembe!?
    Cila eshte zgjidhja!?
    Zgjedhje te parakohshme, ka thene Pandeli Majko para disa muajsh dhe analisti mendjemotehte Andrea Stefani ne nje analize para dy ditesh tek gazeta ” Dita”!
    Majko e quajti kete zgjidhje si Plani B!
    Mendime te aresyeshme, por jo zgjidhja e plote!
    Zgjidhja e plote e ketij ngerci politik dhe ligjor, pervec zgjedhjeve te parakohshme Parlamentare kerkon ne te nje jeten kohe edhe Referendum mbarepopullor per Reformen ne Drejtesi!
    E vetmja e “keqe”qe mund ti vije Shqiperise eshte se ato do te shumezonin me zero opoziten destruktive e shtetrrenuese te Mareshallit.

    Durimi kinez i Z. Lu dhe Tigri prej Letre!

    Cdo lutje per bisedime ( pazarlleqe ) te reja politike do te sillte jo vetem vonesa te reja, por edhe cenim te metejshem te thelbit dhe qellimit te saj madhor per Drejtesi e shtet ligjor ne Shqiperi, sic ka ndodhur te pakten kater here gjate ketyre 15 vjeteve te fundit!
    Enough it’ s enough, thone miqte dhe aleatet tane strategjike amerikane!
    Edhe durimi kinez i Ambasadorit te nderuar amerikan, Shkelqesise se tij Donald Lu ka nje kufi !
    Pervoja tragjike shqiptare e 97 – 98- es deshmoni qarte se Sali Berisha nuk eshte aq trim dance shet veten…Krejt e kunderta!
    Vetem hungerimat e tij jane prej Tigri.
    Ne te vertete, Sali Berisha eshte vetem nje “Tiger prej Letre! sic thone kinezet e mencur e me qyteterimin me te lashte te njerezimit!
    Diktati, politika “keshtu e asesi ndryshe” ,” si them une ose nuk ka rrugedalje tjeter ! ” jane atavizma enveriste!
    Cdo tolerance, cdo mirekuptim ai e quan dhe sheh si dobesi dhe e perdor per te fituar kohe e shtyre per ne kalendat greke!
    … Enough it’s enough!
    Boll me!
    Eshte koha per veprime jo per pisedime!
    Pisedime… nuk eshte gabim ortografik. Nje fjale e re shqip per pazarlleqe te felliqta, per bisedime te pista pa bereqet, per te vra kohen e te ardhmen e shqiptareve dhe Shqiperise!
    Shkurt e shqip: Jo me pisedime!
    Le te flase sovrani me voten e tij te lire!

    Sent from my iPhone

    Sent from my iPhone

  3. Karma says:

    Saleh Ram Sheqire Berisha, eshte si ato (Weeds ne Backyard), shkurret e keqia ne kopshte, ose Kanceri ne trupin e njeriut, I heq nje here dalin perseri. Edhe ky kodosh e bir kodoshi, qen e bir qeni e bir kurve te njejten gje ben. O zot fshije kete monster te qelbur nga faqja e dheut, te marri me vete edhe Gita faqedjegmen, Shkerdhen hajdut, kriminelin, Lulzimen e kush e mbeshtet. Mos gezofshin lekun e gjakut te atij populli. Zoti vonon por nuk harron. Vdeksh o qenja me e urryer e atij vendi.

  4. Fatosi-kosove says:

    Tash po e kuptoje se pse Kosoves i ka mbetur ne dere sistemi i “vendeve te rezervuara”,pasak qene ideatori sali berisha qe siq duket pasak shpresuar qe nje dite ta shof edhe Shqiperine si nje republike ne kuader te serbise sepse me sa di une nuk vend tjeter ne bote qe i ka keto vendet e rezervuara pos Kosoves,por do te ishte me rendesi tna thot sali berishe se a do te jene keto vendet e rezervuar nese (mos e thasht Zoti) qe nje dite ju te vini ne pushtet,a do tia lejoje Rames qe ti perdore keto kushtezime!

  5. Shpellari says:

    Si socialist si demokrat , ne te dy partite ka mjafte ‘kryptokrath’!

  6. Baba Tomorri says:

    PS!!! Jeni votuar per te pastruar llumin e ketij vendi , te misheruar te S.B.
    Mos u vononi shume, nuk dihet se c’ben nena Natyre duke pare vuajtjet dhe lutjet e ketij populli!
    Por atehere merita nuk do te jete e juaja.

  7. Moku says:

    Referendum erjon aty kembengul . te shohim cfar do bejn pastaj ..plerat…

  8. grameno says:

    Ik ore shpellare,socialistet nese vjedhin ,nuk jan tradhetar,nuk jan vrases,nuk e shesin vendin siq bejn te djathtit historikisht.

  9. Ilir says:

    Kuptohet qe Sali Berisha ka vendosur qe kur ishte ne pushtet 3 paterica:
    – Nishanin – Presidentin e Republikes,
    – Llallen-Kryeprokurorin,
    – VishoAjazin-KryeShikasin, ndryshe Informatori Digital i Berishes.
    Keto paterica do ti sherbenin te qendronte ne kembe menjehere pas goditjes fatale qe i dha Vota e Popullit.
    Atehere, ngelet vetem nje zgjidhje per “shtrirrjen pertoke” dhe krijimin e kushteve per dhenien llogari dhe daljen para Drejtesise se Mekatarit me te madhe te te gjitha kohrave te Popullit Shqiptar:
    – Kerkesen per “thyerrjen” e 3 Patericave te Saliut me Referendum Popullor . Ju takon Partive jo-parlammentare ta kerkojne kete Referendum, dhe te mbledhin firmat.
    V.O. Duhet ta bente Edi Rama me te tijte por duket qe nuk ka dashur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje