Po shpejtoj të shkruaj këtë artikull, në vigjiljen e takimit më të rëndësishëm që është mbajtur në këto 25 vjet në Shqipëri. Kryetarit të qeverisë shqiptare, Z. Edi Rama, atij që ngriti shpresat e shqiptarëve dhe fitoi besimin e shumicës së tyre për të rindërtuar një Shqipëri nga a-ja dhe kryetarit të ri të partisë më të madhe opozitare, Z.Lulzim Basha, i cili me natyrën e tij më shumë prej diplomati sesa prej lideri tipik, arriti të trajtojë dhe të heqë de jure nga kthetrat e autokratit të fundit komunist, një aset të rëndësishëm të demokracisë shqiptare, Partinë Demokratike.
Ka disa muaj që mjetet e informimit publik po thyhen nga prononcime e thirrje të drejtëpërdrejta të kryetarëve të shteteve, sekretarëve, zv/sekretarëve, ambasadorëve e diplomatëve të tjerë të rëndësishëm, të cilët marrin mundimin të merren me punët e brendëshme të një vendi të vogël dhe të parëndësishëm për të miratuar një reformë, që mesa duket është më e rëndësishme se vete ai.
Asnjëhere nuk kemi patur privilegjin që kaq shumë personalitete të bëhen një fjale dhe të kërkojnë me ngulm e konsistencë miratimin e një reforme. Biles deklaratat e ambasadorit amerikan Z.Donald Lu janë aq direkte dhe të forta, sa kur e degjon teksa përpiqet me tërë vullnetin dhe dijen e tij në shqip, të kaplon një dëshirë e fortë për të protestuar për gjithë atë kohë e nerva të harxhuara të këtyre personaliteteve dhe të tërë shqiptarëve që tash 25 vjet s’guxojmë as të kthejmë kokën mbrapsht e të shohim si kemi ngelur vend numëro, me këmbët zhytur në llucë.
Unë kam shkruar dhe herë tjetër për reformën dhe domosdoshmërinë e saj duke e trajtuar në rrafsh më teorik, por sot ndjej nevojën të shprehem si një qytetare e revoltuar me lojrat pa zarar të disa politikanëve të vendit tim. Kur Z. Lu tha ata ju marrin për dele, unë papritmas ndjeva një si sens ovin brenda meje.
Kujt t’i duket qesharak apo i tepërt ky krahasim, duhet të frikësohet për nivelin e delezimit të vet deri në pikën që se kupton më. S’ka asgjë në fakt për tu habitur nëse pranon që shqiptarët sillen më shumë si tufë e madhe me dele sesa si shoqëri.
Ne vijmë nga një e kaluar historike me luftra, dhunë e diktatore ku na është lëmuar cdo cep nga autoritarizmi. Në këtë nivel pervers konformizmi ku kemi arritur është e pamundur të ndërtojme shoqëri me vlera. Ne na mungon pothuajse fare ndjenja komunitare dhe për cdo gjë i referohemi vetëm vehtes ose një rrethi shume të ngushtë personash, mendojme si të përfitojmë vetëm për vehte duke përdorur cdo mjet, si të mbajmë vetëm shtëpinë tone brenda 4 mureve pa asnjë përgjegjësi për pronën e përbashkët, bëjmë vetëgjyqësi dhe me një koeficient shumë të lartë për numër popullate vetëndërmarrim dënime kapitale me heqje jete të tjerëve.
Në keto kushte, cdo formë e caktuar qeverisje që nuk përmban elemente të shprehur mirë të autoritarizmit do jetë e destinuar të sfumohet përballë formave të pushtetit të tipit feudal si ai i Berishës, që në vetvete nuk prodhon asgjë përvecse garanton edhe me tej kushtet dhe mekanizmat që shqiptarët të funksionojnë si tufë dhe jo si komunitet. Kjo është dhe arsyeja pse një grup i madh personalitetesh botërore po kërkojnë që ne të ndahemi njëherë e mirë nga kjo formë arkaike pushteti, po kundërvihen duke investuar autoritetin e tyre përballë pushtetit feudal të një burri idhnak e plak në të gjitha kuptimet dhe po mundohen të na bëjnë të kuptojmë se ka ardhur momenti që autoritarizmin e pushtetit ta zevëndësojmë me autoritetin juridik. Pikërisht kjo është edhe arsyeja që ne do ishim vërtetë dele nëse nuk mbështesim vehten në një moment kaq deciziv.
Mbeshtetja e vehtes fillon nga ju kryetari i ri de jure i Partisë Demokratike, rritur e shkolluar në Holandë me aspiratën që një ditë të mund t’i drejtoni shqiptarët me një vizion tjetër nga parardhësi yt plak i partisë.
Ka ardhur momenti qe ju Z. Basha të keni nderin të paraqiteni për herë të parë si kryetari de facto i Partisë Demokratike, si ai që i degjon të gjithë dhe në fund merr vendimin e duhur sepse kryetar s’të bën karrigia që ju mbani sot por përgjegjësia që do jeni në gjendje të mbani nesër. Ajo karrige tashmë është e juaja dhe askush s’guxon t’jua cënojë me kërcënime sepse do dini t’i tregoni vendin. Gjitha tjerat jane qurravitje dhe shtrigime. Kështu duan t’ju shohin shumica e simpatizantëve të partisë suaj dhe gjithë pjesa tjetër e qytetarëve shqiptare që janë lodhur nga thirrjet histerike te Berishës e ca ithtarëve të tij pengmarrës. Po të duash ti ata s’kanë asgjë në dorë përvec se te cirren.
Nunc aut numquam Z.Basha!
Edhe per ju Z.kryeminister kam dicka. Përvec vullnetit dhe dëshirës që keni treguar nga fillimi deri më sot për ta realizuar reformën në drejtësi, ju lutem tregoni maksimumin e bujarisë suaj që diskutimi me Z.Basha të pasohet nga një moment solidarizimi për të gjithë ne. Solidariteti lind ne kushtet e mirëkuptimit absolut. Z. Basha ka nevojë nesër më shumë se kurrë që një kryeministër modern, i ri, i fortë si ju të jetë shembulli dhe garancia e tij, pavarësisht krahëve politikë dhe jo plakushi bizantin që e mban lojën ndezur vec me presione. Z.Rama te gjithe garantët e huaj, vendas dhe shumica e shqiptarëve, jam e bindur që sot investohen tek bujaria e juaj.
bg like
Pa ofendime zonje artikullshkruse, por sinqerisht me keni dhene pershtypjen se vini nga nje planet tjeter. I mendoni me te veretete ato qe thoni per Bashen , apo po beni ndonje shaka pa kripe? Nuk arrij ta imagjinoj qe Basha I vendosur nga Babai I tij Berisha ne krye te PD, I perlyer deri ne brryl me krime njesoj , nemos me shume se Berisha, te arrije te plotesoje shpresat e tua dhe te enderrimtareve te tjere si ju. te lutem me kembe ne toke zonje , nuk eshte koha per endrra.
Znj gazetare sic e pranoni dhe vete qe e keni shkruajtur shpejt e shpejt kte artikull, ndodh qe smund te jesh e kthjellet.
ti je tamam Shvejg i sllobodanit…
Bravo Keti, shkelqyeshem.
Ta hongsha syrin.
Paske mesuar dy fjale latinisht moj Keti !
Si ta ze goja moj ti? Basha kryeministri I ardhshem?! Je ne metro moj zonje? Po ato 250 million dollars US qe ka vjedhur Basha ja ke falur ti? Ti ashiqare na thua qe drejtersia ka vdekur dhe nuk do ngjallet me edhe me reformen ne drejtesi. Kthjelloje pak mendjen Bazhdari dhe kontrolloje arsyen perpara se te shkruash.
Zonje, mendoj se e kuptoni shume mire : Basha eshte vegel e Berishes dhe si ai ka konflikt interesi, ka probleme me drejtesine ,siç e di i gjithe populli shqiptar perveç atyre qe bejne sikur nuk e kuptojne.
Here me ju e here me ti i drejtohesh Bashes
E c kuptim ka qe perdor edhe shprehje latinisht
Bej biznesmenen se eshte lemi yt
Gazetarise i vjen anês
Sensi ovin i sat ëme qe te paska mesuar latinishten po s te ka mesuar gjuhen shqipe. Shko lexo Bageti e Bujqesi te Naimit te ndritur qe te mesosh ca fjale te vyera e te dobishme ne gjuhen amtare.
Hic et Nunc!
E fillove bukur ne fillim moj vajze ,por realiteti eshte ndryshe . Qe te gjithe keta bandille te ketyre 25 viteve, nuk po i ze gjumi , mos harro thenien e Namik Hotit eshte nje bajge e ndare ne disa pjese . Me beso, e kane te veshtire gjithandej. Me gjithate te lumte goja dhe penda moj vajze, te behet reforma ne drejtesi, se eshte per te miren e shqiperise tone dhe te gjithe popullit qe eshte perdhosur keto 75 vite ,,po nga kjo e njejta rrace anti Shqiptare . Tamam si ai qeni i ngordhur dhe pa zot, se ska njeri ta fusi ne dhe. Ti themi Amerikes dhe EU , me gjithe zemer ju faleminderit per ndihmen qe po na jepni , per te rifituar dinjitetin qe ka mbi 75 vite qe na i kane perdhosur , e po na ndihmoni popullin shqiptar , dhe vetem popullin .. .Ju jemi mirenjohes per jete te jeteve.
Te fala Elises o Ket. Uroj te mos jesh duke ja paguar prap numrin e tel. Tashme te dyja jeni te pasura. Sa per artikullin shko futi noj pilaf me kos se vetem ate pune e ban ma mire. Te fala Tomit.
A eshte kjo , ajo kandidatja qe humbi me 10 mije vota minus, tani po keshillon Lu, Bashen dhe Ramen ?! Pastaj kjo latinishtja juaj eshte nje karikature e intelektualit qe do donit te ishit, shpresoj mos te jete lodhur shume google translate !
Qenke lodhe shume me ja fute pordhes kot Znj. Bazhdari
Ne si shoqeri vazhdojme te vuajm nga injoranca jone, nga prejardhja jone,nje popull qe nuk di te protestoje e meriton regjimin .Politika jone ka vazhduar me mashtrime e me te drejtuarit fshace, duke vene ne levizje edhe disa pseudoopinionista te tipeve te ndryshem ,duke blere e financuar nga fondet publike Televizione te ndryshem, per te perpunuar opinionin e shoqerise,pra per ta sabotuar demokracine, deri aty sa ndonje komunist i plakur e servil shkruan ne shtyp dhe i bene thirrje ambasadorit amerikane,ketij miku te madhe te popullit tone, se po kalon “vijen e kuqe” ne lidhje me insistimin e tij per reformen ne drejtesi. Poshtersirat e kesaj kategorie mafjoze per te mbajtur ne kembe ne vendin tone nje regjim te kalbur e hajdut,nuk kane fund. Reforma ne drejtesi jam i bindur qe do miratohet do apo nuk do Basha apo Rama, e ne se keta kane frike ta miratojne se i tremben drejtesise, ate do ta beje parlamenti qofte edhe pa voten e tyre,te cilat jane te parndesishme ne raport me 140 deputetet e parlamentit, por sidoqofte reforma do miratohet edhe duke shperndar parlamentin dhe duke nxjer jashte loje PD dhe PS si parti te korruptuara qe po mbajne penge vendin,prandaj ne kete kuptim takimi Rama Meta nuk ka asnje rendesi, thjeshte nje takim i dy te korruptuareve,ata nuk mund te vazhdojne te mashtrojne me tej nderkombetaret,por duhet te japin llogari ndaj tyre dhe te jepet llogari penale qe e kane lene vendin ne gjendjen e viteve 90-te duke aplikuar nje model te korruptuar shqiptar per qeverisjen (vjedhjen) e vendit
Keti e ke kapur nga duhet ceshtje. Ajo qe mungon ne Shqiperi eshte pikerisht nje qasje gentelmeni e politikaneve tane, jo per te miren e tyre por per te miren e qytetareve. Megjithate ky eshte popull injorant dheja si llogjikon, ka idene se kundershtarin duhet ta vrasesh ta burgosesh. Mentalitet komunist. More idioter qe komentoni mendoni se duke e trajtuar Rama Bashen si kontigjent i ardhshem per burg do te realizohet ndonje e mire ne kete vend?!
Po si nuk te bjen turp moj ket, merr guximin dhe flet ti qe me shume se gjithkush duhet te heshtes. Ske moral as intelekt as gje
Ka ca idioter ketu qe i sulen zonjes sikur tu kete prekur babain. More kaq thelle ju ka hyre Saliu?! Shprehja ne latinisht eshte moto e e forcave speciale te hollandes dhe besoj eshte vene per lidhjen qe ka basha me te shkuaren ne hollande. Popull budalla
Dy deleeee…..
…Dy dele 300 pareeeee…
…Cohuni deleee….
….Cohuni deleeeee…
….T’mroni Salen!
Ne Shkoder e dashur KETI, pasi ta lexojne do te thone…. “M’ra vedi e me keputi shpirtin” Ti e kupton kete shprehje unike te qytetit tone, sa i takon ketyre katunareve te gazetes TEMA, eshte e kote te ja spegosh dhe 100 vjet te jetojne ne Tirane ,, katunare se katunare te pa lare do te mbesin,,,,Habitem me ty moj KETI,,, si nuk xune mend dhe i beson akoma EDI RAMES qe nuk don kembet e ti njesoj…..
rrezik zeza Bazhdaric kujton se po bahet e famshme para listes per deputet , harron se ja futen sa krahi ! shko moj vajze e qep breke per shukrijet