Ministri i Jashtëm grek Kotzias pritet me protesta në Tiranë

6 Qershor 2016, 09:12Politika TEMA

Me qindra protestues kanë bllokuar rrugët përballë Ministrisë së Jashtme, në shenjë proteste për vizitën e ministrit të Jashtëm, Nikolas Kotzias.
Protestuesit janë nga shoqata “Çamëria”, dhe kërkojnë pikërisht heqjen e luftës mes dy shteteve Greqisë dhe Shqipërisë si dhe shqyrtimin dhe zgjidhjen e çështjes çame. Mësohet se forca të shumta të policisë kanë shkuar përballë godinës së Ministrisë së Jashtme për të normalizuar trafikun si dhe për të shmangur ndonjë incident të mundshëm. Për pak minuta në zyrën e Ditmir Bushatit pritet që të mbërrijë edhe homologu i tij grek, i cili pas takimit do të ketë edhe një konferencë për shtyp.
Abaz Hado, kreu i shoqatës “Çamëria” ka deklaruar se nuk do të largohen pa marrë një përgjigje për gjithçka që u ka ndodhur çamëve. “Jemi në të drejtën tonë, në të drejtën e zotit. Ne protestojmë në mënyrë paqësore. Ne kërkojmë të drejtat tona sipas Konventës së të Drejtave të Njeriut”.
Ndërsa kreu i PDIU Shpëtim Idrizi është shprehur se protesta është e drejtuar kryesisht ndaj arrogancës së shtetit grek. “Ne jemi një shtet Sovran dhe nuk mund të lejohet një gjuhë e tillë ndaj shtetit tonë, një gjuhë arrogance dhe e patolerueshme. Duhet të jenë këtu për të protestuar të gjithë shqiptarët”, deklaroi Idrizi. I cili kërkon që të gjitha çështjet me Greqinë të zgjidhen me dialog dhe reciprocitet.

3 komente në “Ministri i Jashtëm grek Kotzias pritet me protesta në Tiranë”

  1. Uzo 12 says:

    Sa me shume protestojne camet, aq me shume i jep te drejte shtetit grek.Sa me shume sheh fytyra si e Sh,Idrizit,A,Hados,T,Muhedinit e soj e sorrollop.aq me te turp te vjen qe je lindur e rritur ne nje vend me keto lloj monstrash sunite! Rrace muti!

  2. albani says:

    Leri denglat dhe qurravitjet Idriz,thuaje troc qe kerkon pronat e elektoratit qe te voton dhe mos e dridh sic dine ta dredhin te shiturit dhe te pabeset.

  3. undefined says:

    Ne vend te 100 protestuesve duhet te ishte shkruar, qindra Came ose sunite dhe banda e hajdareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje