Shkon në gjyq pse festoi kualifikimin e Shqipërisë në Evropian

9 Qershor 2016, 10:22Sport TEMA

Shqipëria po përgatitet të nisë aventurën e saj në finalet e Europianit, por festa për kualifikimin i ka kushtuar pronarit të një lokali në Ulqin.

Skënder Alaj është paditur penalisht dhe ai po ndiqet tani nga Gjykata Themeltare e qytetit me kërkesë të prokurorisë.

Pikërisht në lokalin e tij më 11 Tetor shqiptarët u mblodhën duke ndjekur sfidën me Armeninë, që rezultoi përcaktuese për kuqezinjtë. Skënder Alaj akuzohet se lejoi klientët e tij të mbanin simbolet kombëtare dhe brohoritën Shqipërisë dhe UÇK.

Një pasojë që solli edhe irritimin e partive politike shqiptare në Mal të Zi dhe të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, që kanë kërkuar tërheqjen e saj padisë.

Ndër të tjera është kërkuar edhe reagimi i Ministrisë së Brendshme, qeverisë dhe të parlamentit. Sipas tyre kjo padi cënon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

4 komente në “Shkon në gjyq pse festoi kualifikimin e Shqipërisë në Evropian”

  1. Alben says:

    Ca plehrra qe jane slavet! Na marrim token edhe pastaj na pysin “ça doni?”

  2. Fotaq says:

    Cdo njeri eshte i lire te shprehet, kjo eshte themeli i Dhimokratise, por pa ofenduar te tjeret. Mos harroni

  3. Treviso says:

    Po ministria e jashtme e Shqiperise çfar masash ka marre per kete skandal politik?

  4. vjeshta says:

    Ministria e qeveria s’kane bythe!
    Shqiptaret per te hyrr ne M Z me makine paguajne 1€ ne dite.
    Malazezet 25€ ne vit per te hyre ne Shqiperi???.
    E kupton se bejne ç’te duan me ne ?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje