Ngjela: Kjo është prova e Ramës! Bashës, asnjë lëshim

6 Qershor 2016, 12:48Politika TEMA

Avokat Spartak Ngjela shkruan në FB se kryeministri Rama duhet të tregojë nëse është pro reformës në drejtësi ose jo.

Sipas Ngjelës kjo është prova e Ramës.

Ai nuk duhet të lëshojë pe ndaj Bashës pasi çdo lëshim është kyçje e shqiptarëve në varfërinë e imponuar nga krimi shtetëror.

“Kjo është prova e Rames: E pranon dhe e mbështet Reformen për Demokracinë shqiptare, të propozuar nga Perëndimi atlantik, ose jo…

Nuk ka zvarritje, zoti Rama, shqiptarët po shkojnë drejt një varfërie ekstreme. Qeveria jote është në Embargo që të pranohet koncepti Europian i Drejtesi dhe i antkorrupsionit. Koha tregoi se Berisha dhe tabori i tij, e urrejnë zhvillimin demokratik dhe Drejtesinë shqiptare. Po ti , zoti Rama? Kjo do kuptohet sot: jeni ose jo për prosperitetin shqiptar. Asnjë lëshim. Çdo lëshim është kundër interesit te zhvillimit europianoperëndimor të shqiptarëve dhe Shqipërisë, dhe është kyçje e shqiptareve në varfërinë e imponuar nga krimi shtetëror.

Nesër shqiptarët presin futjen e Reformes si draft në Patrlamentin Shqiptar. Votat atje janë të atlantizmit amerikanoeuropian dhe jo te Saliut”, shkruan Ngjela.

5 komente në “Ngjela: Kjo është prova e Ramës! Bashës, asnjë lëshim”

  1. ben says:

    Taku
    Po ai pa u takuar I ka bere te pakten 2 leshime.
    O tak
    Edhe po the se sot jane krishtlindjet ty nuk eshte se ta ve me re njeri.
    O taku pse nuk I sugjeron rames referendum.
    A nuk eshte me mire te vendosi populli vete per nje gje kaq te madhe?
    Pse nuk e permendi me referendumin apo e dini rezultatin e cte trazoni ujrat kot.

    1. rin says:

      Total gllup qenkshe ik pierdhu taku

  2. tema says:

    Ali hoxha ,Hoxha Ali !!

  3. Bert says:

    O ben o toc,per referendum prap duhen 95 vota keto nuk i ka,por jam me ngjelen kur thote fute reformen ne kuvend,pastaj i gjen America votat.

  4. demo says:

    Perse do te takohen bese nuk keshojne njeri tjetrit o mendjebdritur?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje