Vizita e Vlahutin në Berlin, zyra e BE: E planifikuar kohë më parë

6 Qershor 2016, 13:45Politika TEMA

Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas një lajmi të gazetës TemA se ambasadorja e BE Romana Vlahutin ishte thirrur në Berlin ditën e sotme, në një ditë me atë të takimit Basha-Rama.

Në sqarimin e saj zyra e BE thotë se takimi ishte planifikuar kohë më parë dhe nuk ka të bëjë me takimin e kryeministrit dhe kryetarit të opozitës.

Shkëlqesia e saj Ambasadorja Vlahutin nuk është “thirrur” në Berlin, por ndodhet zyrtarisht me punë në Berlin, gjë që ishte planifikuar prej shumë kohësh. Nuk ka patur kurrë plane apo masa për takime me zyrtarë të një niveli kaq të lartë që ju i referoheni në lajmin tuaj “Ambasadorja Vlahutin thirret në Berlin në ditën e takimit Rama-Basha”, thuhet në reagimin e zyrës së BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje