FSHF inaguron në Francë “Shtëpinë e Tifozave”

8 Qershor 2016, 16:03Sport TEMA

Të gjithë sportdashësit shqiptarë të cilët do të jenë në Francë për të ndjekur kombëtaren shqiptare, do të kenë mundësi që të pajisen me të gjithë produktet zyrtare të ekipit tonë kombëtarë.

Federata Shqiptare e Futbollit do të hapë sot në Francë, dyqanin i cili do të quhet “Shtepia e Tifozeve” ne Perros Guirec, ku të gjithë tifozat kuq e zi, do të kenë mundësi që të pajisen fanella, tuta etj.

Në ceremoninë e inagurimit të dyqanit do të jete i pranishem ekipi kombetar, trajneri De Biasi, stafi, si edhe drejtuesit e lartë të FSHF-së.

Gjithashtu do të jetë i pranishëm dhe Kryetari i Bashkise së Perros Guirec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje