Tashmë është zyrtare: Clinton përballë Trump për president!

7 Qershor 2016, 13:25Bota TEMA

Hillary Clinton është zyrtarizuar si kandidatja demokrate për presidente. Tashmë gara mes saj dhe kandidatit republikan Donald Trump është zyrtare.

Do të jenë ata të dy që do të luftojë në zgjedhjet e 8 nëntorit dhe Sanders është edhe në mënyrë zyrtare jashtë gare, pavarësisht se i hapi jo pak probleme ish-Zonjës së Parë.

“Një moment historik pa precedentë”, kështu ka deklaruar Clinton pak orë para “Super të Martës”.

Clinton është e para femër në historinë e SHBA-vë që është kandidate zyrtare për zgjedhjet presidenciale.

Gëzimit të Clinton i kundërvihet zemërata e Sanders.

“Është zhgënjyese sesi mediat nuk presin verën kur do mblidhet komisioni kombëtar i Partisë Demokratike për të numëruar super delegatët”, tha ai.

Fillon kështu një fazë e re në fushatën elektorale të SHBA-ve.

Hillary nuk ka më punë me Sanders por duhet të nisë “betejën” me miliarderin njujorkez Trump.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje