Kombëtarja, Andi Lila: Do të japim 200% ndaj Zvicrës për të nderuar fanellën tonë. Abrashi: Kemi forcën e grupit, i mundim helvetët

8 Qershor 2016, 18:20Sport TEMA

Andi Lila dhe Amir Abrashi ishin lojtarët  që dolën në konferencën për shtyp në Perros Guirec ku kuqezinjtë janë grumbulluar, për të folur për ndeshjen e parë kundër Zvicrës.

Në fjalën e tij mbrojtësi, Andi Lila u shpreh se ekipi është gati për të marrë një rezultat pozitiv ndaj helvetëve, i cili do të bëjë krenar tifozerinë kuq e zi.

“Kemi mundësi të dalim sa më mirë në ndeshjen e parë kundër Zvicrës. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Jam shumë optimist dhe kam besim se do të marrim rezultat pozitiv kundër Zvicrës. Të gjithë lojtarët që do të zbresin në fushë do të japin 200% të mundësive nga vetja e tyre për të marrë një rezultat pozitiv që të bëjë krenar Shqipërinë, tifozat dhe fanellen tonë” u shpreh mbrojtësi kavajas.

Me tej Lila shtoi se në këto dy javë që ekipi ka qënë në grumbullim skuadra ka qënë e bashkuar duke krijuar një frymë pozitive mes njëri-tjetrit, çka sipas tij është diçka shumë e rëndësishme për të zhvilluar një performancë dinjitoze.

Në fund Lila uroi të gjithë besimtarët musliman për muajin e ramazanit duke shpresuar që lutjet e tyre të jenë një ogur pozitiv dhe për kombëtaren shqiptare.

Ndërsa mesfushori Amir Abrashi deklaroi se është gati për të luajtur që nga minuta e parë, duke u shprehur se e ka lënë pas dëmtimin në shpatull. ‘

‘Gjëndja ime fizike është shumë e mirë, dhe problemi që kisha në shpatull ka kaluar. Jam në formë të mirë për ta nisur ndeshjen e parë si titullar.Kam biseduaer para dy javësh me miqtë e mi që luajnë me Zvicren pasi dhe ata po pergatiten për ‘’Euro 2016’’. Zvicra ka lojtarë shumë të mirë, por në kemi forcën e grupit. Jam i lumtur që do të luajë në kampionatin europian pasi e dija që do të arrinim dicka të madhe’’ përfundoi Abrashi

7 komente në “Kombëtarja, Andi Lila: Do të japim 200% ndaj Zvicrës për të nderuar fanellën tonë. Abrashi: Kemi forcën e grupit, i mundim helvetët”

  1. ali says:

    Po ky a do luaje, apo si i forte i jep zemer titullareve, se per llafe eshte i zoti duket krejt si me qene kryetar komune

  2. komithi says:

    po rrifeni dreqin se na cat trapin me llafe.
    rrifeni dhe mos flisni shum.
    tre gola futjani lopes kurv zvicerrane.

  3. vflp says:

    Duhet te jepni 200% se jemi per faqe te zeze. Statistikat e eleminatoreve tregojne qe kemi pasur me pak gjuajtje ne porte edhe se Gjibraltari.

    http://www.bbc.com/sport/football/36140761

  4. El Sharawi says:

    ky edhe po dha 200 nuk jep dot me teper se 100 % te standartit te kerkuar ne nje ndeshje te ketij rangu, per me teper qe esht lojtar i dobet

  5. Ardiani kosove says:

    A fole dhe ti qe ma shum rrin rezerve te ekipi grek ligen e dyte.! Ti se ke meritu me qene france as basha e agolli kot.!! Xhemshiti dhe rashica e kan meritu dhe rrahmani.!! I uroj suksese kombetares ne france

  6. xyz says:

    keshtu te cani trapin perhere ju, do fitojme, do bejme, do ju nderojme! po si do na nderoni kur ne fushe silleni si dele te humbura pa bari, skeni piken e koordinimit me njeri tjetrin, per teknike e saktesi ne pasime, as qe behet fjale, ne mbrojtje perplaseni koke me koke me njeri tjetrin! na tregoni dhe 200 perqindshat, jepni te pakten 70-80 % e nxirrni mesime nga ndeshja me ukrainen. se pordhet e medha grisin breket e tyre, moret vesh?

  7. enter"" says:

    uli puplat para ndeshjes, se sa here qe flisni e hani sa krahu…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje