Me qysqi në dorë: I dërguari i Bashës, Enno Bozdo, shqyen PD-në e Durrësit

6 Qershor 2016, 09:24Politika TEMA

Situata në degën e Partisë Demokratike në Durrës sa vjen dhe rëndohet.

Ditën e djeshme, rreth mesditës, sekretari Organizativ i PD, Enno Bozdo, ka shkuar në zyrat e degës në Durrës dhe ka dhunuar ambientet e saj.

Burime nga dega e PD Durrës thanë pëe citynews se Enno Bozdo ishte i shoqëruar nga anëtari i kryesisë Pëllumb Berisha, nga sekretarja e degës, Dejana Burgija e cila njihet si ish-mbështetësja e Edi Ramës në fushatën e vitit 2007 dhe nga bashkëshorti i saj, Tan Burgija.

Të njëjtat burime theksuan se me një akt skandaloz, Enno Bozdo së bashku me çiftin Burgija dhe pa praninë e anëtarëve të kryesisë së PD-së në Durrës kanë thyer dyert e degës dhe kanë hyrë në zyrat e saj, përfshirë edhe zyrën e kreut Osman Stafa.

Mësohet se pas hyrjes me dhunë në selinë e PD në Durrës, personat e sipërpërmendur kanë ndryshuar çelësat dhe bravat e dyerve të zyrave.

Dega e Partisë Demokratike në Durrës ka kundërshtuar fort vendimin e kryetarit demokrat, Lulzim Basha, për zhvillimin e zgjedhjeve dhe mbi të gjitha ndarjen e degës.

Kjo mesa duket ka qenë edhe arsyeja e kësaj “grabitjeje” të zyrave të PD në Durrës nga Enno Bozdo dhe çifti Burgija.

5 komente në “Me qysqi në dorë: I dërguari i Bashës, Enno Bozdo, shqyen PD-në e Durrësit”

  1. antropologu says:

    Na plasi k…

    1. Pensionisti gjahtar says:

      Eno Bozdo eshte ai dashnori i asaj plakes Keshilltare te Berishes?
      Paska fuqi edhe per vare Enoja?

  2. besa says:

    akoma me part ky pellumb berisha ? sa parti ka nderruar ky monster ? edhe kur ka qene oficer ishte injorant . nuk e di sesi mund te drejtoj parti

  3. ermal says:

    NUK BEHET PD ME ENNO BOZDO DHE KTO IDIOTET E DURRESIT PELLUMB KARIN DHE CUNIN E KURVES BURGIJA ME KURVEN E VET QE KA PER GRU DUHET TE PIRDHEN NGA PD TI LEJNE VENDIN DIKUJT QE IA VLEN

  4. shqip says:

    me thyerje e dhune erdhen ne pushtet. me vrasje e me shperthime e mbajten pushtetin. me mendesi talebane po luftojne nder klane e tribu shpellaresh. rrofte partia kush ka dru me pre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje