Bekim Balaj transferohet në Rusi tek Terek Gronzi

9 Qershor 2016, 13:15Sport TEMA

Pavarsisht se e gjithë vëmëndja është përqëndruar tek kampionati europian, merkato për futbollistët kuqezi nuk është ndalur.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Bekim Balaj është transferuar në kampionatin rus tek skuadra e Terek Grozni, duke u larguar nga ekipi i Rijekës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë bomberi shkodran i cili ka postuar në faqen zyrtare në facebook foton e parë me fanellën e ekipit të tij të ri.

Balaj ka nënshkruar një kontratë 3-vjecare me të drejtë rinovimi edhe për sezonin e katërt.

Bekim Balaj do të jetë lojtari i dytë që do të luajë në kampionatin rus, pasi në të këtë kampionat luan dhe mesfushori Bernard Berisha që është në radhët e Anzhit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje