Negociatat për takimin Rama-Basha deri në mesnatën e djeshme, sot paradite çështjet e mbetura pezull

6 Qershor 2016, 08:56Politika TEMA

Negociatat mes dy kampeve për organizimin e takimit që do të zhvillohet sot pasdite mes Kryeministrit Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë vijuar deri në orët e vona të mesnatës së djeshme ku ka përfunduar platforma e diskutimit të të gjitha çështjeve. Ndërsa disa çështje kanë mbetur pezull për t’u zgjidhur në negociatat që pritet të nisin sot paradite.

Oerd Bylykbashi dhe Fatmir Xhafaj kanë pasur një fundjavë të ngjeshur negociatash për çështjet që do të diskutohen mes Ramës dhe Bashës.

Ata kanë punuar për të hartuar një draft që do t’ia paraqesin krerëve politikë në tryezën e tyre, por ende mbeten çështje të pazgjidhura. Ndërkohë që Partia Socialiste, përmes Kryeministrit Rama ka pranuar kërkesën e PD­së për zgjedhjen e anëtarëve të gjykatave me 2/3 e votave, ende mbetet pa zgjidhje kërkesa e re e demokratëve, ajo e vendeve të rezervuara. Ku përcaktohet në mënyrë taksative

që, në të gjitha institucionet e drejtësisë që do të zgjidhen nga Parlamenti, opozita dhe maxhoranca do të kenë vendet e tyre të përcaktuara.

Mësohet se maxhoranca nuk e pranon këtë kërkesë. Këto negociata janë zhvilluar nën prezencën e faktorit ndërkombëtar që ditët e fundit ka artikuluar nevojën e miratimit të Reformës në Drejtësi nga zyrtarë të lartë në Uashington dhe Bruksel, mundësisht brenda kësaj jave.

Bëhet e ditur se nga negociatat e deritanishme është rënë dakord që Kryeministri Rama të shoqërohet nga kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës, Fatmir Xhafaj, ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha nga nënkryetari i komisionit të kësaj reforme, Oerd Bylykbashi. Nuk dihet nëse kësaj tryeze do t’i bashkohen dhe deputetë të tjerë.

1 komente në “Negociatat për takimin Rama-Basha deri në mesnatën e djeshme, sot paradite çështjet e mbetura pezull”

  1. normali says:

    PO ç’jane keto vende te rezervuara qe kerkon Berisha? Prape duan ta mbajne drejtesine nen trysnyne e tyre? Atehere le te vendoset me referendum me 50.000 firma dhe miratimi te behet me 3/5 dhe perfundon çdo gje. Referendumi te behet brenda 20 qershorit dhe Shqiperia e shqiptareve ne vjeshte merr ftesen per ne BE. S’ka kohe per te humbur! Boll me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje