Ambasadori gjerman Hoffmann largohet nga Shqipëria

6 Qershor 2016, 16:03Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani priti sot në një takim lamtumire ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Helmut Hoffmann, në mbyllje të misionit diplomatik të këtij të fundit në Shqipëri.

“Presidenti Nishani e falënderoi Ambasadorin Hoffmann për angazhimin e tij personal  në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore e të bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe shprehu vlerësimin pozitiv për vëmendjen dhe përkushtimin e Ambasadorit në mbështetjen e agjendës evropiane të Shqipërisë.

Kreu i Shtetit përfitoi nga rasti që të shprehte edhe njëherë mirënjohjen e thellë për mbështetjen e pakursyer e të gjithanshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në 25 vite demokraci, si dhe për mbështetjen substanciale në kuadrin e procesit të integrimit evropian”, thuhet në një deklaratë të Presidencës.

Hoffmann ka qenë një zë i rëndësishëm gjatë këtyre viteve, ndërsa është sulmuar disa herë nga ana e Sali Berishës, se mbronte qeverinë e Ramës.

2 komente në “Ambasadori gjerman Hoffmann largohet nga Shqipëria”

  1. Bardhi Tolabi says:

    Po ndonje “llamarinke”,nuk pati per kete ambasador,ky palopresident?Apo eshte ambasador i asaj zonjes qe nuk do i shohe syte Saliut e qe tha gjera qe dogendisnin po Saliun?
    Turp per per mustaqe rojturin…

  2. Treviso says:

    E ndje per turp qe ambasadorin Gjerman ta pershendesi ushtari i kryekriminelit te shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje