Lorik Cana është kapiteni i shqiptarëve. Ndeshja e 11 qershorit kundër Zvicrës, në finalet e “Euro 2016”, do të jetë e veçantë për të, edhe pse nuk e ka për herë të parë kundërvënien ndaj helvetëve. Jo vetëm për shkak se bëri debutimin e tij kuqezi kundër Zvicrës, por sepse më 11 qershor rrumbullakos 13 vite si pjesë e kombëtares së Shqipërisë. Vlerësimi i kapitenit 32-vjeçar, i “shqiponjës me dy koka”, është i madh! Asnjë nga lojtarët nuk thotë një fjalë të keqe për të. Dhe njeriu, i cili erdhi në Zvicër gjashtë vjeç, e nisi futbollin me Lausanne, ka mbetur, me gjithë karrierën e tij mbresëlënëse, me një vesh të hapur për të gjithë. Ai është ikonë, model, simbol i kombëtares shqiptare.
Ndeshja e “Euro 2016”, që do të luhet të shtunën kundër Zvicrës, do të jetë e 92-ta e tij në kombëtaren që përfaqëson. Rekord! Debutimi me kuqezinjtë daton pikërisht kundër Zvicrës, më 11 qershor 2003, në “Stade de Genève”. Atëherë, trajneri Hans-Peter Briegel e solli Canën në kombëtare, i cili sapo kishte nënshkruar me ekipin e parë të PSG-së. E nisi me humbjen 3-2, por nuk mundi ta pengojë asgjë në rrugëtimin e tij, që atëherë, 19-vjeçar, deri sot, më i vjetër se të tjerët, finalist i Kampionatit Europian. Çka ka qenë edhe ëndrra e tij e madhe, e realizuar tashmë, 13 vjet më vonë. Në fakt është ëndrra e një patrioti me ngjyra të ndezura.
“Që kur kam luajtur në ekipin kombëtar, unë jam munduar me mish e me shpirt që të mbroj trashëgiminë time dhe vlerat në të cilat besoj. Prandaj, jam veçanërisht krenar që ne e bëmë realitet ëndrrën e një kombi të tërë, finalet e “Euro 2016”. Vetëm kombëtarja ishte në gjendje për ta bashkuar popullin shqiptar në historinë e vendit tonë. Nëse shqiptarët tashmë janë duke jetuar në Shtetet e Bashkuara, në Australi, ose në Zvicër, ata kanë një çati të përbashkët, kombëtaren kuqezi. Sepse, më në fund, janë më shumë jashtë Shqipërisë, se shqiptarët brenda. Ne si lojtarë kuqezinj i kemi bashkuar të gjithë.”
Patriotizmi i tij duket edhe në tatuazhet që ka bërë në trup. Lojtari i FC Nantes, në “Ligue 1”, sezonin e shkuar, ka jetësuar në trup shqiponjën me dy koka, në krahun e sipërm dhe një në anën e pasme. “Nëse ndonjëherë i filloni ato, ju nuk mund të ndaleni”, – ka thënë Cana për tatuazhet, që mbulojnë shumicën e trupit të tij. Midis tyre janë edhe vargje të njohura shqiptare dhe një ikonë e popullit ilir. Nga kjo përzierje e lashtë fisnore e shqiptarëve e ka origjinën, gjithashtu, emri “Lorik”, i cili përkthehet si “i mbuluar me dafina”./ Blick.ch/Telesport
Duhet te jemi krenare per djemte e kombetares
birazer me Muhaxherin e ISIS dhe ”patriot” i flakte i flamurit bizant te G.Kastriotit…..!!!!!!!??? ABSURDE!
Turkobythos, shko tek Janulla te te jape nje pjate supe se me Canen dhe te tjere djem si ai nuk matesh dot zotrote.
Sa per flamurin tone, ate s’ke surrat ti qe ta perfolesh, por shiko ate te grekut qe as ata vete se dine nga ka ardhur.
mbare e mire te gjithe lojtarve shqiptar ne karrieren e tyre personale uroj dhe jam i sigurt qe vlera e kobetares pas europianit do 2 fishohet dhe te gjithe cunat do kene KARRIERA BRILANTE DHE KONTRATA ME TE MIRA PERSONALE ME KLUBET PERSPEKTIVE.FORZA SHQIPERIA….SERBI TE QIFSHA MOTREN