A bezdis Ben Blushi?

6 Qershor 2016, 09:21Politika TEMA

Nga Pëllumb Kulla

 

Çfarë solli Ben Blushi me protestën e tij që bezdisi radhët e socialistëve?! Kërkoi zbatimin e rregullores së shenjtë që quhet statut dhe që regullon marrëdhëniet mes asaj bashkësie që quhet parti. Të tilla rregullore në Shqipëri janë shumë të rralla. Parti ka me qindra. Statute nuk gjen kollaj dhe sikur të vrasësh shtatë! Bile janë mijëra e mijëra anëtarë partish, që nuk e dijnë përse është fjala dhe statutin e ngatërrojnë me buste bronxi, apo allçie, që vihen nëpër zyra. Shumë nga partitë, nga ato që kanë vetëm kryetarë dhe për anëtarë numërojnë dy nënkryetarët, nuk kanë kohë, durim dhe arsim, për të hartuar një rregullore të tillë, se nuk u duhen hiç për t’u bashkuar nëpër koalicione.

Ndryshon puna me socialistët që i përkasin njërës prej partive më të vjetra në hapësirat shqiptare. Beni u shfaq në horizontin e tyre si një mistrec që kërkon që ai statut të hapet! Dhe paturpësisht kërkon të vihet në zbatim! Që kryetari të zgjidhet në afatet që shkruhet atje! Ai kërkoi zgjedhje. Shokët i thanë që ato nuk do të bëhen. Ai kërkoi që rregulli i bashkësisë të respektohej. I thanë jo. U kërkoi që në një sallë të mbushur me shokë, të lexoheshin rregullat zgjedhore. I thanë ta hiqte nga mendja. I uluritën. E fishkëllyen. E zunë me yhaaa! E tallën që desh të bëhej ai kryetar. E qeshën që kërkonte të bëhej ministër… Dhe kjo atyre u dukej paturpësi

Po mirë, more, ta zemë se kjo bezdiste dhe ia rrezikonte postin kryetarit, Edi Ramës, po atyre delegatëve socialistë nga fshatrat e Devollit dhe Bregut që bashkonin fishkëllimat, dhe vinin pëllëmbët rreth gojëve për të bërë yhaaa, çfarë u kërcënonte Ben Blushi?! Anëtarësinë?! Po deputetëve socialistë që ia duan Blushit gojën të mbyllur çfarë dëmi u sjell kolegu që kërkon të pleqësojë me ta, nëse është apo jo e drejtë, që sipas yrnekut europian, i pari i partisë të jetë automatikisht dhe i pari i vendit? Dhe përse zgjedhjet parlamentare të konsiderohen edhe zgjedhjet e partisë fituese?!

E këtu dalim te një problem më i thellë historiko-shoqëror: përse zëri kundër, është aq i urryer tek ne?! Edhe sa kohë akoma shenjtëria e unitetit do të mbetet si trashëgimia enveriste më jetëgjata? Ajo u tingëllon më e shtrenjtë se hymni kombëtar, më e shenjtë se shënjtëria e flamurit, se ajo e Skëndërbeut dhe e nënë Terezës bashkë?! Përse u mësuan turmat e anëtarëve të kërkojnë qetësinë e jetës së partisë, si një kopësht me lule ku ka qetësi vdekjeje dhe nuk fryn asnjë erë dhe asnjë puhizë që të lëvizë petalet? Përse kryetari socialist e ka zili qetësinë dhe disiplinën ushtarake që shkatërroi partinë tjetër përballë?!

Turmat nuk i durojnë dot ata që guxojnë e dalin nga radhët e tyre. Guximi i shokut në krah na ofendon neve që nuk e kemi atë guxim. Prandaj, ne, turmat, urrejmë ata që dalin nga radhët, ata të cilët do të jenë gjithnjë e më të vetmuarit, sepse janë më të rrallët.

Por asnjëherë të mirat kësaj bote nuk i kanë ardhur nga turmat dhe shumicat, por nga pakicat, bile nga individët. Individët me vlera janë gjithmonë të rrallë, trimat janë të rrallë, të talentuarit janë të rrallë, miliarderët, gjenijtë, janë të rrallë. Prandaj turmat, njerëzit ordinerë, nuk i durojnë ata. E çfarë të keqe, çfarë turpi na qenka, që individë si Blushi e Ngjela të kenë ambicien, ta shfaqin atë dhe të caktohen ministra? Përse nuk është edhe më shumë turp ambicia e Berishës, Nanos, Ramës dhe Bashës për vitet gjatë Opozitës, apo gjatë muajve të fushatës, kur nga mëngjezi në darkë shpallin me pompë ambiciet për kryeministra? Duket normale dhe e përligjur kjo? E pastaj, as nuk u bën njeri yhaaa(!) kur nuk mbajnë premtimet, kur lenë pensionistët me paga ultramizerabël, kur lenë mijëra puntorë të papaguar nga koncesionarët e huaj, që këta kryeministra të paaftë, apo të korruptueshëm i kanë lejuar ata të shfrytëzojnë dhe të majmen me nëntokën shqiptare! Nuk turpërohen që e katandisin Shqipërinë vend ku nuk jetohet dot, ku shëndetësinë e kanë braktisur në gjendje katastrofike dhe kur në kabinetet e tyre emërojnë ministra kukulla, apo më keq akoma, ministra me cilësitë e Pali Miskës, Hekuran Isajt, Flamur Nokës, Ferdinand Xhaferit, Dritan Priftit dhe Nard Ndokës!

E që Shqipëria vazhdon ende të ngjasojë me veriun e ftohtë dhe të ashpër amerikan, të përshkruar nga Xhek Londoni dhe Çaplini, për njerëz dhe qen të sulur me babëzi drejt gjuhetisë së arit në Kllondajk.

Këta kryeministra që mbushin prapavijat e tyre qeverisëse me horra, trafikantë, vrasës dhe tutorë femrash nëpër qytetet e Europës, këta nuk mund t’i duan për ministra Ngjelën dhe Blushin. Sepse të tillë rrebelë ua shkatërrojnë parajsat e kongreseve dhe kuvendeve të tyre.

41 komente në “A bezdis Ben Blushi?”

  1. edscobarramametaKUNDERreformes says:

    Ne fund te fundit, pionier i Enverit si Taulanti e Bracaja eshte Ben Fatos Blushi. Beni i Salehut eshte tipik socialist i rilindjes se vdekur.

  2. LORA says:

    Artikull amplifikues i retorikes shqup-se.Pfffffff.

    1. ben says:

      LORA
      ca behet me ate idhullin tend, elvis rroshin a si e ka ai?

  3. antropologu says:

    Po llumi i internetit qe bezdiset nga mbeshtetja ndaj Blushit çthote…..

  4. Baroni i kuq says:

    Ben blushi nuk bezdis,por qendis dhe qendis sh.Mire madje. Fjalimet e tij besdisin oligarkine por ama na japin nje 0.00001 % shprese neve se shqiperia ka akoma Trima

  5. ben says:

    E thjeshte
    Rilindja dhe rilindasit
    Perfaqesojne tashme llumin e shoqerise shqiptare
    Perfaqesojne vrasesit si Froku
    Kriminelet e banditet si shullazi
    Trafikantet e perdhunusit si roshi e bushi
    Tutoret e prostitutave si ndoka e kokoneshi
    Perverset si Shukriu ne diber e agron canen ne sarande
    Hajdutet si kokedhima
    Mashtrus si erion velia
    Debilet e kerminjte si taulant balla
    Idiotet lepires si majko qe blushi ka te drejte po ai eshte me ramen.
    Te me falin banditet dhe legenet e tjere qe nuk ju kam permendur se jane shume.
    E si mund gjithe ky llum te pranonte nje njeri normal e per me teper intelektual tiu prishte terezine ne mocalin plot ere te keqe qe quhet rilindje?
    Rilindja pa dashje ju beri nje sherbimin qytetareve socialiste dhe shqiptare ju delegoi atyre te drejten per te shkarkuar kryerilindasin dhe socialistet dhe populli I majte do ta beje me deshire te madhe po kjo nuk ka per te hequr eren e keqe ne mocalin rilindas per shume kohe. Ajo do ngelet atje si simbol per te kujtuar shqiptaret se si nuk duhet te jene

    1. Petro says:

      Me nje fjale ,o Ben,keta do t i quaja karavidhe, do t i futja ne nje shporte dhe do t i hdhja ne det.Atehere do te niste te ndryshonte Shqiperia.

    2. Ta rrasi says:

      Bravo Salisbury karI e kriminelit. Me shume se te jesh Kryekriminel serbo taleban e greko nuk mund te thrash me teper.

  6. Drogaxhiu says:

    Shume e sakte kjo analize.
    Rama do te ishte aty ku eshte edhe, ne krye te Partise edhe te Shtetit qofte edhe duke lejuar konkurrencen e ndershme brenda kuadrit te statutit, askush as ne gjume nuk enderron se Blushi do te rrezikonte kete pozite te Rames qofte edhe nje fije, perkundrazi duke vepruar keshtu pozitat e Rames u dobesuan me teper se çdo te ishin dobesuar po te ishte respektuar satuti.
    Problemi eshte se konkluzioni i Kulles eshte plotesiht i sakte, kur je mesuar 50 vjet rresht te vesh PARTINE dhe KRYTARIN apo SEKRETARIN e PARE te saj mbi gjiçka eshte e veshtire te mesohesh me demokracine.
    HUQI DEL ME SHPIRTIN themi ne shqiptaret.

  7. faro says:

    Me vjen keq shkrimtari i respektuat Z. Kulla, por ke lene neharrese nje problem sh te rendesishem:
    Si individ, po ju referohem, inteligjent, sic thoni ju, Blushi ka harruar reformat qe po implementon Z. Rama dhe madje, me sh kurajo, duke ditur qe humb edhe vota.
    Nje nga to eshte vendosja e shtetit ligjor ne pagesen e energjise. Tjeter eshte respektimi i mjediseve shoqerore duke mos pire duhan. Tjeter eshte reforma territoriale. Etj. Me ifrastrukturen, qendrimin kurajoz daj nderkombetareve per Kosoven, goditjen e ashper qe po i ben sistemit gjyqesor teresisht te korruptuar.
    Se dyti fjalen kriminel, ai dhe pekerisht ai si politikan,duhet te dije ta perdor me inteligjence dhe jo si hedhes gurresh.
    Se treti a dini ju ndonje te re qe solli Blushi si Min Arsimi? Po si Min i P. te Jashtme?

    1. Artemisa says:

      O Faro ! Nga keto “Reformat” qe ty te bejne kaq shume pershtypje, a s’na thua : C’te mire ke pare ? Pervec te zezave qe po na i sterrosin jeten perdite, ku mallkojme veten perse nuk kemi 0.1 % mundesi te ikim nga syte kembet.
      Epo nese Shqiperia ka ngelur ne dore te Rilindjes dhe te votuesve si puna jote KURRE MOS U BEFTE .

  8. eli-tiv says:

    ..blushi mund te kandidonte kur u bene zgjedhjet..si maqo lakrori….atehere bente “snobin”…mendimin “ndryshe”…o.k nuk kishte ambicje…..ngjarjet rrodhen e ne zgjedhjet e ’13..u hoq menjane..beri prap “snobin”…P.s fiton…e beni thote une jam i zoti dua te jem k/m…pse..?? po ja ka rregullore qe ta zbatojme..JO duhet te rinovohet rregullorja…e jo te veme nje k/m qe ka dredhur zinxhirin…Eshte poshteruse qe punen e zeze qe bejne mijera sicialiste te thjeshte..te fitoje nje lloj elite parazite ku ben pjese blushi..Pa le thote qe jam i zoti…per cfare..me siguri nuk di rregullin e treshit..!!!..Ka aftesi organizative..??…ka aftesi drejtuse..??? SOT..ai nuk e kupton forcen politike ku aderon ..e ipoltiken e saj…Lider nuk lindin cdo dite….e ai nuk eshte i tille…Nje dembel e denglaxhi do te mund te bej vetem zhurmusin..ne rastin me te mire…Le ta beje…kjo quhet demokraci

  9. "Horri i Bulevardit" says:

    Te kesh qene nje lojtar i shkelqyer ne fushe, nuk do te thote se mund te jesh edhe nje trajner i mire, biles si trajner, mund te jesh edhe medioker.
    Zoti Pellumb Kulla, nje mjeshter i humorit ne letersi dhe ne premierat dinjitoze te humorit, nuk ka te njejten aftesi ne “humorin” politik.
    Pa asnje vizion zoti Kulla, nuk arriti te shohe rrugen vandale dhe kaotike, te saleh berishes, por pranoi te ishte nje nga ambasadoret e ketij filoserbi.
    Rasti ben Kico Blushi, eshte shume i qarte, per ata qe e njohin mire historine politike te vitit 89-90, ku ish diktatura me ndihmen e ish sigurimit te shtetit, vune ne jete vendimet e Katovices, ku u sanksionua me ligj, marrja e pushtetit ekonomik dhe futja e njerezve te spiuneve te ish sigurimit, ne krye te partive politike, qe do te formoheshin.
    Dhe keshtu u formua Keshilli Presidencial me ramiz halene, gjithashtu edhe ky nje filoserb, ku konstituoi personat e deleguar nga ish sigurimi i shtetit, per tu vene ne krye te partive politike “opozitare”.
    Dhe nje nga anetaret e ketij keshilli, ishte edhe Kico Blushi.
    Ne vfillim vitet 90, benka i Kicos, ishte tek pd-JA, por Kico si vezhgues i holle dhe me pervoje e pa qysh ne fillim, se tek PD, cuni i vet, sdo te kishte te ardhme, kjo per arsye se PD u fiksua qysh ne fillim si parti e veriut, qe merrte udhezime nga klani i Veriut, klan qe kryesohej si fillim nga Haxhi Lleshi e Nexhmije Hoxha, qe u pasua nga Ramiz Alija.
    Kico Blushi e dinte qe ne PD, salehu sdo ti hapte rrugen asnjerit, bikes e dinte qe salehu ishte ne gjendje ti eliminonte “kundershtaret” e tij qe i rrezikonte postin dhe e coi cunin ben, tek PS, ku Kicoja duke njohur Fatos Nanon, si pijanec, bixhozxhi, sdo ta kishte te gjate rolin e kryetarit te partise.
    Por Kicoja, nuk e llogariti Ilir Meten, qe startoi fuqishem, kjo me ndihmen edhe te skraparllinjve afer bllokut dhe e la benken jashte synimeve te Kicos, se babi Kico, nuk e kishte mesuar benin te ecte vete, por gjithmone e kishte shtyre perpara me zorr dhe kjo e shtyre nga babi e beri benin te paafte te merrte ne dore fatin e tij.
    Por beni mbas 2005, kujtoi se ishte pjekur dhe filloi sulmin ndaj Edi Rames, duke e thene troc, dua te behem kryeminister, por duke mos patur guximin, se babi Kico mua me ka pergatitur te drejtoj.
    Por a e ka aftesine cuni i Kicos te drejtoje zoti Kulla?.
    JO.

    1. unikatili says:

      Lali i Erit i kishe per Ramen besoj keto trillime, se ai eshte i biri i Kristaqit dhe nipi i Kolekes. Nga i more keto informacione me duket s epaske qene sigurims i mire dhe na tregon detaje te vlefshme?!
      Une jam i sigurte mesazhi yt niset o nga zyrat e kryeministrise o nga ato te Erit te mamit, qe beri dasmen me pnesjonin e mamit. Or rrote po ku kujton se jetojme ne epoken e gurit, keto jane mesazhe tipike alla Berisha dhe stili i tij i baltosjes qe ju rilindasit e keni perfeksjonuar dhe kujtoni se me baltosje do i beni keq Blushit. Iken ato kohe, Rama ishte shprese para 23 qershorit 2013 por doli nje kokerr mashtruesi ordiner dhe nje njeri pa kellqe se po ja marrin pushtetin te fortit dhe oligarket e ai aty eshte vene si kukkull ner urdherat e asaj katovices qe permbend ti qe duket se po i njek me se miri kryetari yt frikacak. Te pakten Berisha edhe pse ishte kriminel nuk pyeti per katovicen dhe e mbajti pushtetin vete kurse ky eshte nje kokerr mashtruesi, bojaxhi, fasadexhi legen. Keshtu jeni edhe ju e mos na u hiqni si patrijote se zhysni patriotizmin me patetizmat e tuaj, ju jenu pushtues, ju jeni serb, malazez, greker, turq anadollake, ju jeni gjithçka e keqe qe ka patur ky vend dhe vazhdon te kete. Ju jeni pushtues te ketij vendi e mjere populli qe akoma vazhdon te genjehet nga premtimet boshe te juaja.
      Njerezit po arrijne ta kuptojne se kush eshte Rama, rama i madh doli nje zhgenjim i madh. Nderza ti vazhto ta mbrosh se mercenar je dhe paguhesh per kete.

      1. "Horri i Bulevardit" says:

        Unikatile, mu desh ta lexoj tre here kete komentin tend, qe e ke shkruajtur per faqe te zeze, nga ana drejtshkrimore, por ate qe deshe te tregosh, arrita me ne fund ta kuptoj.
        Ne qofte se je ne moshen e internetit, te kuptoj, qenke ne kohen e salehut dhe besoj se ste mungojne diplomat e blera ne tregun cam. Por bej detyrat, meso se ke nevoje, je zerrrro ne shkrim.
        Kur e kam pare blushken per here te pare, dukej sikur i kishte ikur vorraxhiut nga tabuti, por babi Kico e shtyu fort dhe ja ngjeshi fatosit nga mbrapa, iku fatosi, iku kaci dhe benka mbeti pa krahe.
        Bej te fala blushkes, nga nje ish RD-ist i numrit te pare, ate numer kur ne fotin kryesore, nxorrem Enver Hoxhen, me dy gishtat lart, ne arkivolin ku ishte futur.
        Thuaj benkes, se e di ai, ishte i fundit mbas asaj turme ne shtypshkronjen e re, benka aty tentonte te dilte ne rreshtat e para, por smundi dhe kur e pa se smund te ecte vete, thirri babi Kicon per ndihme.
        Te tjerat qe me akuzon o syleshi fatosit, futi ne bythe, se mbas 25 vjetesh demoshkerdhatosi, duhet te jesh majmur dhe nuk ke per te hequr keq.

  10. nina says:

    qelbesira jeni te gjithe… ju sdoni Shqiperi ju doni krime servilizem.. te fitoni sa jeni gjall per personin tuaj.. turpesi

  11. Xyz says:

    Komplimente per artikullin shume i aritur. Cuditem me ca ifiot komentues qe kundershtojne personin (Ben Blushin) dhe si pasoj kundershtojne dhe regullin. Po mire mor te mjere cfare lidhje ka individi me sistemin e regullave qe duhet te drejtohet cdo organizate, ai dhe secili nga ju eshte normale qe te kerkoje te votohet per minister kryeminister apo edhe per papa. Jane pikerisht regullat dhe nepermjate zbatomit te tyre votuesit qe vendosin se mund apo duhet te behesh. Por ajo qe thote zoti Kulka per shumicen nul jam dakort. Eshte pikerisht shumica ajo qe krijon kushtet per te lindur individe te suksesshem dhe te vecant. Por jetu fatkeqsisht jemi ne fund te nje dimri shume te gjate qe nuk ka krijuar akoma kushtet qe te gjelberoje njehere pastaj te dalin lulet qofshin leto edhe shume te vecanta.
    Se zjerri lind jo vetem nga shkendija por kur minimalisht shkarpat dihet te jene te thata…

  12. xhimi says:

    Z. Kulla! Blushi precipitoj ne nje kopje e Berushes dhe ,kjo juve sju paska lene fare pershtypje! Sham aspaje dakord me ju. Blushi tregohe me se muri se vlen vetem per te derdellusur dhe oelqen elizget e kundershtareve. Jeni karg te vertetes, Nese e pelqen kete honxhobonxho beju shok.

    1. xho says:

      Ate ramen ku ta kesh

  13. katarakti says:

    Eshte thene me kohe dhe Kulla po e nevizon perseri me ane te talentit te tij se Blushi kishte 100% te drejte kur kerkoi respektimin e statusit. Por banda e Rames jo vetem qe nuk e pranoi kete mundesi, por as nuk denjoi te spjegonte se perse nuk pranonte zgjedhje ne parti?! Mos PS-ja u kthye ne nje parti personale te nje njeriu, i cili per me shume nuk eshte as socialist?!
    Por Blushi e dhjeu punen kur filloj pastaj te sulmonte Partine Socialiste ne bllok. Si parti hajdutash, kriminelesh etj etj. Keshtu edhe ai ra ne batakun e Berishes. E drejta u kthye kunder tij.

  14. tonini says:

    Je shume lart miku.Partia e Punes te vleresoi dhe te beri me emer,se nuk i sherbeve keq.Por kur ben analiza per individe duhet ti njohesh mire se dhe kete e bete me emer qysh ne ate kohe me filma e ku di une,jo se ishte me i zoti se te tjeret,po se kishte pozitat familjare.Interesohu per bemat e tij kur ka qene me funksine dhe do ta marresh vesh se ku eshte nga me te keqijte e atij grupi.Ti i di me mire gjerat se normalisht nuk do te na zaptonit faqet e gazetave,por dhe ne te tjeret dime dicka,aderimi ne nje parti eshte vullnetar,por ne momentin qe futesh brenda pamvarsisht se mund te mos jesh dakort me shume,aty vendos shumica me vote.Kjo kategori te ishin kaq te ndershem sa na shiten dhe na i shet dhe ti te dalin nga partia,te lene mandatin e deputetit dhe ta provojne vete,ishalla e votojne robt e shpise.

  15. Sul Pumi says:

    Faleminderit per kete shkrim Z Kulla. Realiteti eshte realitet , po e prekim ,po e shikojme , e me keqeardhje dhe po e shijojme . Mos i vini re ketyre komentueseve ,bythlepires se shefave te tyre te zhytur ne llum , krime ,abuzime te pa fund ne te gjithe drejtimet e tjera. Shqiperia me keqeardheje shkon poshte e me poshte , ne ekonomi, aresim, pensione , papunesi , ku po largohen me dhune dhe me dashje te gjitha firmat e huaja serjoze . Eshte metoda e baballareve te tyre qe te mbijetosh me rehat dhe gjate ne pushtet ,hiqi popullit buken e ta harrojne djathin, korrupsioni eshte ne malore as edhe njeri nuk can koken ,qofte kur ankohesh me goje e gjithashtu me shkrim . Rilindja hyri per keq ne histori , ku kjo nuk diskutohet dhe mbi te gjitha nuk arnohet.Ne populli e kuptojme qe deputet prej vitesh jane vene ne rreshtore nga shefat e tyre te papergjegjshem e anti shqiptare . Populli me kete edverin ndjen eren e diktatures pa egzagjirim ne malore.. Ka shume per te shkrojtur Z kulla per kete teme ,rrespekte dhe faleminderit z Kulla per kete realite, qe me keqeardhje po na gangrenizon cdo dite , Nderime z Kulla.

    1. shqipe says:

      Edhe do vazhdoj t’u gangrnizoj,per sa kohe do vazhdoni te lepini ju ,bythet e pullumbave te diktatures dje dhe te salehit sot!
      Gjthesesi the pershendes me ket’ fabul!..

      Kur fijet e kulpres
      Lisin mbuluan,
      Prane mu te veshi
      do fjale i shqiptuan;
      – Tani,s’njihesh me
      O lisi azgan,
      T’i morem c’pate,
      Edhe emrin me fame!…”

      – Per bese,per bese
      U tha lii dhe qeshi,-
      Me duhej per dimer,
      nje fanelle leshi!…”

  16. shqipe says:

    I nderuar Kulla! Je shume i vlersuar per c’ke qene ne kohe te diktatures,je i c’vlersuar per kohen e demokracis, alla salihishte,Je i vonuar sot, per te vlersuar te tjeret,vecas politikanet. Gjithesesi, Paske harruar madje,(Mbase, mua me duket keshtu), edhe humorin qe e zotroje mjeshterisht!… S’te ka shkuar ndermend qe ky Blushi,vdiste dhe vdes per nje cickerr magazinje?!….

  17. nikoll says:

    po kur ben si analist kompetent edhe ky mediokri Kulla…

    1. niku says:

      Tani per tani kush nuk eshte me Edi Ramen eshte medioker.
      Kur te votojme Reformen ne Drejtesi do te jene Armiq dhe do t’i pushkatojme.
      Rilindja i beri adhuruesit e saj aq te “ditur” dhe “dritegjate” sa kane guximin t’i thone Kulles ( dhe jo vetem) medioker.
      Ne c’kohe muti jetojme.
      Eshte bere bishti me i rende se sqepari.

      1. "Horri i Bulevardit" says:

        Une jam nje nga ata qe e kam quajtur zotin Kulla medioker, por jo per profesionin qe ne e kemi njohur, se ne profesion ai ka marre gjithmone vleresimet me te larta.
        Ketu eshte fjala se zoti Kulla kerkon te behet paterica e blushkes dhe kete shume adhuruesve te tij, sja pranojne.
        Prandaj o i mencur, ndaji gjerat.

        1. niku says:

          Po c’tu ndaj gjerave une, i ke ndare ti si me i “mencur” qe je .
          Kush eshte me Blushin eshte Armik.
          Kush nuk eshte me Ramen duhet varur per gjuhe.
          Kur ti kete e ke IDE FIKSE cfare pret qe te tjeret te diskutojne me ty.
          Te te rroje Rama ne te katra stinet. Marrte nga ditet e te gjitheve qe mendojne si ti !

          1. "Horri i Bulevardit" says:

            Loku, ditet mi ka caktu zoti dhe nuk i dhash as enverit, si jap as rames, ketu te jesh i qarte dhe i sigurte, se rama do jetoje aq sa ja ka caktu zoti.
            Kur te bera repliken, ta bera se ti, ben te mencurin, duke hedhur balte me dashje, duke akuzuar, sikur ne e quajme artikullshkruesin medioker, ne profesionin e tij te pare, gje qe seshte e vertete. Prandaj te thashe, ndaji gjerat.
            Tung.

  18. biba says:

    E sakte, e drejte, bravo zoti Kulla!

  19. BUJARI JU DEGJON says:

    A bezdis Ben Blushi????
    Po,bezdis dhe bezdis shume biles…Biles po na can by… si teper…
    Por…Z,Pellumb,ku eshte problemi ketu???
    Perse sipas jush ,na dalka “i persekutuar” Ben BlaBlaBlushi?…
    Ka kaq vite qe vetem vjell e peshtyn kunder Partise Socialiste dhe…
    Eshte ende anetar i PS-se.
    Eshte ende deputet i PS-se.
    Vazhdon ende me sukses vjelljen,nxirjen dhe peshtyrjen…
    Ky batakci,qe ne fakt (sic thote populli),”ha buken e turkut dhe ben duvane e kaurit”,cfare pret nga Partia Socialiste???
    Po ju,z,Pellumb,cfare prisni ndryshe nga PS-ja dhe Edi Rama???
    Ta emerojme magazinjer “Jovan Bregun”???…

  20. Sul Pumi says:

    ShQIPE …. moj vajze , me vjen keq per ty qe je aq e trashe, por nuk eshte fai i im. Mos me permend Saliun mua moj vajze , se as kam qene e as jam i tije se me ofendon , por i afrohet Rama jot i dashur ketij Saliut , bile jane binjaker do te thonja . Ta them une , Saliu e gatoi kete corbe te prishur qe ti e gelltit sot me edverin tend., por cfaj kemi ne te tjeret , Me keqeardhje, je e mjere moj vajze. Te garantoj qe saliu nuk vjen me ne pushtet se e pret 313 e qetsohu e shterngoje ate edin tend se sidihet dhe atij…

  21. normali says:

    Une mund te te jepja shume pergjigje per pyetjen qe ben zoti Pellumb Kulla por s’kam kohe. Ti je i lire se nga ambasador i Saliut ne OKB u bere nenshtetas amerikan dhe s’begenise te kthehesh ne vendin tend me. Tani na mban leksione me buste, megjithese dhe ai busti jot bardhe e zi me larte, me duket si ato sklupturat prehistorike qe te verteten s’u a kemi mesuar dhe s’do tu a mesojme. Vetem Ben Blushin e njohim mire se ai lindi pas ne, kaloi nga nje gardh ne tjetrin, provoi ministrira e tani i vetem me zonjen Hafizi, do te na rregulloje partine. Zoti Kulla po te tregoj neper te, nje ngjarje te viteve te fillimit te demokracise tende se e imja akoma nuk eshte bere: Ishte nje kusheriri im ne Tirane, dikur dhe funksionar deri ne ministrite e dikurshme dhe specialist i mire ne profesionin e tij , nuk mund te mohohet. Kishte dy djem. Kur pllakosi demokracia jote , ai i urdheroi djemte qe njeri te futesh me partine demokratike dhe tjetri me partine socialiste. Me duket se ashtu jane dhe sot. ….Dhe tani ai vazhdon te haje me dy luge, eshte njesoj si Shukriu qe donte te mbante dhe gruan, por te kishte dhe nje dashnore te njome (kjo neqoftese ka egzistuar keshtu se une nuk e besoj, te tjera gjera ka brenda). Dhe ti Zoti Kulla ben sikur nuk e kupton (ti kerkon te sqarosh neve) se Ben Blushi eshte tipik i djemeve te kusheririt tim. Faktet e vertetuan ne une e kam ndjekur gjithe kohen e tij dhe punen qe ka bere se helbete, duke qene me i madh, i kuptoja gjerat edhe si u rrit ai. Ben Blushi eshte nje mbeturine imorale dhe ata qe e mbeshtesin jane ata njerez qe kerkojne qe balta te zere balten e te mos lejojne te rriten bime te shendeteshme. Ndoshat edhe une nuk do arrij ti shikoj, por dhe ti s’besoj i ke megjithe mend ato qe thua. Per nje pune te pergezoj: Si regjizor i teatrit te Fierit me pjesen “Dy krisma ne Paris”, megjithese kur erdhi demokracia jote, Esat Pashen e bere komandant dhe president, ndersa te nipin e Esatit ja ngrite bustin ne mes te Tiranes. Qofshi ju qe jeni ne lekuren tuaj, pa shqiptaret e ndershem nuk pyesin per asnje.

    1. "Horri i Bulevardit" says:

      I nderuari normali, me pelqeu shume komenti jot, shume i sakte dhe teper domethenes.
      Kur permend ate mikun tend, qe hengri nga te dy palet, je shume i sakte, se po te jap rastin e familjes paloqja (Paloka), babai i edi paloqes, ne vitin 91, njerin djale e coi te PS dhe tjetrin tek PD dhe ja hodhi menderes, i polli gjeli veze.
      Dypafteresia, eshte rregulli numer 1, qe ka menderosur “politikanet” e tipit blushi, qe morri vrull, nga hallatet e babi Kicos.

  22. Shqupisti says:

    Kot lodhe per Blushin o Kulla, se ai nuk eshte vetem, e pret edhe Kacua matane, e pastaje edhe me ndonje mbeshtetes tjeter do kene mundesi qe te krijojne nje particke , qe te vihet kryetar . Pataj do beje namin.

  23. shqipe says:

    Sum , (Me falni), Sul Pumi… E para,jam mashkull dhe, jo dosido…por,”allau na ruajt….”,per ata qe me njohin. E dyta, s’na the nje tjeter me te mire se Rama dhe dakort me ty. por jo kesht as mish as ashish… se vetiu me keto pertypjet neper goje del safi Saleh dhe Edver po deshe. Nejse, nese je ti,(dyshoj), Derman,desha te theme, Derhan a Black s… Me fal mua.

    1. anticensurë 543234 says:

      oj shqipe mashkull,na të kemi??
      sigurisht nga diaspora?!patjetër,se shqipen(gjuhën,ajo dhe shpendi janë të gjinisë femërore,kurse meshkut nuk mund ta quajnë veten shqipe se i bie të jesh i një familje me konçita vurstin e austris)e bo çorrbë derri!!
      pa le ato poezitë e tua që janë për ti dhjerë në të!lëre mos e pyet!!meqënëse fute allahun në komnetin tën punë po të them si jo besimtar”allahu të ruajt mënt”!!ato që të kanë mbetur të paktën!!

  24. shaqo says:

    Sikur te mos i lexon ja emrin, nga fotografia me ngjan me Ducen.
    Shet pordhe nga Amerika.
    Ik o ballist i qelbur.

  25. Don says:

    Qenka antaresuar ne PS Spelling Kills ??!! Problemet partiake nuk jane ceshtje per te gjithe popullin o Pellumb Kulla.

  26. Don says:

    Qenka antaresuar ne PS Pellumb Kulla ??!! Problemet partiake nuk jane ceshtje per te gjithe popullin o Pellumb Kulla prandaj shiko pune tende ose merr teseren e PS.

  27. anticensurë 543234 says:

    përveç disa komnetuesve që e kanë lexuar dhe kuptuar shkrimin e kullës pjesa tjetër pa pikë truri në kokë,ndoshta e ka marrë mundimin ta lexojë por se ka mundësinë ta kuptojë!!gjëja më e thjeshtë është se ata në vënd që të analizojnë shkrimin shohin si ta kundërshtojnë!truri ju mungon dhe për pasojë shkruajnë idiotësira!!
    nuk ëhstë as faji i ramës as i berishës,e as i politikanëve të tjerë!!
    është faji i masës idiote të të tre palëve,majtas djathtas e në mes që megjithëse shohin “luftën për vdekje” të politikës shqiptare,megjithëse nuk lënë gjë pa thënë ndaj njëri tjetrit,megjithëse kërcënojnë nga mëngjesi në darkë,bile dhe kur flënë,asnjë politikan nuk ka hyrë në burg,asnjë nuk ka shkuar as në hetuesi,të paktën!!asnjë politikan nuk është varfëruar,edhe kur ka qënë në opozitë!!megjithëse komentuesit e tredhur në tru varfërohen çdo ditë,prapë se prapë nuk rinë pa mbrojtur hajdutin politikan të krahut të tyre!!bile dhe bëjnë idiotësinë ti këkojnë hajdutit të tyre që të dënojë hajdutin kundërshtar,por harrojnë se hajduti kundërshtar është bashkpunotri kryesor i tyre në vjedhjen gjigande!!se hajduti kundërshtar është sigurimi për vazhdimin e vjedhjes!për mos dënimin e tyre!!
    rrotacioni që shumë e kërkuan e gjetën!!
    pëllumb,megjithëse pak si vonë,prap është një shkrim i vlefshëm!!
    unë e kam thënë shpesh, që sikur të bëhej “hataja” që blushi të kishte të njëjtën dëshirë për “karrierë” si berisha,nano,meta,majko e në fund rama,prap ai nuk do të kishte asnjë shans që të fitonte ndaj ramës!!por kjo që bëri palloshi ishte një fitore për ata që nuk mendojnë si ai!!ai i nxorri bojën vetes dhe asgjë më tepër!!ai tregoi se mania e tij e të qënit i pakusnërshtueshëm është e pamasë!!ai tregoi se është një diktator nga specia më e ndyrë që mund të egzistojë!!
    ai është i nivelit të neronit!!
    ps:përshëndetje të gjithë trutharëve që i janë vënë kundër shkrimit të kullës dhe që janë kundër parimit që kërkoi të zbatohej nga blushi!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje