Kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kreu i Komisonit të Posaçëm për reformën në drejtësi Xhafaj dhe kryetarit të grupit parlamentar të LSI-së, Vasili.
Me 8 minuta vonesë por entuziast ka mbërritur pas tij kreu i opozitës Basha me kreun e grupit parlamentar Paloka dhe nënkryetarin e Komisionit për reformën në drejtësi Bylybashi.
Në fokus të këtij takimi shumë të rëndësishëm është reforma në drejtësi, si një tentativë e fundit për të gjetur konsensusin për miratimin e saj.
Në Pallatin e Kongreseve ka forca të shtuara të sigurisë.